Author: admin

Me ceremoni të veçantë sot u betuan dhe u certifikuan 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit të Kosovës, kurse “sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi”. “Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak.  Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”,…

Read More

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ,thotë se nuk e sheh të arsyeshme se pse pala kosovare të mos diskutojë çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun me Serbinë. Edhe pse për këtë të fundit thotë se dihet se nuk është e gatshme që të marrë vendime të arsyeshme për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të themeluar edhe Serbia një asociacion të njëjtë për shqiptarët në Serbi. “Mendoj se rruga për të vazhduar është që të vazhdohet. Nuk e shoh të arsyeshme që të përjashtohet diskutimi, për shembull, për Asociacionin e komunave…

Read More

Nga e hëna (1 gusht) shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’, pra shtetasit e Serbisë nuk do të mund të kalojnë me dokumentet e tyre. Me anë të një njoftimi, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. “Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. Z. Më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në Gjilan rruga “Zija Shemisu”, në kafiterinë “Viva La”, i akuzuari me dashje ka privuar nga jeta viktimën I. C., për motive të ulëta, ashtu që pas një mosmarrëveshje verbale dhe konflikti fizik, në mes të akuzuarit dhe tani të ndjerit lidhur me raportet intime në mes të akuzuarit dhe bashkëshortes së viktimës, i akuzuari me një thikë me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin, duke e goditur në regjionin e përparmë të qafës…

Read More

Në kuadër të panairit dhe festivalit E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka bërë bashkë kryetarët e Komunave të regjionit e përfaqësues të bizneseve në dy panele të diskutimit “Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë” dhe “Përvoja e të bërit biznes dhe rëndësia e përkrahjes nga qeverisja lokale”. Në këto panele kanë marrë pjesë kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, drejtori i Institutit për Studime Urbane në Kolegjin UBT, Shqiprim Ahmeti, Naim…

Read More

Në  gjykatat e Kosovës, mbi 236 mijë lëndë të ndryshme janë në pritje për t’u zgjidhur. Gjykata Themelore e Prishtinës prin me lëndët e pazgjidhura. Kjo po konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, derisa nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) thonë se janë disa faktorë që kanë ndikuar në grumbullimin e lëndëve. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor, në periudhën janar-qershor të këtij viti janë regjistruar 236 mijë e 329 lëndë të pazgjidhura nëpër gjykata. KGjK në raportin gjashtëmujor thekson se Gjykata Supreme, Dhomat e Posaçme, Gjykatat e Apelit dhe ato themelore kanë pasur në punë mbi 295…

Read More

Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq flet shumë për politikë, ai pothuajse asnjëherë nuk deklarohet për krimet e Serbisë mbi popullin e Kosovës. Madje, as Prokuroria serbe nuk tregon për zvarritjen e lëndëve të krimeve të luftës, të cilat me vite të tëra presin në sirtarët e gjykatave në Serbi. Njëri ndër ta është rasti i Qyshkut, për të cilin aktakuza është ngritur në vitin 2010 dhe procedura është ende në vazhdim.   Në Serbi vlerësohet se numri i gjykimeve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve në Kosovë, është i pamjaftueshëm. Si problemet kryesore veçohen mos hetimi, mos pasja e…

Read More

Shkruan: Sadete Tërnava-Osmani Teoria e inteligjencave të shumëfishta (ISH) nuk është e re por në Kosove për të flitet pak. Natyrisht që kjo është temë shpjegimi nëpër disa lëndë në departamentet e fakultetit filozofik dhe fakultetit të edukimit por që me ndonjë përjashtim të rrallë të emisioneve televizive, nuk është temë debatesh, konferencash e punëtorish as në nivelin qendror e as ne atë lokal, përjashto këtu bisedat ndërmjet prindërve, të cilët flasin ndërmjet vete për talentet e fëmijëve të tyre, dhe për dëshirat për një konsideratë më të madhe ndaj dhuntive që ata i posedojnë. Kjo aspiratë, fatkeqësisht, në…

Read More

Kosova nga 29 korriku deri më 7 gusht do të jetë pjesëmarrëse në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Basketbollistët e udhëhequr nga Ilir Selmani, pas përgatitjeve intensive në Mitrovicë, kanë udhëtuar në Rumani, me shpresë se do të tregojnë paraqitje sa më të mira, edhe pse ndodhen në një grup shumë të vështirë. U18 janë në Grupin B, së bashku me Holandën, Bullgarinë, Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Orari i Kosovës Të premten takohen: 14:45 Kosova – Gjeorgjia Të shtunën takohen: 17:00 Bullgaria – Kosova Të dielën takohen: 12:30 Kosova – Holanda Të martë (2 gusht) takohen:…

Read More

Sadbere Gagica Spahija (Tregim) Qiellit rendin retë. Hënës i mungon shkëlqimi i saj e era përplaset furishëm në shpirtin tim të ngrirë. Në skajin e dhomës jam mbështjellë me nostalgji. Eh! sikur librin e jetës ta shkruaj me stilolapsin e fatit dhe dëshirat e mia, bashkë me vuajtjet, t’ia besoj letrës së bardhë me aromën e lotëve të mi, ku dashuria hepohet si një yll. Ëndrrat e padeshifruara kanë ikur përtej deteve. Jeta ime ndryshoi nga dita kur u gjenda e vetme në udhët pa adresë, e tronditur dhe e frikësuar. Me grimca kujtimesh i shpalos. Mu kujtua kur…

Read More