Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dialogoj me ëndrrën
Kulturë

Dialogoj me ëndrrën

adminBy adminJuly 28, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sadbere Gagica Spahija

(Tregim)
Qiellit rendin retë. Hënës i mungon shkëlqimi i saj e era përplaset furishëm në shpirtin tim të ngrirë. Në skajin e dhomës jam mbështjellë me nostalgji. Eh! sikur librin e jetës ta shkruaj me stilolapsin e fatit dhe dëshirat e mia, bashkë me vuajtjet, t’ia besoj letrës së bardhë me aromën e lotëve të mi, ku dashuria hepohet si një yll. Ëndrrat e padeshifruara kanë ikur përtej deteve. Jeta ime ndryshoi nga dita kur u gjenda e vetme në udhët pa adresë, e tronditur dhe e frikësuar. Me grimca kujtimesh i shpalos. Mu kujtua kur më tha: “Do të vdes kur malli flenë në harresën e stinëve, kur në vend të lotëve buzëqesh para portretit tim të zbehur”. Ec koha nëpër këto shputa të çara me plagë në zemër e thes në shpinë, mbushur me zhgënjime, e prangosur në kullën e ëndrrës. A ringjallen mëngjeset në mërgim, që ma bën zemrën copë-copë; shpirtin ma ndrydh në këtë dhomë boshe me dritare të mbyllura. Edhe ky oxhak pa zjarr mi grish ëndrrat e shpërndara. Në këto stinë të ikura, këngët i kam bërë lot, e zëri më ka mbetur mbështjellë në fyt. Kur sogjoj lumin në kufi se si rrjedh me valë e mbledh përroskat pa fjalë, ngrihem nëpër plagë dhembjeje si në gjemba, psherëtij, ofshaj… Si nuk e kuptove kurrë që isha kalorëse në zemrën tënde të lodhur e shpirti im t’i numëronte të gjitha plagët në dehjen e gotës së zbrazur mes britmave joshëse. Edhe e dehur në mendje bluaja kur plaga shërimin kërkonte, në vorbullën e fjalëve të jetës, pa shpresa e trazime,si një plagë me dhimbje për të dashuruarit e ndarë që kurrë nuk u takuan për t’u penduar rrugëve të mallit që digjeshin në flakë zjarresh e fjala të mos ketë mëri. Të zhyteshim në lumin e kujtimeve që dy anët e tij i bashkon ura e puthjeve. Ngado vajta, barta me vete zemrën e lënduar, e cila nuk ka fuqi të përpëlitet me dhimbjen, që pas pentagramit të këputur u tretën tok me ëndrrat, e Unë, e putha vjeshten të mos mbetesha gjurmë mbi gjurmë të mbuluara me gjethet e zverdhura. Gjunjëzohem e vetme në një cep të pyllit, ku më shoqërojnë zogjtë por, më mungon buzëqeshja jote. Mos vallë, buzëqeshjen na e qepën me gjilpërë samari?! U futa në brendësinë e pyllit me lot në sy, u shtriva mbi bar të njomë dhe me zë të shterur klitha: – A thua moj tokë gjithë ato të mira që na i dhe e na jep, i huazon?! Frutat, bimët, trëndafilat….gjithçka na jep që të ngopemi,mos të jemi të uritur! Vallë, më thuaj kur do të ngopesh me trupat e njerëzve, që i merr në përqafimin tënd dhe kurrë më nuk i kthen?! Të gjithë që i doja vdiqën duke thirrur emrin tim. Të gjithë ikën te ti moj tokë! E unë, nuk mund të të ndihmoj. Mbeta nën qiellin e hapur. Libri i jetës u bë hi por nuk e shpëtuam as lotin, nga zjarri në zjarr që pikonte. Mbeta e ngujuar në shkëmbin e kujtimit!
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.