Author: admin

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të aksidenteve të trafikut me lëndime. Raporti i policisë: INCIDENTET KRIMINALE POSEDIM I NARKOTIKËVE Rr. Adem Jashari, Viti 05.08.2022 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. ARMËMBAJTJE PA LEJE Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan-06.08.2022-00:20-00:45. Gjatë…

Read More

Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve të cilat janë vendosur pa u pajisur me leje. Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se çdo biznes i cili shfrytëzon hapësirat publike duhet të pajiset me leje për shfrytëzim të hapësirës. “Inkurajojmë çdo biznes që të sigurojë lejen dhe të vazhdojë punën”, ka thënë drejtoresha e Inspekcionit. /GJILANI INFO/

Read More

Karaçeva emërton një rrugë me emrin “Rruga e Mediave” Ky është njoftimi i Bashkësisë Lokale: Të nderuar gazetar të mediumeve të shkruara dhe elektronike me vendim të bashkësia lokale e Fshatit Karaçevë e poshtme per emërtimin e rrugës prej kthesës Novosellës e deri te rruga e Breznicës e mban emrin e ri RR. e Mediave me kënaqësi të madhe bashkësia lokale po ju njoftojmë mediumet elektronike edhe të shkruara se në brez kufitar mban emrin e ri Rruga e Mediave. Ne kemi njoftuar si bashkësi lokale kryetarin e Komunes së Kamenicës Z.Kadri Rahimaj,nënkryetarin e komunës Z.Faton Jakupi,kryesuesin e kuvendin…

Read More

Komisioni për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër i Degës së LDK-së në Gjilan ka mbajtur sot konferencë për mediat, në emër të të cilit ka folur Fitim Guda. “Nuk po rreshtin gabimet në Komunën e Gjilanit nga paaftësia e kësaj qeverisje komunale. Dita e mirë shihet në mëngjes, andaj në këta muaj të parë po shohim vetëm bllokim të punëve nga mosdija, asgjë më shumë. Ata e rikthyen depresionin ekonomik dhe kjo është tepër shqetësuese”- tha Guda para medieve. Sipas tij, është i papranueshëm organizimi i panairit “E JONA” në atë mënyrë. Në kohën kur Gjilanit i mbushen rrugët me…

Read More

Ish-politikani Azem Vllasi, ka folur rreth tensioneve të krijuara të dielën në veriun e Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe dokumentet e identifikimit. Vllasi tha se kjo situatë i konvenon më së shumti Rusisë që po dëshiron ta zhvendos vëmendjen nga lufta në Ukrainë. “Serbia e ka në strategjinë e vet i ka dy gjëra kryesore. Kurdo që ka nevojë për interesat të brendshme ose e shtyjnë Rusia, për interesa të veta siç është tash rasti i agresionit rus në Ukrainë dhe Rusia tani ka interes që…

Read More

Eksperienca e artiljerëve amerikanë tejet e rëndësishme në procesin e zhvillimit të komponentës sonë të mbështetjes luftarake me zjarr. Kështu ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. “Ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja e oficerëve tanë të artilerisë, përkrahë 3 mijë trupave amerikane dhe 19 forcave të vendeve partnere të saj, në Stërvitjen fushore ‘Dynamic Front 22’ mbajtur në Grafenwohr të Republikës Federale të Gjermanisë. Oficerët tanë i janë atashuar Batalionit 1-77 të Artilerisë Fushore të Brigadës 41 të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka theksuar se gjatë kësaj stërvitje, oficerët tanë kanë…

Read More

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka pohuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar ka thënë se qëndrimi i ShBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet, raporton “Radio Evropa e Lirë”. “Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. B. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.08.2022, rreth orës 08:30 minuta, në rrugën “Idriz Seferi”, gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjet dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë. Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje…

Read More

Vitet e fundit është rritur numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën, por nuk ka shifra të sakta. Baki Hoti kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK), tha për RTK se Kosova duhet të rritë kapacitetet e akomodimit për turistë. “Është rritur numri i banesave që janë lëshuar me qera. Edhe ata që marrin pjesë në Sunny Hill janë akomoduar të gjithë”, tha ai. Sipas tij komuniteti ka punuar shumë dhe ka krijuar vende akomodimi për turistët e huaj. “Do të ishte e pamundur të kemi akomodim për të gjithë vizitorët, nëse nuk do të kishim mundësi…

Read More

ILIAZ HYSAJ “Ai që bërtet kur flet, o nuk nin, o nuk din, ose ka nji hall t’madh” Duke e marrë për nismë këtë maksimë popullore, që baba im shpesh e përdorte për njerëzit që ngrisnin zanin në biseda e nuk dëgjonin të tjerët, do të mundohem t’i bëj një vështrim fenomenit të degradimit të të folurit, bisedës dhe kuvendimit e cila gjithnjë e me shumë po merr përmasa shqetësuese. Aq më tepër kur kjo formë e kuvendimit promovohet çdo ditë, pothuaj në të gjitha mediat vizuele, në kuadër të ashtuquajturave “debate televizive”. Gjithnjë e më shumë kur takoj…

Read More