Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët
  • Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik
  • Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
  • Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20
  • Komuna e Gjilanit, subvencionon punësimin e personave me aftësi të kufizuara
  • Kapet me marihuanë një person në Kamenicë, procedohet në gjendje të lirë
  • Bilanci i Policisë: Katër viktima në aksidente trafiku brenda 24 orëve
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Prezentohet raporti vjetor i punës nga policia që vepron në komunën e Vitisë
Lajme Lokale

Prezentohet raporti vjetor i punës nga policia që vepron në komunën e Vitisë

adminBy adminFebruary 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim pjestarë të policisë së Kosovës, nga stacioni policor në Viti, si dhe nga policia Regjionale në Gjilan, të cilët kanë prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2022.
Në këtë takim, të pranishëm ishin komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, drejtori i policisë Regjionale në Gjilan, kolonel Agron Rukiçi, drejtori i Hetimeve Rajonale, Remzi Azemi, përfaqësues e pjestarë të policisë në Viti, përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues lokal të akterëve të sigurisë dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Me këtë rast kryetari i komunës, Sokol Haliti, tha se këtë janar të këtij viti e bënë unik dhe e veçon ky prezantim i raportit vjetor të punës, i Stacionit Policor në Viti,
“Për shkak të kushteve të sigurisë dhe punës së palodhshme të policisë, të cilët veprojnë, ballafaqohen dhe ndërhyjnë edhe me mjete të fundit në parandalimin dhe ruajtjen e jetës, pronës dhe pasurisë së qytetarëve vitias, Vitia është qyteti i cili nuk ka pasur asnjë vrasje në vitin që po e lëmë pas. E falënderoj publikisht policinë, prokurorët dhe gjyqtarët për punën e madhe dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, u shpreh Haliti.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, para të pranishmëve ka falënderuar komunën e Vitisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe tha se këtë hap e ka marrë për të qenë sa më transparent për qytetarët vitias.
“Publikimin e raportit të punës po e bëjmë për të qenë sa më transparent ndaj qytetarëve vitias, dhe me këtë rast falënderoj kryetarin Haliti dhe institucionet komunale, për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Duke pasë parasysh që komuna e Vitisë ka nacionalitete dhe konfeksione të ndryshme, viti 2022 është shembull i bashkëjetesës së mirë. Ky vit që e lam pas, punën e stacionit policor në Viti e karakterizon me një përkushtim, profesionalizëm dhe sukseses të zbardhjes së rasteve. Marrë në përgjithësi, mund të them se kemi arritur t’i përmbushin me përpikmëri objektivat e përcaktuara”, ka thënë kapiten Halili, duke shtuar se asnjë incident nuk është shënuar me motive ndërfetare dhe ndëretnike.
Ndërsa drejtori Rajonal i Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiçi, theksoi se ndihet mirë me rezultatet e mira të stacionit policor në Viti, dhe se rajoni i Gjilanit është rajoni më i qetë në Kosovë.
“Rajoni i Gjilanit është rajoni më i qetë në Kosovë. Qëllimi ynë primar është të ofrojmë shërbimë në parandalim dhe natyrisht e gjithë kjo arrihet me bashkëpunim të mirë me institucionet komunale, qytetarët dhe akterët lokal të caktuar për siguri. Këtë vit e veçon çështja që nuk kemi pasur asnjë rast të vrasjeve, por mbeten shqetësuese rastet e përdorimit të drogave”, u shpreh Rukiçi.
Ndërsa krejt në fund, kryetari Haliti ka nderuar me mirënjohje komandantin e policisë së Stacionit në Viti, kapiten Afrim Halili dhe drejtorin e Policisë Regjionale në Gjilan, kolonel Agron Rukiçin, nga të cilët edhe ka pranuar një mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunim.
Poashtu me mirënjohje janë nderuar edhe disa pjestarë të dalluar për vitin 2022, të policisë së Kosovës, Stacioni në Viti./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

By adminMay 19, 2026

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, ka prit në takim kryesuesen…

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026

Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20

May 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.