- Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
- Parashikimi i motit për ditën e sotme: Me diell, por mëngjesi mjaft i ftohtë
- Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
- Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
- Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
- Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi
- Prokuroria Themelore në Gjilan: Është ndaluar një përson dhe janë ngrirur 3 akrakuza ndaj 4 personave
- Kryetari Hyseni: Arsimi do të vazhdojë të mbetet prioritet
Author: admin
Në Komunën e Kamenicës ka nisur mbajtja e mësimit në disa shkolla. Kështu ka bërë me dije zëdhënësja e kësaj komune, Lidijona Marovca. “Po, procesi i mësimit ka nisur në disa shkolla. Aktualisht jemi për vizitë në shkollën ‘Hasan Prishtina’, në Busavatë. Por, ka edhe shkolla të tjera që e kanë nisur mësimin pjesërisht në disa paralele”, është shprehur Marovca për “Klankosova.tv”. Kujtojmë se katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Kamenicën, kanë bërë thirrje që greva të ndërpritet dhe të nis mësimi, pasi sipas tyre, me Ligjin për Paga dhe me Pakon për Përballje me…
6 shtatori i vitit 1999 shënon datën kur Policia e Kosovës fillon ekzistencën si institucion i sigurisë. Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE), në pajtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi shkollën policore dhe nisi trajnimin e kandidatëve të parë për t’u bërë policë të Kosovës. 176 pjesëtarë ishin gjenerata e parë e institucionit që në atë kohë mori emrin Shërbimi Policor i Kosovës.
Para objektit të Qeverisë së Kosovës është duke u mbajtur protesta e dytë lidhur me rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Protesta e sotme është duke u mbajtur pasi që sipas organeve të drejtësisë, 11-vjeçarja ishte dhunuar nga pesë persona edhe në qershor të këtij viti, por se ky rast është duke u konsideruar se është neglizhuar nga Prokuroria e Shtetit. Policia e Kosovës fillimisht ka arrestuar pesë persona që dyshohet se në muajin gusht kanë dhunuar 11-vjeçaren, ndërsa më vonë është bërë e ditur se e mitura ishte viktimë e dhunimit seksual edhe në qershor të…
Krerët shtetërorë të Kosovës, kujtojnë Nënën Terezë në 25 vjetorin e vdekjes së saj: Ishte nëna e madhe e gjithë botës
Në 25 vjetorin e vdekjes së humanistës Nënës Terezë, krerët shtetërorë të Kosovës kanë vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë duke e përkujtuar atë. Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca e çmuan dhe nderuan lartë jetën dhe veprën e saj. Presidentja Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar. “Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari…
Prof. Dr. Omer Xhemali zgjidhet drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut
Kryemjeku i Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli të Qytetit të Cyrihut, Prof. Omer Xhemali, do të bëhet Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, duke filluar më 1 dhjetor 2022. Në këtë mënyrë po promovohet një bashkëpunim edhe më i ngushtë mes dy spitaleve në kirurgjinë e zemrës, shkruan albinfo.ch. Prof. Dr. Xhemali njihet nga bashkatdhetarët tanë, veç tjerash, si mjeku i parë shqiptar që ka realizuar një operacion të transplantimit të zemrës, shkruan albinfo.ch. Me marrjen e pozitës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut ai bën edhe një avancim të madh…
Sot në qytetit të Vitisë, organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është bërë dhurimi vullnetar i gjakut. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrusha Ahmeti dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, kanë vizituar nga afër ekipin mjekësor dhe vullnetarët e gjakut. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal kanë falënderuar ekipin dhe qytetarët vullnetar që po marrin pjesë në aksionin „Dhuro gjakë-shpëto jetë“ duke potencuar edhe rëndsinë e dhurimit të gjakut./GJILANI INFO/
Dr. Januz Dërvodeli “Ndoshta kjo mund të duket si një mundësi e largët fantastike, por studiuesit (njohësit) e TV medias na sinjalizojnë se së shpejti do të vie koha, që pronari i televizionit, nga kaseta kompjuterike do ta porosisë informatën e dirigjuar, qoftë ajo tekstuale, verbale etj.“ Hyrje Edukimi dhe arsimimi demokratik në shkollën tonë sot, pa e anashkaluar edhe ndikimin që kanë mediet dhe rrjetet sociale, synon që te të rinjtë, në radhë të parë, të arrijë mbi të gjitha, këto tri vlera, që janë të vlefshme dhe jetike për shoqërinë. Ato janë: · Formimi i kulturës…
Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.M (19-vjeçar) në Gjilan, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale, ka biseduar me vajza të mitura, me të cilat ka pëdorur fjalor nxitës seksual. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor, të enjten pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin. Njoftimi i plotë i Policisë: Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor me datën 01.09.2022 pas një pune operacionale ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Kosovar E.M. (2003). I dyshuari në…
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte ndalur dhe kishte vazhduar lëvizjen duke i përplasur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:48 në rrugën “Agim Rashiti”, në Gjilan. Tutje në raport bëhet e ditur se zyrtarët policor kanë marrë tretman mjekësor. Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati. “Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor pasi të njëjtit kishin tentuar të ndalonin një veturë në lëvizje, por drejtuesi i veturës nuk ishte…
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën Islamic Relief Kosova, kanë shpërndarë çanta e mjete shkollore për 320 fëmijë të familjeve me asistencë sociale. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar shoqatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke shfaqur shpresën që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Është një prej zotimeve tona që familjet me asistencë sociale, për fëmijët e tyre, ne si Komunë do t’i mbulojmë shpenzimet me material shkollor dhe kjo pjesërisht po realizohet sot për shkak se prej klasat 1-5 po bëhet shpërndarja”, ka thënë kryetari Hyseni. Përfaqësuesi i Islamic Relief…

