- Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
- Sonte më prit
- Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
- Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
- Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
- Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
Author: admin
Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ). Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë. Përndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjerman Kirchhain në realizimin e disa objektivave./GJILANI INFO/
Personi i dyshuar ndërkohë edhe është paraburgosur me urdhër të prokurorit Arrestohet në Gjilan një person i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një person, e pastaj me vendim të prokurorit edhe është paraburgosur, bëhet e ditur nga policia./GJILANI INFO/
E njejta me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim. Policia në Gjilan ka arrestuar një femër e cila dyshohet se përmes telefonit ka ngacmuar ankuesit, bëhet e ditur sot përmes raportit të fundit prej 24 orësh nga policia. Sipas njoftimeve nga policia thuhet se e njejta me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/
Në këtë recetë, nëse dëshironi, mund të dyfishoni sasinë e mbushjes nëse keni copa më të mëdha gjoksi dhe për aromë shtesë, mund të kaurdisni pak hudhër në tigan përpara se ta shtoni djathin ricotta dhe spinaqin Në vend të djathit cheddar mund të përdorni një djathë tjetër të fortë që shkrihet dhe mund të luani edhe me përbërësit e mbushjes. Mundësitë janë të ndryshme – ne ju dhamë një ide, dhe ju e përgatisni sipas shijes dhe dëshirave tuaja. Përbërësit: ▪ 100 g spinaq ▪ 100 g djathë ricotta ▪ 2 copa më të mëdha gjoks pule ▪…
Vjen me projektin e dytë muzikorë të cilin e ka punuar me tekst dhe muzikë nga Granit Gashi. Kurse për videoklipin është përkujdesur Genc Ahmeti. Projekti i dytë i Donës titullohet “Sjena mo”, një këngë ritmike për dashurinë që e ka bërë të mëndoj bukuroshen kosovare të futet seriozisht në muzikë pas karierës së saj si modele. Për të dëgjuar këtë këngë të bukur mjafton të klikoni në link.BS
A keni dëgjuar për ‘molekulën e dashurisë’? Ky emër mund edhe të mos jetë aq i ekzagjeruar në fund të fundit. Oksitocina ndikon në ngritjën e dëshirës për tu lidhur, për tu prekur, për tu përqafuar. Lirimi i oksitocinës stimulon empati, mirësi. 3 nga veprimet dhe praktikat që ngritin prodhimin e oksitocinës në gjak dhe tru janë: 1. Ji prezent; Të jesh i pranishëm është një dhuratë – për ju dhe për personin para jush. Prezenca do të thotë se sytë, shqisat, veshët dhe trupi juaj janë investuar plotësisht në momentin aktual. Prezenca do të thotë se mendimet, frikat…
Çfarë është një ftohje e zakonshme? Është një infeksion viral që prek hundën dhe fytin e foshnjës. Disa nga komplikimet kryesore që një ftohje e zakonshme mund të sjellë tek bebeja është kongjestioni i hundës dhe rrjedhja e hundës. Ftohja e zakonshme mund të prekë këdo, pavarësisht nga mosha. Megjithatë, bebet kanë më shumë gjasa të kapin një ftohje të zakonshme, sepse u duhet pak kohë shtesë për të zhvilluar imunitetin ndaj të gjitha llojeve të infeksioneve të zakonshme. Kjo kohë shtesë vjen me moshën dhe vaksinat që u bëhen kur rriten. Disa nga opsionet e zakonshme të trajtimit…
Burim Ramadani Kosova nuk paraqet më “konflikt të ngrirë” derisa lufta realisht nuk ka përfunduar, por as nuk bën të kthejë veriun e saj në një gjendje të ngrirë. Investimi për të gjetur zgjidhje politike, për marrëdhëniet midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, është dukshëm më i fokusuar në këtë vitin e fundit. Sot, shumë prej rasteve të njohura të konflikteve të ngrira – që për dekada me radhë kanë qenë të sponsorizuara nga Rusia – po “shkrihen” në rrjedhë dukshëm të shpejtë. Në veçanti pas tronditjes së merituar të Rusisë. Prandaj, një ngrirje e re e…
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj pasi ka nënshkruar me këtë skuadër. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka arritur të lë gjurmë në Ramon Sanchez-Pizjuan dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm. Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet. Mediet spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Castillejos të lënduar. Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë…
Në Kishën e Shën Mëhillit në fshatin Doblibarë të Gjakovës është bërë pajtimi mes tri familjeve Gjevalin Alija, Muharrem Musa dhe Qëndrim Sadiku, në praninë e fratit, priftit, shehut dhe hoxhës, ka njoftuar Famullia e Shën Mihillit në fshatin Doblibarë. “Zoti ju mbushtë me të mira e bekime për shembullin e mirë që sot jepni, dhe shembullin tuaj e ndjekshin të gjithë ata të rinj që mbajnë urrejtje. Zoti e shënoftë me shkronja të arta këtë vepër të faljes dhe pajtimit në librat e amshimit! Duajeni njëri-tjetrin siç ju desha juve, është porosia e vet Jezu Krishtit”, tha famullitari…

