- Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale
- Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla
- Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor
- Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
- Parashikimi i motit për ditën e sotme: Me diell, por mëngjesi mjaft i ftohtë
- Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
- Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
- Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
Author: admin
Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion kundë Krimit të Organizuar në 5 komuna të Kosovës. 13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotik. Aksioni ka nisur herët në mëngjes dhe ka edhe të arrestuar. “Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione…
Kryetari Haliti priti udhëheqësit e AKV “Kemajl Azizi” që sapo janë kthyer nga turni i Festivaleve në qytete të Italisë
Është organizuar pritje nga ana e kryetarit të komunës Sokol Haliti, për udhëheqësit dhe anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” , të cilët janë kthyer nga turneu 10 ditor në Itali, ku janë mbajtur Festivale në 10 komuna te Sicilisë, konkretisht në Agrigjento dhe Santa Maria. Udhëheqësi i këtij Ansambli, Arsim Abazi, njoftoi se gjatë këtij turni, janë zhvilluar 15 koncerte dhe janë mirëpritur nga publiku. Kryetari Haliti, ka përgëzuar për suksesin dhe performancën që e kanë pasur në festivalet në Itali dhe tha se mbështetja për kulturën, do të jetë prioritet edhe në të ardhmen.…
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë ka vizituar sot fshatrat Ballancë dhe Zhiti për të parë nga afër disa projekte që janë duke u realizuar. Me këtë rast ai vizitoi punimet në trotuarin përgjatë rrugës Ballancë-Zhiti si dhe punimet që janë duke u zhvilluar në vendosjen dhe rregullimin e tribunave dhe rrethojave të shkollës së Zhitisë. Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtyre lokaliteteve./GJILANI INFO/
Një takim me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Fatbardha Emini. Në këtë takim u bisedua rreth punëve të cilat janë kryer nëpër shkollat e komunës së Vitisë, përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollorë, si dhe rreth planeve dhe angazhimeve për mësim sa më cilësor. Kryetari Haliti, iu ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim, për iniciativa të ndryshme që vijnë nga drejtuesit e shkollave dhe personelit arsimorë të komunës së Vitisë. Edhe drejtoresha komunale e Arsimit Fatbardha Emini, u…
“Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit. Ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë të…
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka mësuar të martën kundërshtarin e parë evropian për edicionin e ri. Besa do të fillojë garimin prej raundit të dytë të Kupës Evropiane. Përballë Besës do të jetë skuadra nga Finlanda, IFK Handball Helsinki. Ndeshja e parë do të luhet në Helsinki, ndërsa e dyta në Pejë. Besa, që tashmë e ka përvojën evropiane, synon ta kaloi ekipin finlandez. Ndeshja e parë është më 29 apo 30 tetor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor.
Shkruan: Besim Xani, filozof Këtu e shtatëdhjetë vjet më parë Albert Kamy diku në një nga veprat e tij thotë Arti i bashkon njerëzit, kurse gënjeshtra i ndan. Kjo koincidencë profetike m’u realizua një ditë në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë ku, te raftet e mbushura me libra të filozofisë befas u takova me neuropsikiatrin e njohur, profesorin Skënder Boshnjaku, aty, kokë më kokë, zhvilluam një bisedë çasti për librin, edhe më e çuditshme ishte kërkimi i librave: ai kërkonte një dramë të Samuel Bekket-it, kurse unë një dramë të Albert Kamysë. Keqkuptimin që fatkeqësisht nuk po arrija ta kapja…
Përkthyer nga: Erion Karabolli Nga: Augusto Monterroso Kur e zbulova Borhesin (Jorge Luis Borges), më 1945, nuk e kuptova, madje më mirë të them më shtangu. Teksa kërkoja Kafkën, hasa prologun e tij të “Metamorfozës” dhe për herë të parë u ndesha me botën e tij të labirinteve metafizike, të pafundësive, të përjetësive, të rëndomësive tragjike, të marrëdhënieve shtëpiake të krahasueshme me ferrin më të mirë që mund të imagjinohet. Një univers i ri, i mahnitshëm dhe tmerrësisht magjepsës. Kalimi prej atij prologu tek gjithçka tjetër që i përkiste Borhesit, për mua (dhe për sa e sa të tjerë)…
Ansambli “Gjilani” shkëlqeu ne Festivalin e të rinjve Ballkanik ne Sandanski-Bullgari. “I ftuar si fitues i edicionit te fundit të këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit,dhe u paraqit me këngë e valle te përzgjedhura shqipe, me veshje tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli me i kompletuar ne mesin e shume shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa”, ka bërë me dije Nehat Ferati, udhëheqës i AKV “Gjilani”. Sipas tij, ky festival ka karakter shumëkulturor dhe Ansambli Gjilani ne pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin qe ka , arriti ti rrëmbejë edhe…
Me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar komandantin e stacionit policorë në Viti, Afrim Halilin, dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës. Ai, po ashtu e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale. Kryetari Haliti tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët./GJILANI INFO/

