Me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar komandantin e stacionit policorë në Viti, Afrim Halilin, dhe gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Ai, po ashtu e ka falënderuar komandantin për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet komunale.
Kryetari Haliti tha se pjesëtarët e policisë së Kosovës, kryejnë detyra tepër të rëndësishme dhe çdoherë e në çdo moment janë në vendin e duhur për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët./GJILANI INFO/