- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
 - Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
 - Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
 - Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
 - Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
 - Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
 - Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
 - Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
 
Author: admin
Jo shumë larg plazheve të gjera të Carnac në rajonin veriperëndimor të Bretanjës në Francë, qëndrojnë rreshtat e pafund të gurëve në këmbë që përbëjnë Alignements de Carnac. Gurët e gjatë, të latuar që ndahen në kolona simetrike, të barabarta janë të lidhur me legjenda e Shën Kornelit. Me sa duket, Shën Korneli (shenjt mbrojtës i bagëtive), i ndjekur nga një legjion ushtarësh romakë dhe duke mos gjetur asnjë mjet tjetër shpëtimi, ishte fshehur në veshin e një kau dhe i kishte kthyer legjionarët në gurë. Është e panevojshme të thuhet, kjo nuk është origjina e vërtetë e Alignments. Përveç shpërfytyrimit të…
Ashtu siç në Shqipëri janë ndërtuar dy BunkArt-e, duke e shfrytëzuar trashëgiminë komuniste të vendstrehimeve të nëndhshme gjatë Luftës së Ftohtë për qëllime turistike, edhe në Bosnjë po ndiqet e njëjta praktike me atë që konsiderohet ndër bunkerët më të mëdhenj bërthamorë në Europë. Fjala është për bunkerin e Titos në Konjiç të Bosnjes, një nga sekretet më të rrepta ushtarake të ish-Jugosllavisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 4.6 miliardë dollarë amerikanë. Është një objekt ushtarak i Komandës së Luftës së Ushtrisë (ARK) i koduar “Stamboll”, i quajtur më vonë “Komanda e Luftës Atomike”, dhe i njohur gjerësisht si…
Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj. Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman. Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”. Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në…
Policia ka arrestuar një qytetar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, bëhet e ditur sot nga policia. Për të njejtin thuhet se dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim për 48 orë./GJILANI INFO/
Njesiti për hetimin e krimeve ekonomike ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në komunën e Vitisë, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton policia. Sipas policisë dyshohet se i njejti duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Me delegacion nga Jellderimi diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave tona
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadikun si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur një delegacion nga Jellderimi i Turqisë, i prirë nga kryetari i Komunës, Aktay Yilmaz, për të zgjeruar më tutje vëllazërimin dhe bashkëpunimin e hershëm që kanë këto dy komuna. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se sot presim në shtëpinë tonë një delegacion nga shteti që e ka ndihmuar shumë vendin dhe popullin tonë ndër vite. “Zoti Yilmaz dhe unë diskutuam shkurt por përmbajtësisht për bashkëpunimin që mund të kemi në të ardhmen”, nënvizoi fillimisht kryetari Hyseni.…
Zymberi pjesë e tryezës që për temë kishte: “Riatdhesimin dhe Riintegrimin e Personave të Rikthyer”
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Gjilanit, Mursel Zymberi, ishte pjesëmarrës i tryezës së mbajtur sot nga GIZ-i Gjerman, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete. Temë diskutimi ishte ‘Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer’, shërbimet të cilat ofrohen nga akterët shtetëror, si dhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare për personat e riatdhesuar në Kosovë. QPS- ofron shërbime në asistencë sociale/ ekonomike, dhe shërbime të tjera për të miturit, njofton Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Gjilan. Vlen të theksohet që në komunën…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se sot ka ekzekutuar të gjitha pagesat për bursat e studentëve përfitues nga komuna e Gjilanit dhe gjatë ditës së nesërme do tu dalin në llogaritë e tyre bankare. “I falenderojmë të gjithë studentët për mirëkuptimin lidhur me vonesën e gjatë, deri tani kur na u krijua mundësia e procesimit të pagesave, pas zhbllokimit të llogarisë bankare të komunës. Suksese të gjithë studentëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa. /GJILANI INFO/
Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ,anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë. Në rend ditë ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.29273 i datës 12.09.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, 2. Propozim-vendim Sh.05, Nr.29332/13.09.2022 për Normat Tatimore për vitin 2023, 3. Shqyrtim i Propozim-Vendimit Sh.02, Nr.28752/08.09.2022 për miratimin e D|raft-Buxhetit Sh.02, Nr.27958/01.09.2022 të Komunës…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës NOPM Besa Tusha, për implementimin e projektit “Rritja e angazhimit qytetar për të ndikuar në prioritete, planifikim buxhetor, hartim dhe zbatim të politikave publike në qeverisjen lokale” Ky projekt përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh. Projekti ka për qëllim të përmirësojë pjesëmarrjen e qytetarëve në formësimin e çështjeve me interes publik, forcimin e rolit të shoqërisë civile për avokim, mbikëqyrjen e vendimmarrjes…

