Policia ka arrestuar një qytetar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, bëhet e ditur sot nga policia.
Për të njejtin thuhet se dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim për 48 orë./GJILANI INFO/