- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
 - Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje
 - Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
 - Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
 - Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
 - Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
 - Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
 - Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
 
Author: admin
Kryetari Hyseni: Instalimi i GPS-ve në vetura zyrtare është një avancim në ruajtjen e pasurisë publike
Komuna e Gjilanit ka përuruar sot projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht sistemin GPS në të gjitha automjetet e saj zyrtare, për të monitoruar kështu përdorimin e tyre, përkatësisht për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit eventual. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre, tash do të jetë më lehtë të monitorohet përdorimi i automjeteve dhe parandalimi i keqpërdorimit të rastësishëm të automjeteve të Komunës, po edhe mirëmbajtjes së tyre. ‘Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon…
Kishin vjedhur 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar e më pas janë liruar dy të dyshuar për vjedhjen e 300 eurove nga arka e ndihmave të xhamisë. Rasti ka ndodhur më 10 shtator në fshatin Petrovc, Kamenicë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Osmani në New York takon këshilltarin Chollet dhe Escobarin: Integrimi euroatlantik i Kosovës, domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar. Osmani në një postim në Twitter shkruan se në takim me Chollet dhe Escobar diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili sipas Osmani është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut. “Falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e tyre aktiv në mbështetjen…
Ka filluar nxjerrja e patates në fshatin Debellde. Sipas kultivuesve të kësaj perimekulture, sivjet rendimentet janë të kënaqshme, sikur edhe për nga kualiteti. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, ka vizituar këtë zonë, me që rast edhe ka takuar disa bujqë të këtij fshati që kanë nisur me nxjerrjen e patateve. Në takimin me bujqit Brahim Hasani dhe Izer Hasani, drejtori Pira u shpreh se Institucionet janë të përkushtuara që të mbështesin fermerët dhe të japin shtytje projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë./GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së së kësaj komune, Rina Matoshi vizituan sot Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) të Gjilanit, ku u pritën nga drejtori i saj, Arton Hoxha. Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha e njohu së afërmi kryetarin Rahimaj për shtrirjen dhe angazhimet e deritashme të QRKT-së si dhe planifikimet për të ardhmen, ku një tretman i duhur i është kushtuar edhe kësaj qendreje komunale të krahinës së Anamoravës, ku janë evidentuar lokalitetet që i përkasin trashëgimisë arkeologjike, pastaj ato të kultit si dhe objekte tjera banimi ku, ato që…
KPF rekomandon për Kuvend propozim-buxhetin 2023, opozita nuk dakordohet për bartjen e pikave të mbetura nga seanca e kaluar
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit, ka mbajtur sot takimin e radhës, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal propozim-buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin 2023, propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokalë, informatën për korrje-shirje si dhe raportin e komisionit për ndarjen e bursave. Ndërkaq, kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKKM-së, nuk i mori votat e nevojshme për t`u rekomanduar në Kuvend, pasi opozita doli kundër, me arsyetim se në këtë objekt ka qenë e planifikuar hapja e…
Fundi i konfliktit në Ukrainë, mund të hapë “kutinë e Pandorës” edhe në Ballkan dhe kjo sidomos mund të jetë si rezultat i “pazareve nën tavolinë” që mund të bëhen pas përfundimit të këtij konflikti. Nëse Rusia del e humbur në këtë konflekt, gjasat janë shumë reale që tokat e pushtuara nga rusët t’i rikthehen Ukrainës dhe kjo mund të trimërojë makinerinë ushtarke e politike të Beogradit për ndonjë mësymje ndaj Kosovës, duke provuar të kompensojë humbjet ruse në terren Shkruan: Mehmet PRISHTINA Dërgimi i kaq shumë emisarëve në Kosovë dëshmon se ende nuk e ka një politikë të…
Një kthesë e madhe, vërtetë shumë e madhe po ndodh në këtë edicion sa i përket formës së Gtanit Xhakës me Arsenalin, por edhe në marrdhënjen e tij me tifozët e kësaj skuadre, sepse në shumë raste ajo ishte thyer shumë keq. Nëse ka pasur ndonjëherë një tregues se sa mirë po shkojnë gjërat me Arsenalin në krye të tabelës tani, ajo u pa në fund të fitores 3-0 ndaj Brentfordit. Ndeshja sapo kishte përfunduar dhe lojtarët po shkonin drejt tifozëve për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Premier Ligës, përcjellë KosovaPress. “Ne kemi Granit Xhakën,…
Përktheu: Bajram Karabolli Një ditë, Kajani, biri i mbretit Soroi, u zgjua me mendjen top se duhej të qeveriste. Menjëherë shkoi tek i ati, mbreti, dhe i tha: “Baba, dua të qeveris, tashmë jam mjaft i rritur dhe besoj se ka ardhur koha të më japësh disa provinca për t´i qeverisur unë, kësisoj, të përgatitem që një ditë ta qeveris unë mbretërinë tënde.” I ati, pasi ia nguli sytë mirë, i tha: “Mirë, por në fillim duhet të bësh diçka: shko në pyll dhe dëgjo me kujdes, pasi të kesh dëgjuar çdo gjë, eja të flasim.” Ashtu bëri Kajani,…
Zvicër: Shqiptari bëhet hero, e shpëton një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është bërë hero në Zvicër. 31-vjeçari, A.A arriti ta shpëtonte një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 3 shtatorit në Wintherthur. Shqiptari ishte duke e pritur autobusin dhe në momentin kritik kishte ndërhyrë duke i përzënë huliganët. Huliganët përpos që e kishin rrahur viktimën po ashtu ia kishin vënë flakën. Ai ndërhyri duke e mbuluar me xhaketën e tij viktimën dhe kështu kishte arritur ta shuante flakën që e kishte kapluar. 31-vjeçari deklaroi për mediat zvicerane se ishte i shokuar nga ngjarja. “Nuk e prisja…

