Author: admin

Komuna e Gjilanit ka pranuar një donacion prej dhjetë koncentratorëve të oksigjenit nga shoqata Islamic Relief Kosova, i cili kap shifrën tetë mijë euro. Gjatë ceremonisë të pranimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm. “Kemi pranuar dhjetë koncentratorë të oksigjenit të cilët do t’i shërbejnë mjekësisë familjare në Gjilan, një pjesë prej tyre në QKMF-në, ndërkaq të tjerët në qendrat tjera shëndetësore. Janë aparatura të mira, të përdorshme dhe, siç e kuptova, janë më të avancuara sesa ato që i kemi tash, mund të përdoren për dy pacientë…

Read More

Në kordinim me kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, një ekip mjekësore e QKMF-së në Viti, të shoqëruara edhe nga drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadolli-Halili, kanë vizituar sot qytetarin Petar Peric nga komuniteti kroat, i cili jeton në fshatin Vërnez të Komunës së Vitisë. Gjatë vizitës përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe me kushtet në të cilat jeton. Në konsultë me institucionet komunale janë munduar që të bindin qytetarin që të ndërroj vendbanim, ku do të mund t’i ofrohen kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar që të lëshoj shtëpinë…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorw, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë kryesuar nga Kryetari Akademik Skënder Gjinushi. Në këtë takim UKZ dhe ASHSH kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik, Skënder Gjinushi thanë se ndihen të kënaqur që kanë lidhur një marrëveshje të përbashkët. Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi e falënderoi ASHSH, konkretisht kryetarin, Prof. Dr. Skënder Gjinushin dhe stafin e tij, që sot e vizituan UKZ dhe…

Read More

Sot ka filluar rivitalizimi i rrugës nga ura e Binçës në Kabash, ku për së afërmi fillimin e punimeve e ka përcjellur kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, e ku u prit nga qytetarët e këtyre dy lokaliteteve. Kryetari Haliti u shpreh se rivitalizimi i kësaj rruge është edhe një projekt tjetër madhor pas rrugës Viti – Sllatinë, ku dje kanë filluar punimet për asfaltim. Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre lokaliteteve dhe se edhe më tej komuna e Vitisë do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e…

Read More

Një video që është shfaqur në internet thuhet se tregon një vajzë ruse duke qarë në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa babai i saj hip në një autobus për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë në mes të shtytjes së mobilizimit masiv të Vladimir Putinit. Presidenti rus “ka hapur rrugën” që deri në 1 milion rusë të rekrutohen në forcat e armatosura dhe të dërgohen për të luftuar në Ukrainë. Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një fëmijë, në dukje një vajzë, duke bërtitur – por nuk shihet – pas një prej rekrutëve që thotë: “Baba, mirupafshim. Të…

Read More

Maqedonia e Veriut nuk ndihet e rrezikuar nga kërcënimet e Rusisë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizimin e 300.000 rezervistëve që t’i bashkohen luftës në Ukrainë. Megjithatë shteti maqedonas thotë se me vëmendje po ndjek zhvillimet për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të nxitur tensione në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk sheh ndonjë rrezik për sigurinë e vendit nga deklarata e Putinit se “Rusia po lufton kundër Perëndimit në Ukrainë”, dhe se…

Read More

Raste mërgimtarësh nëpër botë Shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë arritur suksese në fusha të shumta. Së fundmi, është një rast që po bënë bujë në Shqipëri, pikërisht me një mërgimtar nga Irlanda, transmeton albinfo.ch. Ani pse ishte shef i një kafe brenda aeroportit të Irlandës, ai derisa ishte duke pastruar dyshemet pranë aeropotit, u ndal dhe e ftoi për kafe moderatorin e Shqipërisë, Blend Fevziu. Postimi i tij i plotë nga Blendi Fevziu: La mënjane makinën e vogël mbi të cilën po pastronte dyshemenë e aeroportit të Balfastit në atë orë të…

Read More

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e grevës së mësimdhënësve të sektorit publik në javën e katërt si dhe mungesën e vullnetit për gjetje të kompromisit që do t’i jepte fund grevës. Mosmbajtja e mësimit në sektorin publik çon në pasoja shumëdimensionale në shoqërinë kosovare, përfshirë edhe performancën akademike të nxënësve. “Migrimi i madh i popullsisë përgjatë viteve të fundit – konfirmuar edhe nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare- si reflektim i zhgënjimit social dhe të kërkuarit të perspektivës për jetë më të mirë jashtë vendit, përkeqësohet më tej në situatën aktuale…

Read More

Vitin e ri shkollorë 2022-2023 e karakterizon funksionalizimi I ditarëve elektronik. Vitin e kaluar ditarin elektronik e kanë përdorur vetëm mësimdhënësit në shkollën fillore Abdulla Krashnica në Miratoc si provë përdorimi duke e patur paralelisht me ditarin fizik. Ndërsa shkollat e tjera fillore dhe te mesme në Preshevë nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë e parapërgatitjeve për këtë sfidë që nuk është e lehtë ka thënë kështu gjatë një interviste për Blic Presheva, Shukri Ymeri, kryetar I aktivit të drejtorëve të arsimit parafillorë, fillorë dhe të mesëm. Sipas Ymerit në përgjithësi shkollat shqipe në komunën e Preshevës në këtë drejtim…

Read More

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP në Gjilan për një javë kanë shqiptuar 1,403 gjoba për kundërvajtjen të ndryshme. Sipas një njoftimi thuhet se gjobat për kundërvajtje janë shqiptuar për mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj. Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 20 aksidenteve të komunikacionit…

Read More