- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë publik me qytetarë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata për punën e tij njëvjeçare por edhe të drejtorive komunale si dhe për planet e qeverisjes lokale në Viti, për vitin në vijim. Në këtë takim kryetari Haliti ka folur edhe punën që ka bërë ekzekutivit komunal në interes të qytetarëve vitias. “Sot, para jush, do të ndaj një pasqyrë të përgjithshme të punës njëvjeçare të Komunës së Vitisë për vitin 2025 – një periudhë që ka qenë intensive dhe sfiduese, por njëkohësisht edhe e…
Stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” realizuan një vizitë studimore dhe akademike në Maqedoninë e Veriut, me fokus në forcimin e përvojës institucionale të studentëve dhe avancimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni i UKZ-së zhvilloi një vizitë studimore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku profesorët dhe studentët u priten nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi. Gjatë takimit, z. Gashi ndau reflektime të rëndësishme mbi fuqizimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbi rolin e diplomacisë…
Vizituam Strehimoren e Grave Liria së bashku me kandidatet Liza Gashi dhe Eljesa Rashiti, ku u njoftuam nga afër me punën e jashtëzakonshme dhe rolin e rëndësishëm që kjo qendër ka në mbështetjen e grave. Gjatë vizitës, prezantuam Platformën “Superpuna për Gra”, e cila pritet të lansohet në mandatin e ri dhe do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe fuqizimi ekonomik për gratë. Po ashtu, diskutuam edhe planet konkrete për ndërtimin e një strehimoreje moderne për gra në Gjilan, si një hap i rëndësishëm drejt sigurisë, dinjitetit dhe mbështetjes afatgjatë për to. Mbështetja për gratë është investim në një…
Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil
Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj gjendjes së krijuar. Ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejta dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë. Reagimi i tij të plotë: Në emër të gjithë qytetarëve vitias shprehi hapur shqetësimin tim për mos furnizimin e rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit. Ndalja e shpeshtë e energjisë elektrike dhe furnizimi jo i rregullt gjatë stinës…
Vetëvendosje takon mësimdhënësit ku kandidatët prezantuan programin e Qeverisë Kurti 3 Në takimin me mësimdhënëse dhe mësimdhënës, kandidatët prezantuan programin e Qeverisë Kurti 3 dhe politikat gjithpërfshirëse, me theks të veçantë për gratë, përmes skemave të shtesave për fëmijë, mbështetjes për lehonat dhe nxitjes së punësimit. Nuk lëshojmë pe për Siguri dhe Begati!
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin, ku biseduan lidhur me projektet e realizuara dhe që janë në realizim e sipër në këtë anë. Më pas vizituan rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku po investon 2.4 milionë euro dhe auto-udhën Bresalc-Banullë (Prishtinë-Gjilan), ku tashmë janë shkëputur katër kontrata dhe pritet nënshkrimi i atyre të reja. I pari i Gjilanit, e falënderoi ministrin për vizitën uruese dhe mbështetjen që i ka dhënë ministria komunës, në realizmin e dhjetëra projekteve në dobi të qytetarëve të kësaj ane, duke shpresuar se mbështetja nuk…
Shkelzen Halimi Vëllimi poetik “Lum Lumi” i Ali Podrimjes me të drejtë konsiderohet si një nga veprat më të mira të letërsisë shqiptare, ndërkaq burimi i poezive të përfshira në këtë vëllim është te dhimbja e pafund e babait (Ali Podrimjes) dhe humbja e të birit të tij (Lumit). Dhimbja, siç është dëshmuar, ka një aftësi biblike për ta tronditur njeriun shpirtërisht, dhimbje kjo që ndjehet deri në palcë. Dhe për të gjetur një strehë, përkatësisht një lloj shpëtimi, poeti mbështet te fjala, si një akt rezistenca për të mos u nënshtruar nga dhimbja. Dhe lind poezia, jo si…
Policia e vendit ka shqiptuar 1 mijë e 531 gjoba trafiku për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit, kanë njoftuar sot autoritet zyrtare policore. Sipas tyre, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 40 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 22 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar. Për të njëjtën periudhë kohore, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona si dhe 10 persona janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Është arrestuar dje pasdite në Gjilan personi i cili i dyshohej se posedon armën e mbajtur pa leje. Ndërkaq, gjatë kontrollit tek i njëjtit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/
Në polici është raportuar se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. “Derisa zyrtarët policorë ishin duke e trajtuar rastin i dyshuari ka tentuar të i sulmojë me një mjet te mprehte-thikë”, njofton policia. Ndërkaq, thuhet se gjatë intervenimit, për ta vënë situatën në kontroll zyrtarët policor kanë përdorur sprej. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

