- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
- Arbëri për Arsimin!
- Alban Hyseni: Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
- Alban Hyseni: Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm
- Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Author: admin
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka reaguar pas shpërthimit dhe shkatërrimit të një pjese të urës që lidh Rusinë me Krimenë. Nga kjo ministri kanë pyetur rusët se çfarë do të pasojë pas shkatërrimit të urës dhe drejtuesit të raketave “Moskva”, shkruan Express. “Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë e Ukrainës janë rrëzuar. Çfarë është më pas në radhë, “russkies”?”, thuhet në reagimin e faqes së Ministrisë së Brendshme të Ukrainës./Express/
Foto me Ervis Martinajn?! Kush është vajza që bëri lëmsh mediat me urimin për ditëlindjen e tij?
Ditën e pardjeshme, në shumë media u postua fotoja e një djali dhe një vajze, të përqafuar, që dyshohej se ishte Ervis Martinaj, me një nga miset në Shqipëri. Fotoja ishte shpërndarë në rrjetin social të vajzës ‘misterioze’, që të gjithë e quanin me iniciale E.P. Në postimin e saj shkruhej: Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë! Fotoja u bë virale dhe po dyshohet se Ervis Martinaj, është gjallë dhe duke festuar ditëlindjen e tij të 40-të me vajzën që kishte postuar foton. Por kush është vajza që bëri ‘lëmsh’ të gjitha mediat…
Këngëtarja e re shqiptare, Argjenda Aliu, e cila jeton në Finlandë, është në hapat e parë të karrierës së saj artistike, shkruan albinfo.ch. Ajo ka një zë mjaft të veçantë dhe pasioni për muzikën i ka lindur që në moshë fare të vogël. Argjenda thekson se ëndrra e saj është realizimi i një këngë profesionale dhe lidhja e një kontrate me ndonjë studio të madhe muzikore. Kujtojmë se 16-vjeçarja Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”. Ajo interpretoi këngën ‘Yours’, të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget…
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar angazhim më të madh nga Qeveria e Kosovës në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, që ka nisur këtë 1 tetor. Përderisa shqiptarët në Luginë të Preshevës po provojnë të ruajnë shifrat e censuzit të vitit 2002, Arifi në “DPT te Fidani” është shprehur i shqetësuar për këtë proces, pasi që shteti serb mundohet ta fsheh numrin real të shqiptarëve në Serbi. Ai ka thënë se nuk ka inate me Qeverinë Kurti, por sipas tij, zyrtarët e saj po mbajnë inat me të. “Nëse janë t’u mbajtë inate, unë…
Lidhur me rastin e një zjarrvënje në Gjilan, ditën më parë, policia ka arrestuar personin e dyshuar, njoftohet nga autoritetet zyrtare të policisë. Nga i njejti burim, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervisntimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetar i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka bërë të ditur se e kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e mësimit të humbur gjatë grevës të shtunave. Demi, në Edicionin Special, tha se ky kompensim më shumë shkakton dëme tek fëmijët sesa përfitime mësimore. “Vullneti i shumicës së prindërve që na kanë kontaktuar janë deklaruar të cilët shprehin pakënaqësi dhe e shohin si të dëmshme kompensimin e mësimit të shtunave”. “E shohim se mësimi të shtunave pengon më shumë sesa që mund të pengoj sesa të kompensoj diçka. Shkakton lodhje dhe mërzitje tek fëmijët dhe i largon…
KEDS njofton se rryma do të ndalet edhe në disa vende të rajonit të Gjilanit për shkak të punimeve në rrjetin energjetik. Bëhet e ditur se për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurimin e sistemit energjetik. Nga NS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet: Dalja 10 kV Industriali (kodi: 61065005 ) nga ora 09:00 deri 14:00, fshati Mogillë; rrugët: Zona Industriale Viti-Kllokot (një pjesë), bizneset në rr. Kllokot – Viti dhe rruga e Preshevës (një pjesë). Arsyeja e ndërprerjeve të rrymës është mirëmbajtje preventive, njofton KEDS./GJILANI INFO/
Sali AVdullahu nga Dobëlldehu i Vitisë, tash e 5 vjetë pensionist i Zvicrës, ishte 17 vjeҫar, kur mori rrugën e mërgimit. Me lot në sy ishte nisur për kurbet dhe po me lot në sy kishte lënë prindërit dhe të tjerët ditën kur po e përcillinin kësaj rruge. “ Ishte viti 1971, kur u nisa asaj rruge. Kisha jo më shumë se 17 vjetë! – E vështirë ishte ndarja nga prindërit dhe njerzit e mijë të dashur, familjarët e të afërmit si dhe nga shokët e mijë të shkollës. Por, ishte gjendja socio-ekonomike që më detyroi të marrë rrugën…
Në Gjilan janë arrestohen katër persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara në lokale të ndryshme, bëhet e ditur përmes burimeve policore. Kurse, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në paraburim./GJILANI INFO/
Në Viti është arrestuar personi i dyshuar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ka njoftuar policia. “E njejta së bashku me fëmijët është dërguar në familjen e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në polici./GJILANI INFO/

