Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Avdullahu: Mos pafsha shqiptarë të varfër… 
Lajme Lokale

Avdullahu: Mos pafsha shqiptarë të varfër… 

adminBy adminOctober 8, 2022Updated:October 8, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sali AVdullahu nga Dobëlldehu i Vitisë, tash e 5 vjetë pensionist i Zvicrës, ishte 17 vjeҫar, kur mori rrugën e mërgimit. Me lot në sy ishte nisur për kurbet dhe po me lot në sy kishte lënë prindërit dhe të tjerët ditën kur po e përcillinin kësaj rruge.

“ Ishte viti 1971, kur u nisa asaj rruge. Kisha jo më shumë se 17 vjetë! – E vështirë ishte ndarja nga prindërit dhe njerzit e mijë të dashur, familjarët e të afërmit si dhe nga shokët e mijë të shkollës. Por, ishte gjendja socio-ekonomike që më detyroi të marrë rrugën e kurbetit, e cila nuk dija se ku më shpie, e ҫka më sjell. Fillimisht nisa jetën e kurbetqarit në Austri për 4 vjetë, për të vazhduar pastaj në Zvicër deri në pensionim. Ishte vështirë për gjeneratën tonë, të asaj kohe, sepse, nuk kishim përkthyes shqiptar”, nisë rrëfimin e tij me emocione dhe i përlotur ish kurbetqari, tash e 5 vjetë në pension, Sali Avdullahu nga Dobelldehu i Vitisë.

Sipas tij, për të marrë rrugën e kurbetit ishte motivue edhe nga rrëfimet e herëpashershme të nënlokës së tij, Rabies, për mixhen e tij, Shaipin të cilin e kishin marrë dhe zhdukur serbët e asaj kohe, Ditën e Bajramit, e për të cilin sot e asaj dite nuk dihet se ku dhe si ka përfundue jeta e tij.

“ Sa herë më kujtoheshin dhe më kujtohen edhe sot fjalët e përcjellura me lot të nënlokës, Rabies, kur me fliste për fatin e zi të mixhës së ndjerë, Shaipit. Më thoshte se nuk kishte patur më shumë se 22 vjetë, kur e kishin marrë dhe zhdukur serbët e asaj kohe, djalin e saj të dashur. E ndjera, vdiҫ e shkoi në amshim me mërzia e dhimbje të përditshme për të birin, pa e ditur se ku dhe si mori fund jeta e tij nga duart mizore e gjakatare serbe”, vazhdon tutje rrëfimi i Salihut për ngjarjet.

Ai thotë se për të marrë rrugën e kurbetqarit ishte motivuar edhe nga kjo ngjarje e dhimbshme për mixhën Shaipin dhe fjalët rrënqethëse të nënlokës, Rabies.

“Rrëfimet e nënlokës për mixhën dhe mërzijat e lotët e saj për të birin, krahas gjendjes socio ekonomike, ishin shtysa që të nisem rrugës së kurbetit. Që të forcohem dhe avansohem materialisht, kombtarisht dhe politikisht, për të ndihmuar familjen, por me aq sa kisha mundësit edhe vendin e popullin tonë karshi rrethanave në të cilat jetuam dhe i përjetuam”, thotë kurbetqari i pensionuar në diasporë.

Ky njeri, atdhetar e human, i kësaj toke dhe këtij nënqielli, me modesti fletë në vazhdim edhe për kontributet politike, kombëtare e humane.

“ Ishim familje e persekutuar. Në kohën e okupimit e serbosllav më arrestuar tri herë, kur pata ardhur nga Zvicra në Kosovë. E, mandej ardhjet tjera të mija në Kosovë ishin ilegale. Krejt kjo për shkak të aktiviteteve të mija politike dhe angazhimeve humane për njerzit e gjakut e kombit tonë. Gjatë rrethanave të okupimit në shtëpinë time janë mbajtur mbledhjet e LDK-së. Në shtëpinë time mbaj edhe fotografinë e humanistës së madhe shqiptare “Nëna Tereze”, me emrin e së cilës u ndihmua edhe populli ynë për nevojat që kishim ”, tha ai.

Sali Avdullahu ka kontribuar edhe si kuvendar në Kuvendin Komunal të Vitisë për një mandat, e që vinte nga subjekti politik LDK.

“ Ne njihemi si familje bëmirëse, kntributdhënëse, por dhe që nuk lejon padrejtësi. Kemi ndihmuar edhe të burgosurit politik dhe pjesëmarrësit në demonstrata, Televizionin e Prishtinës të asaj kohe, familja ndihmon familjen”. etj.

Duke folur për kontributet e tij tregon se kishte qenë aktivist edhe anëtar i Qeverisë në ekzil dhe njëri prej themeluesve të LDK-së në Viti.

E në rrethanat e para luftës së fundit në Kosovë pohon se ka ndihmuar edhe arsimin shqip në Kosovë.

Kurse pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, tha se ka ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për familje të dëshmorëve dhe familje tjera nevojtare, ndërtimin e lapidarit në Koshare me dajën e tij Ahmet Ahmetin nga fshati Lubishtë, komuna e Vitisë. Me fjalë tjera u tha se ka ndihmuar vazhdimisht për aq sa kishte pas mundësi.

Ai tha se diaspora duhet të falenderohet për kontributet që ka dhënë e po jep për për njerëzit e këtij nënqielli.

“Unë dhe gjithë të tjerët që kontribuan për popullin shqiptar në Kosovë, në një mënyrë apo tjetër, më në fund, si shpërblim të cilin e pritëm gjatë si popull i shumë vuajtur, fituam lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pa të cilat nuk kishte kuptim jeta jonë”, shprehet ai.

E, për këtë njeri të mirë, mbetet brengosëse largimi dhe ikja e rinisë nga vendi ynë-Kosova.

“Për mua vazhdon të jetë brengosëse ikja e rinisë sonë nga Kosova edhe pas 50 vitesh, andaj si mërgimtarë i hershëm e në pension u bëjë thirrje autoriteteve relevante të shtetit të Kosovës që të angazhohen për krijimin e kushteve dhe perspektivës që të mos largohet nga vendi ynë pjesa më e rëndësishme e këtij populli.”

Ndërsa, duke kritikuar autoritetet relevante e përgjegjëse të vendit, thotë se gjysma në diasporës janë pa dokumente dhe askush nuk merret me këtë qështje.

Sipas tij Kosova tashmë nuk është vetëm Evropë, por edhe Amerikë, Australi, e madje edhe Zelandë e Re.

“Tashmë në diasporë nuk jemi të varfër, jemi të pasur edhe me arsim, po edhe me kapital. Sot mbesa ime Arlinda është studente vitit të tretë në fakultetin juridik në Cyrih, aty ku kanë ndërruar mbi 100 numra.

Në fund, ai ka falenderuar perendimin për punësimet që ua ka mundësuar kurbetqarëve shqiptarë, e pastaj ka treguar se familja e tij përbëhet prej 20 anëtarëve.

Sipas tij, ky dhe bashkëshortja e tij ,Sanija jetojnë në Kosovë, kurse djemt: Dritoni, Avdullahu dhe Arbeni si dhe vajza Aferdita në Zvicër.  /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.