Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku kanë parë nga afër projektin për efiçiencë të energjisë. Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi ministren Rizvanolli për vizitën, së bashku me përfaqësues të shkollës e ka njoftuar në detaje lidhur me realizimin e punimeve në këtë projekt të rëndësishëm. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, pasi theksoi se mësimi aty tashmë zhvillohet në ambient më të përshtatshëm, duke shtuar se do të kursehet energjia elektrike jashtëzakonisht…

Read More

Boksierja, Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Ajo ka mposhtur boksieren rumune, Andrea Loredana Marin. Kosovarja e cila bën pjesë te kategoria 60 kg. tashmë gjendet në gjysmëfinale të Evropianit pasi meçi ku realizoi fitore ishte çerekfinale. Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar. Kampionati Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Read More

Në Korenë e Jugut është duke u zhvilluar Botërori i Fitnessit. Kampione në kategorinë “Wellnes” është shpallur sportistja shqiptare, Gentiana Beqa. Tanimë vajza kuqezi do marrë pjesë edhe në kategoritë “Wellnes Fitness” dhe “Over All” për të kërkuar suksesin absolut në këtë event. Prezent në ceremoninë e dorëzimit të medaljes ishte edhe kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh), Fidel Ylli. “Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria ‘Wellnes’ në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia. Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë. Falënderues për mikpritjen, gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes. Gjeneralmajor Angelo Michele…

Read More

Në Gjilan është mbajtur të enjten eventi biznesor ndërsektorial B2B, në kuadër të projektit “Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT”, i financuar nga BE-ja në Kosovë dhe i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Gjilanit. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e përfaqësues të BE-së, të cilët kanë bashkëbiseduar me bizneset prezente. Kryetari Hyseni ka thënë se po ndihet mirë me prezencën e shumë bizneseve serioze të Gjilanit, të cilat kanë traditë në fushatë në të cilat operojnë. “Ideja për mbajtjen…

Read More

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile. Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë takuar Drejtoreshën e Arsimit në Viti Znj.Fatbardha Emini. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre e cila nga ana e të gjithë të pranishmëve në takim është vlerësuar e mirë dhe stabile. Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit…

Read More

Adem Nimani Pak kemi lexuar e mësuar deri tash se kush është Serbia, por për veten as nuk kemi filluar të lexojmë, siç duhet, se kush jemi. Sa shumë lavde ia kemi thurur vetes, besa edhe tek-tuk edhe ndonjë i huaj na ka thurur lavde pa na njohur mirë. Me ato fiset e moçme, që në histori quhen ilire, nuk u morëm më shumë , por vetëm i numëruam. Me siguri, jo të gjithat që i kishin studiuar – natyrisht të huajt së pari! Ne, si gjithmonë, pastaj citojmë. Për çudi, në shekullin XXI iu kthyem prapë fiseve, jo…

Read More

Ballkani e ka një mundësi të artë sot për t’iu afruar Dritës. Liderja e Albi Mall Superligës së futbollit u ndal dje nga Prishtina, nga e cila e pësoi humbjen e parë sezonale, 1:2. Aktualisht, “Intelektualët” i kanë 5 pikë më shumë se therandasit, por edhe tri ndeshje më shumë të zhvilluara. Për këtë arsye, ekipi Portokalli ka arsye të fortë për ta mposhtur sot Trepçën ’89 në shtëpi. Me një fitore eventuale, ekipi i Ilir Dajës do t’i afrohej atij të Ardian Nuhiut në vetëm dy pikë, plus me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Nga ana tjetër,…

Read More

Dua Lipa përmend për herë të parë Ismail Kadarenë dhe duket se këtë e kishte ruajtur për një nga mbrëmjet më me rëndësi të librit sikurse është “Booker Price” në Londër. Ylli ndërkombëtar ishte ftuar për mbajtur një fjalim  duke e konsideruar si një nder të madh të ishte në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë, kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri. “Kur isha 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Keshtjella” e Ismail…

Read More