Author: admin

Shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë përgjigjur në mënyrë masive procesit të regjistrimit. Të dhënat preliminare flasin për një numër prej mbi 115 mijë qytetarë të regjistruar. Pjesëmarrja në regjistrim ka qenë vendim i të gjitha partive politike, që tubojnë shqiptarët në Luginë. Qytetarët shqiptarë, duke pasur për bazë rezultatet preliminare thonë se Serbia, tashmë, duhet të përballet me realitetin e pamohueshëm dhe t’ i plotësojë të drejtat themelore të njeriut që vetëdijshëm po ua mohon shqiptarëve. “Po me qenë se tash është një pasqyrë reale e regjistrimit të popullatës, është shans i mirë që të kërkohet që…

Read More

Mjekja dhe mikrobiologia e njohur shqiptare nga Cyrihu, Dr. Fatime Imeri Berisha, ka disa vjet që e shikon botën nga qielli, në fluturaken që drejton vetë, për çfarë ajo ka të gjitha licencat e nevojshme Ëndrrën për të parë botën nga “perspektiva e zogut” e kemi të gjithë. Por, janë të rrallë ata që ndërmarrin diçka për ta realizuar këtë ëndërr. Mjekja dhe mikrobiologia e njohur shqiptare në Zvicër, Dr. Fatime Imeri Berisha, ka pasur vendosmërinë dhe guximin për të jetësuar ëndrrën e saj, e cila e ndiqte që nga fëmijëria: të drejtonte një fluturake. Ajo, siç zbulon për…

Read More

Pikërisht në mesnatën ndërmjet të hënës dhe të martës ka filluar së zbatuar vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS. Vozitësit janë paralajmëruar se targat e qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë janë të paligjshme dhe se duhet menjëherë të vizitojnë qendrën më të afërt të regjistrimit dhe t’i ndryshojnë ato në RKS. Dhe siç raportohet, automjeti i parë ka kaluar saktësisht në mesnatë dhe zonja e cila ka marrë paralajmërim, domethënë një “qortim”, ka thënë për Euronews Serbia se ende nuk…

Read More

Pas shpalljes kampion të Superligës së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim mirënjohje dhe falënderimi vajzat e klubit të pingpongut Drita dhe kryetarin e këtij klubi, Skënder Zeqiri. Kryetari Hyseni ka thënë se vajzat e klubit na bëjnë krenarë çdo ditë. “Gjilani shquhet për sportin, e ne do të vazhdojmë të rrisim përkrahjen financiare për sportistët e qytetit, e të cilët nuk janë pak”, ka theksuar ai. Ndryshe, klubi i pingpongut Drita janë shpallur kampion i Superligës për herë të gjashtë radhazi./GJILANI INFO/

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. R., për kryerjen e dy veprave penale; vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemal Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia. Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar,…

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur tryezën e dytë lidhur me transparencën në Administratën Publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga ana e ekzekutivit. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Kadri Rahimaj, zëvendës kryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic, Drejtorët e Drejtorive Komunale, qytetarët, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale. Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i sfidave dhe mundësive për rritjen e transparencës në Administratën Publike si dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetareve drejtuar…

Read More

Kushtet klimatike që po mbretërojnë ditëve të fundit në vendin tonë, kanë ndikuar që ecuria e mbjelljeve vjeshtore të ecën mbarë dhe sipas planit të paraparë. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, bëri të ditur se në bazë të planifikimeve, parashihen që në komunën e Vitisë të mbillen mbi 3.500 hektar me grurë. “Çmimet e larta të plehrave dhe farës, sikur edhe ato të derivateve të naftës, janë indikator që po paraqesin problem te bujqit. Por, megjithëkëtë, interesimi i bujqve për të mbjellë sipërfaqet e tyre me grurë, është bukur i madh”,…

Read More

Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” ka pranuar një donacion të makinave të punës CNC nga Bursa e Turqisë, përkatësisht nga biznesmeni Fahretin Gylener. Drejtoresha komunale e Arsimit, Albana Demiri, e ka falënderuar z. Gylener për këtë donacion si një mundësi e madhe për nxënësit e kësaj shkolle. “CNC është një mundësi mjaft e avancuar dhe inovative si pajisje prodhimi dhe matëse me cilësi të lartë. Përpunimi me CNC luan një rol jetik në zhvillim profesional tek nxënësit të cilët do të kenë mundësi tash e tutje të punojnë me këtë program”, ka thënë Demiri. Kryetari i shoqatës Kosova-Shkup…

Read More

Përgjatë muajit tetor, Komuna e Kamenicës ka intervenuar në shumë rrugë të viseve malore, duke i bërë ato të kalueshme për banorët e këtyre fshatrave. Intervenimet deri më tani janë bërë në fshtrat: Velegllavë, Shipashnicë e Poshtme, Sfircë, Tugjevc, Desivojcë, Vriqevc etj. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë me këto ndërhyrje në bazë të kërkesave të banorëve./GJILANI INFO/

Read More