Author: admin

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se reparti i diagnostifikimit të sëmundjeve është furnizuar me Ultrazërin 4D (digjital) dhe pajisje të tjera të rëndësishme për diagnostifikim. I pari i komunës ka thënë se Ultrazëri modern dhe pajisjet e tjera janë donacion nga kompania “Medica”. “Vazhdojmë me një SUPER LAJM Reparti i diagnostifikimit të sëmundjeve në Kamenicë po bëhet një nga repartet më të avancuara në Kosovë. Pas rentgenit e mamogramit modern, si dhe angazhimit të radiologut, tani kemi arritur të sigurojmë si donacion edhe Ultrazërin 4D (digjital) dhe pajisje të tjera të rëndësishme për diagnostifikim. Ultrazërin…

Read More

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti i LVV-së Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe. Lajmin e ka konfirmuar vet Hyseni përmes një njoftimi në Facebook. “Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllait tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë”. I pari i Gjilanit thotë se pas dy orë pritjesh, janë lejuar…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 (katërdhjetë) ditë të pandehurit Th. S. Ekziston dyshimi se me datë 14 shkurt 2021, në Tiranë Republika e Shqipërisë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë…

Read More

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur në takim këshilltarin e auditimit Naim Behluli nga projektit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Në këtë takim u bë me dije se është folur rreth bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë projekt, në veçanti për fuqizimin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm. Me këtë rast zv.kryetari Aliu tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për të menaxhuar sa më mire paranë publike dhe të realizoj projekte në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune. Ai theksoj edhe e rëndësinë që ka auditimi i brendshëm për…

Read More

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit të vezëve. Krepat janë desert të cilin e do shumëkush. Me ndihmën e një truku dhe me përgatitjen e përbërësve paksa ndryshe, krepat do t’i gatuani në mënyrë të përsosur, transmeton Telegrafi. Përgatitja: Bëni tretjen për krepa në mënyrën e zakonshme, me një ndryshim të vogël që do të ndani të bardhët dhe të verdhët e vezëve. Të verdhët tundni në tretje, ndërkaq të bardhët lini anash. Kur tretjes t’i shtoni të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) përzieni…

Read More
VIP

Reperi i njohur nga Gjilani, Blleki, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Shkoj” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip. Teksti është shkruar nga vet artisti, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është përkujdesur Erno. Masterizimi ndërkohë është realizuar nga Don Gima me video nga Kotorri. Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Flamur Rukovcit (emri i vërtetë). Veç në kanalin e lartpërmendur, ky projekt është i disponueshëm edhe në platformat e tjera muzikore. Blleki po vazhdon që një kohë të jetë artist i…

Read More

Pastrimi është një pjesë thelbësore e çdo rutine të kujdesit të lëkurës, por zgjedhja e pastruesit të duhur për lëkurën tuaj është gjithashtu jetike A duhet të pastroj fytyrën paradite dhe pasdite? Shpesh na pyesin a duhet të pastrojmë fytyrën dy herë në ditë dhe përgjigja për këtë është – PO. Në mëngjes, pastrimi i fytyrës është i dobishëm për shkak të procesit natyral të eksfolimit që ndodh gjatë gjumit. Pastrimi i fytyrës kur zgjoheni ndihmon në largimin e çdo toksine, qelizash të vdekura të lëkurës dhe vajrave të tepërta që lëkura mund të sekretojë gjatë natës. Pastruesi i…

Read More

Sistemi ynë imunitar është i lidhur ngushtë me mikroflorën e zorrëve, që është një grup mikroorganizmash që rregullojnë shumë funksione, duke përfshirë aktivitetin e imunitetit, duke sintetizuar metabolitët që do të gjenerojnë një përgjigje anti-inflamatore kundër patogjenëve të ndryshëm. Sipas nutricionisteve ka disa ushqime të cilat rekomandohen për të luftuar gjendjen gripale apo dhe patologji të tjera. Hudhra- hudhra ndihmon trupin të luftojë kundër të gjitha llojeve të infeksioneve, si virale ashtu edhe bakteriale. Ky ushqim ka një veprim shumë të fortë antiseptik ndaj shumë mikrobeve patogjene dhe është një antibakterial i fortë. Duhet të konsumohet e papërpunuar për…

Read More

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka negociuar një kontratë të re me klubin. Lajmi bëhet i ditur nga Football Insider. Në të njëjtën kohë, trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, tha ditë më parë se klubi ende nuk kishte negociuar me Granit Xhakën. Kontrata aktuale lidh Granita Xhakën me Arsenalin deri në mesin e vitit 2024. Mesfushori zviceran luan për klubin londinez që nga vera e vitit 2016. Që atëherë, Xhaka ka bërë 282 paraqitje për Topçinjtë, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 27 asistime për shokët e skuadrës.

Read More

Klubi i futbollit Gjilani ka lëshuar komunikatë për shtyp pas lajmit për arrestimin e futbollistit të tij, Theophilus Solomon. Sulmuesi i klubit gjilanas u arrestua ditë më parë për një problem të së shkuarës, respektivisht problemi ekziston në periudhën kur luante në Shqipëri. Gjilanasit janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet, ndërsa insistojnë se nuk kanë lidhje me problemin që mund ta ketë pasur më parë ish-futbollisti i Ballkanit. Komunikata e plotë e SC Gjilani: 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐧ë 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐓𝐡𝐞𝐨𝐩𝐡𝐢𝐥𝐮𝐬 𝐒𝐨𝐥𝐨𝐦𝐨𝐧 Sport Club Gjilani përmes kësaj komunikate dëshiron të njoftojë opinionin në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit tonë, Theophilus…

Read More