Author: admin

“Asgjë nuk ndodh pa pëlqimin dhe drejtimin e Beogradit. Kushdo që kundërshton ndonjë vendim do të jetë në telashe. Beogradi na drejton dhe na përdor si derra për eksperimente”. Kështu e ka përshkruar situatën në të cilën gjenden serbët në Kosovë, politikani serb dhe ish-ministri “për Kosovën” në qeverinë e Mirko Cvetkoviç’it, Goran Bogdanoviç. Bogdanoviç, i cili jeton në komunën e Leposaviqit, në një intervistë për Danas, shpjegoi dilemat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, sidomos pas takimit të së hënës në Bruksel. “Njerëzit janë të befasuar dhe nuk shohin dallimin mes targave KS dhe RKS. Sepse…

Read More

Në Qendrën për Punë Sociale të komunës së Gjilanit, janë të evidentuara 630 familje në skemën e ndihmave sociale, kurse një numër i mjaftueshëm i rasteve, janë larguar nga skema në fjalë për shkak të vlerësimeve nga Komisioni Mjekësor, bëri me dije sot, Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale (QPS). Sipas tij, rastet e përmendura të largimeve nga skema sociale, kanë ndodhur nga Komisioni Mjekësor, i cili është caktuar prej MPFT, i cili është duke e zbatuar vlerësimin e njejtë, sikur te pensionet invalidore. Dhe në këtë rast, sipas tij, pala me raporte mjeksore duhet të  jetë…

Read More

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 ka luajtur baras (1:1) në ndeshjen miqësore kundër Serbisë U21, në ndeshjen që u zhvillua në Qipro. Berat Kalkan shënoi për Maqedoninë e Veriut, më pas Mitroviq barazoi nga penalltia. Hamza Rramani ka luajtur shkëlqyeshëm, po ashtu edhe Behar Feta. Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Alçevski, Despotovski, Ramadani, Stojçevski, Maksimov, Todorovski, Rramani, Krstevski, Malevski, Ilievski, Kalkan.

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me të rinjtë e organizatës rinore KVRL, ka marrë pjesë në Konferencën e parë Kombëtare të Rinisë e cila është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Rahimaj ka thënë se kjo konferencë ka bërë bashkë të rinj e të reja me udhëheqës institucionesh të nivelit lokal e qendror, për të diskutuar rreth politikave dhe praktikave më të mira që duhen ndjekur për rininë. “Shpërndarja e ideve për aktivitete dhe mbështetja nga institucionet, janë elementet kryesore që na garantojnë një rini aktive dhe me vullnet për të kontribuar në komunitetin…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka për Ekonomia Online tha se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”. Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore. “ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA pa iu nënshtruar…

Read More

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë vërtet normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve dhe nëse shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, janë njerëzit që mund t’ia dalin. Kur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ndërprenë më 21 nëntor në Bruksel, Borrell dha një nga vlerësimet më të mprehta deri më sot për atë se ku…

Read More

HYSNI GASHI Përderisa ndërkombëtarët po kërkojnë zgjidhje evropjane për targa ne veri të vendit.Të njëjtën kohë po i vendosin presion mbi kryeministrin Kurtin dhe asesi mbi presidentin Vuqiqit i cili është fajtor kryesor. Për me tëpër,presion është edhe nga vendoret mbi Kurtin,vetëm se ky i fundit po i thot jo Vuqiqit e Serbisë ne Kosovë. Ndonëse pikrisht fajtor janë edhe vendoret që sot po e fajsojnë Kurtin,përderisa me vitë të têra ne pushtet nuk e zgjidhen ketë çështje me Serbinë e çështje të tjëra të hapura. Mirëpo nëse vërtetë ndërkombëtaret dëshirojnë zgjidhje evropjane,do të duhej të kërkojnë nga Vuqiqi…

Read More

Kupa e Botës ka rrëmbyer gjithë skenën, por futbolli vazhdon të luhet edhe jashtë Katarit. Armando Sadiku ka qenë prezent në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Mirandesit. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa goli i vetëm për Kartagjenën u shënua nga Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar gjendej në vendin e duhur në zonën kundërshtare dhe i mjaftoi një zgjatje e këmbës për ta shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë kronometri po numëronte minutën e 94-t dhe koha nuk premtonte për një tjetër gol. Sadiku shkon në kuotën e 6 golave në listën e golashënuesve në…

Read More

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari u grumbullua me Kombëtaren A të Kosovës për dy ndeshjet miqësore të nëntorit Kosova – Armenia (2:2) dhe Kosova – Ishujt Faroe (1:1). Muharrem Jashari tregoi formë të mirë për 90 minuta në miqësoren ndaj Armenisë dhe 20 minuta të tjera në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Jashari tregon për eksperiencën në fanellën e Dardanëve, për çka thekson se është motiv shtesë që të vazhdojë me punë e përkushtim. “Ishte një eksperiencë shumë e mirë, ishte hera e tretë në grumbullim e dhe kjo është një motiv shtesë për mua të vazhdoj me punë dhe…

Read More

Nga: Monika Stafa Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E, bashkë me të edhe festa e librit. Ditët e kësaj feste duhet të jenë të gëzueshme, por pesha e brishtë që libri sot mbart solli gëzim vetëm në një kënd të kryeqytetit. Në cepin e fundëm të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe panairi po mbahet, si një festival titujsh të panumërt, në Pallatin e Kongreseve. E megjithëse të panumërt, shija për të përzgjedhur atë që më duhet ta përvetësoj me kohën gjithmonë e më vështirësohet. Cila është arsyeja? Në ditët e librit, disa veprimtari u zhvilluan…

Read More