Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

17 aksidente me të lënduar dhe 1887 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

May 17, 2026

Moti sot

May 17, 2026

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • 17 aksidente me të lënduar dhe 1887 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Moti sot
  • Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin
  • Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
  • Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor – mbi 1 mijë e 500 gjoba në rajonin e Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Shamia e nënës” – një roman për dhembjen
Kulturë

“Shamia e nënës” – një roman për dhembjen

adminBy adminMarch 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA ZYMER MEHANI

Romani “Shamia e nënës” është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës….Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do të mbetet edhe pa nënë, që prej kohësh lëngonte nga një sëmundje e rëndë, por pa u ndalë asnjëherë si në punët e shtëpisë, ashtu edhe në ato, madje tepër më të rëndat, punët e fushës.

Rrëfimi përfshin një jetë të tërë, që herë-herë sikur ndalet diku, e ndonjëherë tjetër rend nëpër gjithë hapësirën që ia ka krijuar jeta, jo vetëm Bardhit, por edhe të tjerëve përreth, si familjes, baba Musës, nënë Bidës, motrave, Shehides e Vahides, vëllezërve, Aliut e Sejdiut, si dhe  të voglës motër të Bardhit, Hajrijes, por edhe shokëve dhe shoqeve të fëmijërisë, siç ishte Bahriu, me të cilin ai lahej te Jazi i Qypollëve, por edhe njerëzve të tjerë, që ka njohur ai, kudo që ka shkuar dhe ngado që ka gjetur interesimet dhe preokupimet e tij. Kjo bredhje nëpër kujtimet dhe realitetet e jetës, i ka dhënë dorë autorit të romanit “Shamia e nënës”, ta shpalosë gjithë përmasën e dhembjes, thuajse sa dhembja e të gjithë fëmijëve të botës. Prandaj, është e veçantë kjo dhembje, sepse është dhembje për nënën. Ai, Bardhi, është i vetëdijshëm për gjendjen e saj shëndetësore dhe emocionale.

Hapësira e shtrirjes së kujtimeve kap një periudhë që nga mosha e njomë e Bardhit, duke filluar nga fëmijëria e hershme, kur lozte në pluhurin e truallit të vjetër edhe me qenin e tij e deri në ditët dhe javët që ndërrojnë truall, për të jetuar atje në majë të kodrës, në Shetorr të Vendenisit…për ta vazhduar jetën në një kasolle të vogël.

Në truallin e moçëm Bardhi ishte lindur, ku edhe kishte hedhur hapat e parë, e në të cilin kishte kaluar fëmijërinë e hershme, përherë nën kujdesin e nënës, e cila ia ka mësuar, si thuhet, hapat e parë të ecjes në jetë.

Ndërtimi i strukturës së romanit “Shamia e nënës” të Rrahim M. Sadikut, mund të thuhet se është një autobiografi artistike, thuajse e rrallë në letërsinë tonë, jo vetëm për faktin e shtjellimit të ngjarjes, as vetëm për strukturën kronologjike, që nuk e ka shpërbërë as kur është lodhur me rrëfimin, madje as vetëm për dialogjet e kursyera, por aq të domosdoshme, edhe përkundër faktit se në tërësinë e ligjëratës së romanit, shtrihen hapësira të pafund të një jete, e cila po përgatitej të mbyllej, kur duhej të vazhdonte.

Rrahim M. Sadiku krijon një monument për atë që quhet dashuri prindore, krijon një lapidar krejt të freskët me gjuhën e rrëfimit, për vdekjen e një personi, në këtë rast të nënës së tij, Bidës, së cilës mezi priste t’ia dëgjonte zërin, sa herë që kthehej nga shkolla, apo kur i kthente delet nga kullosa…ndaj vegimet e tij për të ëmën vinë tashti përmes romanit në fjalë si pjesë e kujtimeve.

Autori Sadiku me romanin “Shamia e nënës” ka krijuar një model shkrimi, që na ka munguar, ndoshta vetëm për faktin se ata që kanë përjetuar tragjedi të këtilla, nuk kishin fuqi krijuese për ta përjetësuar dhembjen e humbjes. Por z. Rrahim M. Sadiku pati guxim dhe fuqi ta bëjë këtë gjë.

Në romanin në fjalë të shkrimtarit Sadiku pra rrëfehet tërësia e jetës të së ëmës, por edhe të vetë autorit…

Janë tablo të bukura edhe dromcat që shpërfillin vuajtjet e varfërisë, siç është humanizmi i mullinxhiut të fshatit, xha Ilazit, pastaj bujaria e shoqes së tij, Hamides, që gjithmonë u gjenden pranë prindërve të Bardhit, kur ata patën nevojë për dorën e tyre… Edhe çastet e punës së Bardhit të detyrave shkollore, pastaj leximi i abetares, por edhe marrëdhëniet me shokë e me shoqe, edhe me nënën më së shumti në këtë mes, që tashti ligjëratën e romanit e shtrijnë në tërë hapësirën e jetës.

Kur lexon me durim dhe me vëmendje romanin “Shamia e nënës” të Rrahim M. Sadikut, një dukuri që hetohet, është galeria e vogël e personazheve që bëjnë jetë në faqet e këtij romani. Një numër i vogël fytyrash njerëzore, nga ata dhe ato që ishin familjarë, fqinjë e bashkëmoshatarë të Bardhit, duke filluar nga i ati, nëna, vëllezërit e motrat. Edhe xha Fejza me tri çikat: Feriden, Xheziden e Fahrijen, besa edhe çika e katërt, Bahtija, pastaj  fqinjët: xha Ilazi me të shoqen e deri te e shoqja e Ademit, Azeminja, me shpirt satanai që dinte ta lëndonte shpirtin fëmijëror të Bardhit, siç veproi kur e gjet duke lozur në pluhur, bashkë me qenin e tij.

Përfundimisht babai, e sidomos nëna e Bardhit, normalisht secili shquhej me karakteristikat e veta edhe si pjesë e dhembjes, por edhe si pjesë e durimit, me të cilin i kishte mësuar jeta.

Janë pastaj shokët dhe shoqet e shkollës, që befasohen me zellin e Bardhit për mësim, e sidomos mësuesja Shukrije, të cilët bëhen pjesë e jetës së Bardhit deri në ditën e fundit të jetës së tij në këtë botë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

17 aksidente me të lënduar dhe 1887 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

By adminMay 17, 2026

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, në vend…

Moti sot

May 17, 2026

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

17 aksidente me të lënduar dhe 1887 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

May 17, 2026

Moti sot

May 17, 2026

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.