Author: admin

Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën në teatrin e Qytetit për të bashkëbiseduar me Ministren e Drejtësisë dhe Kryetarin e Komunës rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve. Iniciativa të shumta do të…

Read More

Në kuadër të Manifestimit për Ditën e Flamurit-28 Nëntorin, nga të rinjtë e KVRL-së, janë vendosur nëpër qytetin e Kamenicës, shtëpiza ushqyese për zogjtë, të punuara nga vetë ata. KVRL-ja falënderon Arian Mavriqin, i cili ka ndihmuar në sigurimin e materialeve, për realizimin e këtij aktiviteti./GJILANI INFO/

Read More

Për arritje të veçanta në letërsi, shkrimtarit, Prend Buzhala, iu është ndarë sot çmimit letrar “Beqir Musliu”, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Buzhala ishte përzgjedhur paraprakisht nga juria vlerësuese e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Arsim Halili (kryetar) dhe Sadetete Tërnava – Osmani e Tahir Arifi (anëtarë). Kurse ky çmim, siç dihet jepet nga Zyra e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, Ars Club “Beqir Musliu”. Në ceremoninë  e dhënies së këtij çmimi, që u bë në Bibliotekën e Qytetit, mori pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,…

Read More

Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale ka shkruar Riad Rashiti. “Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara. Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet…

Read More

Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Gruas “Liria” dhe Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës në city-light-at e qytetit:  “Raporto, mos duro” dhe “Dhuna është krim, mos dhuno”. Kjo, me qëllim të senzibilizmit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që ta raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas. Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata përfundon…

Read More

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e XI-të të rregllt. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, disa nga drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë. Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.36820/17.11.2022, nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, 2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit, 3. Propozim-Vendim Sh.5 Nr.36511, për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2022 në shumën prej 270,000.00 Euro, 4. Rregullore Sh.01 Nr.36198, për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të…

Read More

Në kuadër të aktiviteteve të realizuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nën dirigjimin e udhëheqësit të Teatrit “Lulëkuqja”, Muharrem Hoda, sot është mbajtur Marshuta skenike e 110 fëmijëve të këtij teatri. Numri prej 110 fëmijëve është simbolikë e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo Marshutë kishte për qëllim defilimin e 110 fëmijëve nga Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati”, rrugës “Sëkndërbeu” deri tek përmendorja e dëshmorëve “Vëllezërve Krivaqa” dhe “Agush Isufi” si dhe dëshmorit “Besnik Marovca”. Pas defilimit të fëmijëve është mbajtur program kulturor në sallë brenda të…

Read More

Me rastin e 25 nëntorit “Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas”, komuna e Vitisë, filloi fushatën “RAPORTO, MOS DURO” për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor, ku në kuadër të kësaj fushate do të realizohen aktivitete të shumta nga institucionet komunale dhe Policia e Kosovës-Stacioni në Viti dhe Mekanizmi Komunal Për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. Me këtë rast do të mbahen ligjërata me nxënës në shkollat e komunës së Vitisë, tryeza me institucionet përgjegjëse që punojnë në parandilimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të dhunës në…

Read More

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gurthemeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, e ku pos familjes së heroit, kanë marrë pjesë edhe personalitete nga niveli lokal e qendror dhe nga Maqedonia e Veriut. Kryetari Hyseni tha me këtë rast se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, të vendosë gurthemelin e njërit…

Read More

Spartak Ngjela NGA: M.H. Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovë pasi askush nuk ka fuqi ta mund Amerikën, përcjell “Bota sot”. Po Serbia, a ka gjasë të cenojë Kosovën e mbrojtur nga Amerika? Avokati shprehet se “nuk ka gjasë, sepse po ta bëjë do të bjerrë në kurth. Pse? Sepse forcat shqiptare dhe ato aleate të Shqipërisë, do të gjejnë rastin ta çojnë kufirin e Kosovës deri në Nish”, shtoi Ngjela. Postimi i plotë A po…

Read More