Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!
  • Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave
  • Unë do të vij!
  • Brenda një dite 36 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa gjobiëse në Kosovë
  • Dhimbje në familjen Abazi, 24-vjeçari Adrian Abazi ndahet nga jeta në Gjermani
  • Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se premtoi termine për viza pune në Gjermani, ua mori nga 1,200 euro tre personave
  • Në Koretin të Kamenicës konfiskohet një armë zjarri me 18 fishekë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person dhe ngre tri aktakuza për tri vepra penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shkrimtarit Prend Buzhala iu dorëzua çmimi letrar “Beqir Musliu”
Kulturë

Shkrimtarit Prend Buzhala iu dorëzua çmimi letrar “Beqir Musliu”

adminBy adminNovember 26, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Për arritje të veçanta në letërsi, shkrimtarit, Prend Buzhala, iu është ndarë sot çmimit letrar “Beqir Musliu”, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Buzhala ishte përzgjedhur paraprakisht nga juria vlerësuese e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Arsim Halili (kryetar) dhe Sadetete Tërnava – Osmani e Tahir Arifi (anëtarë).

Kurse ky çmim, siç dihet jepet nga Zyra e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, Ars Club “Beqir Musliu”.

Në ceremoninë  e dhënies së këtij çmimi, që u bë në Bibliotekën e Qytetit, mori pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se që nga viti 2004 jepet ky çmim dhe po e vazhdojnë traditën tash për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë duke e shpallut fituesin.

“Me këtë rast, e uroj fituesin e këtij çmimi të madh letrar, poetin Prend Buzhala”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Ndërsa, Kryetari i Komisionit vlerësues, Arsim Halili, tha se arsyet për t’u nominuar dhe për t‘ia dorëzuar çmimin poetit Buzhala kanë qenë faktike, duke thënë se ai është emër i cili i ka bërë mbi 80 vepra letrare.

E, për krijimtarinë dhe në mbështetje të këtij çmimi, për Prend Buzhalën folën edhe Emin Azemi, Tahir Arifi dhe Mehmetali Rexhepi si dhe nikoqiri i kësaj ngjarje kulturore, Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Club “Beqir Musliu.

Ndërsa, laureati i këtij çmimi, Prend Buzhala ka falënderuar Komunën e Gjilanit, Jurinë e këtij çmimi për  këtë vendim dhe e ka çmuar Gjilanin si Qendër të Kulturës dhe si “Shtëpi” e Shkrimtarëve.

Përndryshe, deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi, Edi Shukriu, Agim Gjakova , Nasi Lera dhe tani Prend Buzhala. /GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Unë do të vij!

November 11, 2026

Identifikimi i tekstit me traditën

October 30, 2026

Për mahi e për njëmend

October 25, 2026
Mos humbni
Opinione

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

By adminNovember 11, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Trendafilova dhe West duhet ta kuptojnë se mandati gjyqësor nuk është…

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026

Brenda një dite 36 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa gjobiëse në Kosovë

November 11, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.