Author: admin

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur…

Read More

Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare. Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Shaban Shala, Jusuf e Bardhosh  Gërvalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha e Ukshin Hotit.  Bislimi tha se pret që të bëhet zgjidhja e lëndëve që u dorëzuan në Prokurorinë Speciale dhe të ndriçohet fati i veprimtarëve…

Read More

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në një market në Gjilan. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:32, ku një person nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë nga arka e marketit. Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është arritur të ndalohet nga punëtorët e këtij marketi dhe i njëjti është arrestuar. “Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar…

Read More

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se në Serbi ekzistojnë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe i vetmi këshill që ka problem me flamurin ështe vetëm Këshilli Kombetarë i Shqiptarëve. “Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi. Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit. “Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veqoritë identitare të…

Read More

Shekip Fazliu, bashkëluftëtar i Adem Jasharit ka treguar se pas vrasjes së 52 anëtarëve të familjes, nipi i tij, Bashkim Jashari nuk kishte komunikuar me askënd. Ai thotë se Bashkimi nuk donte të fliste me babain, Rifat Jashari dhe familjarët e tij që ishin në Gjermani. “Kisha dashtë ta theksoj telefonatën e parë që e kishte Bashkimi. Baci Rifat, Murati, Luli dhe Bekimi ishin në Gjermani në atë kohë dhe unë isha me Bashkimin i shoqëruar me disa shokë tanë sepse Bashkimi hezitonte dhe ne hezitonim ta lëmë të konktatonte me njerëz tjerë sepse ishte përgejgjësi e madhe ta ruajmë…

Read More

Mbahet koncert festiv për Ditën e Flamurit. Në kuadër të agjendës së Manifestimit për Ditën e Flamurit, sot në Kamenicë, është mbajtur koncerti në kudër të Ditës së Flamurit.Në kêtë koncert kanë performuar artistët Denik Prizreni dhe Fjolla Krasniqi, nën përcjeljes e Orkestrës Frymore. Koncerti më pas ka vazhduar edhe me performancën e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kamenicës”. /GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorë e kolegë pune, sot kanë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, për të nderuar jetën, veprën e sakrificën e tyre, për lirinë e vendit. Rahimaj ka thënë se vepra e tyre duhet të jetë frymëzimi dhe rruga që duhet ta ndjekim, në mënyrë që të punojmë e t’i afrohemi idealit të tyre. /GJILANI INFO/

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët, me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. Nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, ne sot po e gëzojmë lirinë. “Falë gjakut të dëshmorëve, duke filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë lirinë. Sot bashkërisht po e vazhdojmë ndërtimin e vendit dhe do të mundohemi në vazhdimësi që ta ruajmë…

Read More

Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së flamurit kombëtarë shqiptarë sot në Viti, fillimisht për nderë të kësaj dite është mbajtur një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, ku nga një fjalë rasti kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i këtij organi, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Abdyl Bajrami nga OVL- UÇK në Viti. Më pas të gjithë bashkërisht kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku edhe u vendosën kurora lulesh dhe u përkujtuan dëshmorët e rënë për liri. Ndërkaq nën organizimin e komunës, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt…

Read More

Ministrja Haxhiu, kryetari Hyseni, të shoqëruar nga zëvendësministrat Sallahu dhe Osmani, vizituan panairin tradicional të grave Gjatë qëndrimit të sotëm në Gjilan, ministrja Haxhiu zhvilloi një vizitë në panairin tradicional të grave. Ministrja Haxhiu tha se mbështetja institucionale ndaj ndaj grave nuk duhet asnjëherë të mungojë, dhe se atyre duhet krijuar më shumë kushte për punë dhe zhvillim. Gratë afariste janë një rrëfim suksesi në shumë qytete të Kosovës dhe pjesmarrja e tyre në biznes duhet të inkurajohet. Ministrja Haxhiu së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, zëvendësministrin e Drejtësisë Blerim Sallahu dhe zëvendësministren e Kulturës…

Read More