Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit

July 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kremtohet festa e 28 Nëntorit në Viti
Lajme Lokale

Kremtohet festa e 28 Nëntorit në Viti

adminBy adminNovember 28, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së flamurit kombëtarë shqiptarë sot në Viti, fillimisht për nderë të kësaj dite është mbajtur një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, ku nga një fjalë rasti kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i këtij organi, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Abdyl Bajrami nga OVL- UÇK në Viti.

Më pas të gjithë bashkërisht kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku edhe u vendosën kurora lulesh dhe u përkujtuan dëshmorët e rënë për liri. Ndërkaq nën organizimin e komunës, konkretisht të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, u mbajt edhe një koncert festiv në sallën e koncerteve brenda shtëpisë së kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Ndërkaq në kuadër të këtyre aktiviteteve poashtu sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete sportive në palestrën shkollore brenda IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti si dhe do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për atdhetarin dhe intelektualin Sabit Rexhepi në Gjylekar të VItisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi gjatë seancës solemne që është mbajtur sot për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ka folur për rëndësinë e 28 nëntorit ndër vite.

” Nëntori është festë që ka bashkuar përherë shqiptarët dhe i ka orientuar ata drejt së ardhme. Festat e nëntorit janë përherë festat e krenarisë sepse fillet e lirisë, flamurit janë orientuar në nëntor “, u shpreh kryesuesi Azizi. Ai tha se kontributi i heronjve, dëshmorëve, veprimtarëve, martirëve ndër shekuj kanë sjellur nëntor duke porositur se duhet të jemi mirënjohës për kontributin e tyre.

Ndërkaq zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu e çmoj lartë këtë festë dhe pati një porosi për shqiptarët. “ Sakrifica shekullore e kombit tonë na obligon secilin prej nesh që të ndërtojmë dhe ruajmë me dashuri shtetin dhe shoqërinë demokratike. Ne e kemi obligim moral dhe amanet e të parëve tanë që ti ruajmë vlerat tona kombëtare, gjuhën, traditën, simbolet dhe gjithçka që është pjesë e kombit tonë dhe që frymon shqip. Ne duhet të punojmë me angazhim maksimal dhe të bashkuar duke marrë si udhërrëfyes atdhetarët dhe luftëtarët e lirisë dhe të përcjellim brez pas brezi dashurinë dhe sakrificën e popullit tonë që të arrijmë majat më të larta të shoqërisë globale. ” u shpreh zv. Kryetari Aliu. Kurse një fjalë rasti ka mbajtur edhe Abdyl Bajrami nga OVL-UÇK në Viti, i cili ju ndër tjerash uroj të gjithë shqiptarëve ku do të janë këtë festë.

Ndërkaq pas kësaj seance përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuan dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Më pas nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti është mbajtur një koncert festiv nga artdashësit vitias. Ndërkaq në kuadër të këtyre aktiviteteve poashtu sot do të zhvillohen edhe disa aktivitete sportive në palestrën shkollore brenda IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti si dhe do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për atdhetarin dhe intelektualin Sabit Rexhepi në Gjylekar të Vitisë. /GJILANI INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Uncategorized

Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit

By adminJuly 28, 2026

Një nga kujtimet më të dhimbshme që autori i këtij shkrimi ka ruajtur nga babai…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimi i Hasip Abdullahut: Mobilizimi me dhunë i shqiptarëve në vitin 1945 dhe rrugëtimi drejt Tivarit

July 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.