Author: admin

Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë. Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë. Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se 160 kilometra në orë. Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh. Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka thënë se me punën dhe me përkushtimin e lojtarëve, Kosova e synon kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024. Ai ka thënë se ka një dëshirë të madhe brenda grupit për ta arritur këtë qëllim. “Atmosfera është fantastike, ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Sot kishim stërvitje më ofanzive, por mirë jemi duke punuar shume dhe besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Ne e dimë se të gjithë kemi besim dhe kemi dëshirë edhe besojmë se do të kualifikohemi, por kjo arrihet vetëm me punë dhe për atë jemi duke punuar çdo ditë.…

Read More

NGA ZYMER MEHANI Romani “Shamia e nënës” është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës….Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do…

Read More

Shqipëria është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit. Termeti ndodhi në orën 2:42 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës. Pas tij, Shqipëria u goditet edhe nga dy termete tjera, në orën 03:09 me mangitudë prej 3.7 shkallë të Rihterit si dhe i fundit në orën 03:22 me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit. Epiqendra e termetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Read More

Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkë me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Arianit Sadiku si dhe bashkëpunëtorë të tjerë vizituam Bashkësinë Islame në Gjilan. Uruam Kryetarin e BIK-ut në Gjilan për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke uruar agjërim sa më të lehtë për qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Kosovës. Para vetes kemi plot 29 ditë sakrificë e vetmohim, mëshirë e solidaritet. Kjo bashkëndjesi ndaj të tjerëve e sakrificë e jona qofshin vlera që na shoqërojnë gjithmonë. Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit

Read More

Një adoleshent shqiptar ka folur me të përditshmen britanike ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i frikshëm drejt Britanisë me gomonet e trafikantëve. Rrjeti britanik shkruan se adoleshenti F.D ashtu si qindra të tjerë kërkonte të realizonte fantazitë e tij për pasuritë që mund të bëhen duke punuar ilegalisht në Angli, kryesisht të nxitura nga trafikantët për rritjen e biznesit të tyre. 15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë sipas tij të tmerrshme, teksa në intervistën me The Mail on Sunday, thoshte se mesazhi i tij ishte: ‘Mos shko në Britani!’ Ai pranonte…

Read More

Profesori amerikan në Universitetin e Johns Hopkins ka thënë se Administrata Biden duhet ta bindë Ukrainën nëpërmjet marrëveshjes së Ohrit që ta njohë Kosovën. Kjo, sipas tij, do t’i vinte në situatë të vështirë pesë shtetet mos-njohëse. Ai ka propozuar tri pika me anë të së cilës Marrëveshjen e Ohrit duhet ta paraqesë si obligative për nga natyra, në mënyrë që të mos i shmanget detyrimeve Beogradi. “Së pari, BE-ja duhet të eliminojë pretendimin se është vetëm lehtësues midis palëve – dhe Uashingtoni duhet të eliminojë pretendimin se është vetëm mbështetës që ndjek shembullin e BE-së. Vetë marrëveshja përfshin…

Read More

Ndryshon ora verore. Mes të shtunës 25 dhe të dielës së 26 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore. I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me përfaqësues nga Bashkimi Europian si dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë kanë vizituar nga afër si dhe kanë parë punimet e realizuara në objektin e kësaj shkolle. “Që nga paslufta e këtej në këtë shkollë nuk ka pasur fare investime të tilla, andaj ne jemi shumë të kënaqur që në bashkëpunim me BE-në dhe FKEE-në sot po shohim objektin që ka marrë një pamje kaq të mirë si dhe të përshtatshme për një shkollë”-tha Rahimaj. Ky investim nuk do të jetë i fundit për këtë shkollë, ka shtuar ai./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, kanë vizituar sot fshatin Sadovinë e Muhaxherëve. Ai ka takuar banorët dhe biseduan rreth projekteve në këtë fshat dhe rreth asfaltimit të platosë së kompleksit memorial të dëshmorit Florin Maliqi, busti i të cilit pritet të zbulohet më 6 maj 2023, konkretisht në përvjetorin e rënies së tij./GJILANI INFO/

Read More