Author: admin

Komuna e Mitrovicës prin me numrin e rasteve sociale. Kjo bën që nevoja për ndihma të jetë e madhe. Ka familje që nuk e kanë të zgjidhur ende punën e strehimit e kushtet për jetesë janë shumë të vështira. Mensur Çizmolli nga Mitrovica tash e tre muaj ka mbetur pa shtëpi. Shtëpia në lagjen “2 Korriku” ku ai dhe familja e tij qëndruan për rreth 20 vjet, u rrënua nga pronari i saj. Kjo familje muajin e kalon me 110 euro ndihmë sociale. “20 vite kemi jetuar në një shtëpi të huaj, për momentin e kanë rrëzuar. Pronari ka…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën “Bereqeti” dega në Gjilan në prag të ardhjes së muajit të Ramazanit, për aksionin “Sofra e Ramazanit”, sot në Gjilan bëri shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 thas miell për familjet e jetimëve. Familjet u përcaktuan nga Koordinatori i degës Iljaz ef Mustafa, duke i përfshi të gjitha familjet e jetimëve. Në këtë aksion humanitar ishte Drejtori i Shoqatës “Bereqeti” Behxhet Ajvazi dhe Koordinatori i Shoqatës Bereqeti dega në Gjilan Iljaz ef Mustafa së bashku me Sekretarin Agim ef Hyseni. Këto pako janë donacion nga Qendra e Mbretit…

Read More

Komuna e Gjilanit ka shënuar ditën botërore të Sindromës Down me aktivitete ndërgjegjësuese nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në ngjarjen ku pos kryetarit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ndërkohë, është hapur edhe ekspozita para platosë së Teatrit “Një botë me plot ngjyra”. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se e ka përkrahur këtë inciativë të dy profesorëve gjilanas, ku pjesëmarrja e njerëzve ka qenë mjaftë e madhe. “Punimet artit dhe kartolinat që janë punuar sot, do të jepen nëpërmjet ankandit dhe të hyrat do…

Read More

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe shoqatën SHFPP “Pyjet e Dardanës” nga Kamenica, sot për nder të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve kanë mbjellur disa fidanë në shkollat e Kamenicës. Këta 200 fidanë janë dhënë donacion nga kryetari i SHFFP “Pyjet e Dardanës”, Hamit Pireva, dhe u janë shpërndarë disa shkollave. Shkollat përfituese të këtyre fidanëve ishin: SHFMU “Rexhep Mala’’-Topanicë, SHFMU “Xhavit Ahmeti’’- Hodonoc, SHMLM’ “Sejdi Kryeziu’’- Roganë, SHFMU “Sadri Misni”- Shipashnicë e Epërme, SHFMU “Hasan Prishtina”- Busavatë. Komuna e Kamenicës është mirënjohëse dhe falënderon donatorin Hamit Pireva duke shpresuar edhe…

Read More

Në organizim të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, BONEVET Kamenica dhe HANDIKOS,janë organizuar një mori aktivitetesh për të shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down. Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli Kastrati bëri hapjen e këtiij aktiviteti duke përshëndetur të pranishmit. “Çdo vit këtë ditë e shënojmë edhe në komunën tonë me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për synim ngritjen e ndërgjegjës së shoqërisë mbi nevojat dhe potencialin që kanë personat me Sindromën Down. Personat me këtë sindromë ende ballafaqohen me sfida të ndryshme si pasojë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Igli Totozani, drejtor i ri i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan me bashkëpunëtorë dhe me ekipin e OSBE-së në Viti. Me këtë rast gjatë këtij takimi z. Totozani ka çmuar lartë punën e qeverisjes lokale në Viti, konkretisht të kryetarit Haliti duke shtuar se qytetari ka qenë besnik plotë ndaj tij dhe punës së tij. Ai ka thënë se OSBE ka një bashkëpunim të mirë me këtë komunë dhe se ata synojnë të fuqizojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Ai shtoj se OSBE do të…

Read More

Me rastin e ditës Botërore të Sindromës Down, sot komuna e Vitisë ka organizuar një aktivitet simbolik me fëmijët vitias të shkollës fillore”Bafti Haxhiu” në Viti. Fillimisht kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pirë nga një pije me fëmijët dhe ju ka ndarë atyre edhe nga një dhuratë, gjithashtu ka bërë një falënderim të veçantë për mësuesin Besnik Zuka. Përndryshe në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës se Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down./GJILANI INFO/

Read More

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria e arsimit në Viti, janë duke u mbajtur garat finale në futboll të vogël dhe atë në Fshatin e Ri. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar këto gara shkollore, ku kryesisht kanë marrë pjesë nxënës të shkollave nga kjo komunë prej klasës së 6 deri 9-ta dhe atë për djem dhe vajza. Kryetari Haliti i ka uruar suksese nxënëseve dhe hapi lojën finale në mes të shkollave fillore të mesme të ulët “28 Nëntori”-Vërban dhe të “Dëshmorët e Vitisë” Viti. Ndërkaq gjithashtu po vazhdojnë garat në…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, nëpërmjet të cilës ka paraqitur tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike. Kryetari Hyseni tha se ‘nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë’. Për rastin e parë, kryetari Hyseni tha se ka të bëjë me diferencën mes faturave të paraqitura dhe gjendjes faktike të inventarit në QKMF, ndërkaq për dy rastet tjera theksoi se kanë të bëjnë me shpronësimet. “Tashmë janë bërë më shumë së 1 vit qeverisje, ndërkaq nuk jemi marrë me të kaluarën…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, nën kryesimin e Arianit Sadikut, kryesues i Kuvendit Komunal, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar për vitin 2022 si dhe raportin e punës të kryetarit të Komunës për vitin 2022. Po ashtu, KPF ka rekomanduar për miratim në Kuvend edhe draft planin komunal për menaxhimin e mbeturinave, propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik në parcelën nr.146-0 në Dobërçan, propozim vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarët e komisionit komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena” NLP “Stacioni i Autobusëve” dhe NLP “Tregu” në…

Read More