Author: admin

Këto pako përbëheshin prej gjërave më elementare për përgatitjen e iftarit dhe të syfyrit. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në koordinim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Këto pako përbëheshin prej gjërave më elementare për përgatitjen e iftarit dhe të syfyrit. Pakot ishin donacion nga shoqatat kuvajtiane dhe donatorët vendorë në projektin Sofra e Ramazanit.  Sipas njoftimit të koordinatorit të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Ilaz Mustafa, aksioni Sofra e Ramazanit vazhdon edhe më tutje, ku donatorët mund të kontribuojnë me 40 euro për…

Read More

Një vajzë e mitur nga fshati Reznik i komunës së Vushtrrisë, është zhdukur tash e dy ditë. Zhdukjen e vajzës e ka raportuar në polici babai i saj. Ai ka thënë se e mitura është larguar nga shtëpia më datë 25 mars 2023 dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka…

Read More

NGA: XHAVIT ÇITAKU Si bashkimi i stilit poetik dhe i sitilit dituror ashtu edhe mbizotërimi i këshillës dhe i ndjeshmërisë së theksuar, e dëshmojnë përpjekjen e Bajram Muharremit- Bistrica që veprën e tij ta bëj sa më të lexueshme. Domethënë: si me përmbajtjen, ashtu edhe me porosit, si me ndjenjat, ashtu edhe me stilin, ai përpiqet që krijimtarinë e tij t’is ofroj edhe jetës edhe lexuesit. Për të arritur këtë sukses këtij poeti rrethanat e krijuara në mërgim ia mundësuan, pos tjerash, edhe krijimin e kontakteve me kulturën letrare të Suedisë, e cila solli riformulime të ndjeshme brenda tij, duke…

Read More

Ornela Dardha është lektore në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow, transmeton albinfo.ch. Ajo ka përfunduar studimet në Bolonja të Italisë, ku ka jetuar për 9 vjet. Ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në La Sapienza, ndërsa doktoraturën në Bolonja. Shkencëtarja shqiptare është vlerësuar nga qeveria italiane si “Shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”. “Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re joitaliane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë. Sipas raportit 24 orësh thuhet se viktimë e dhunimit ka qenë një vajzë e mitur. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët janë njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit të shtetit, por nuk përmenden asnjëherë nga institucionet. Ekonomia Online ka pyetur disa qytetarë se sa jamë të kënaqur si konsumatorë dhe a kanë vërejtur parregullsi nëpër markete. “Po ka shkelje. Në rend të parë që nuk janë çmimet në rregull. Çmimet i rrit secili market sipas interesave të veta. Sidomos çmimet për produktet bazike duhet me qenë të rregulluara me ligj, pra asnjëri të mos…

Read More

Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e parë të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës. Klasa e dytë nuk ka asnjë, ndërsa të tjerat kanë nga dy deri në katër nxënës. “Për çdo vit ka rënie të numrit [të nxënësve]. Shkolla është më e heshtur”, thotë drejtoresha Qamile Gashi. Kur në vitin 2015 mori këtë pozitë, ajo tregon se shkolla i kishte 60 nxënës – sot i ka 19. “Disponimi i fëmijëve nuk është edhe aq në nivel, sepse nuk ka konkurrencë në klasë, nuk kanë shokë mjaftueshëm. Me padurim presin të…

Read More

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka dhënë aprshikimi për pesë ditët e ardhshme. Ky është parashikimi i plotë: Parashikimi i motit për pesë ditë ( 27- 31 mars 2023)! Mot i ndryshueshëm E hënë- Mot kryesisht  i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje , sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m , reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. E martë- Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende…

Read More

Në përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-komandant Mjekra, Institucionet komunale të Vitisë në krye me zv. kryetarin, Hasan Aliu dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, përfaqësues nga Lugine e Preshevës dhe veteran të luftës së UÇPMB-së, policisë së Kosovës, subjekteve politike, deputetë të Republikës së Kosovës dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh tek varri i dëshmorit. Përndryshe për 3 ditë rresht, në komunën e Vitisë janë zhvilluar aktivitete të shumta kulturore e sportive në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 2023 ”, i cili manifestim do të përmbyllet sonte me…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta Ajeti dhe kryetarin e sindikatës në nivel komunal Kemajl Bislimi, kanë vizituar sot mësimdhënësit të cilët janë duke mbajtur trajnimin me temë ,,Aplikimi dhe programimi i kompjuterëve në mësimdhënije”. Me këtë rast, kryetari Haliti i ka falenderuar mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre që po e bëjnë edhe në këto ditë vikendi, me qëllimin e vetëm ngritjen e cilsisë në arsim. Përndryshe, ky trajnim që po mbahet në shkollën teknike, është organizuar nga SBASHK-u. /GJILANI INFO/

Read More