Author: admin

Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar me notën e përgjithshme 4.5 nga media zvicerane “Blick”. Është vlerësuar për 4 ndeshjet e Kampionatit Botëror. “I fortë në ndeshjet e para, i fortë kundër Serbisë dhe më pas i dobët si gjithë të tjerët kundër Portugalisë”, shkruan mes të tjera “Blick” për futbollistin Xhaka. Zvicra është eliminuar në të tetën e finales, duke pësuar humbje me rezultat 6:1 nga Portugalia, por më e mirë e më të mirës është se e dërguan në shtëpi Serbinë, duke e gjunjëzuar me 3:2.

Read More

Adem Nimani Çnjerëzimi është dukuri e moçme sa vet njeriu. Të flasësh apo të heshtësh, kjo është dilema që mbetet! Çnjerëzimi njihet qëmoti si krim i rëndë kundër qenies njerëzore. Dosjet e çnjerëzimit zakonisht janë hapur vonë ose kanë përfunduar në varr. Shumica e rasteve të dhunimit dhe përdhunimit janë heshtur. Duket sikur misteri i heshtjes dhe i fjalës publike, akoma mbetet i pazgjidhur. Njeriu që end fjalë (shtënçi-shtinci-shtinsi), nga populli konsiderohet më i keq se dorasi. Aq sa e lëndonte akti i çnjerëzimit viktimën, po aq e godisnin thashethemet përreth. Prej këtu ka rrjedhë fjala e urtë: “Në…

Read More

Tifozët zviceranë janë duke kërkuar që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit. Gazeta më e madhe zvicerane, “Blick” ka bërë një sondazh me pyetjen se a duhet të vazhdojë Xhaka si kapiten i helvetikëve. 69% e respondentëve kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit. FOTO GALERI 25% e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje. Deri tani 36 mijë e 837 votues kanë marrë pjesë Granit Xhaka është lojtari kyç i Zvicrës dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të…

Read More

Libri i diplomatit Halim Hyda me titullin domethënës “Përtej valixhes diplomatike” e sfidon lexuesin me hamendje para se ta lexoj atë. Secili lexues mund të pres kujtime ose autobiografi të autorit nga një titull i tillë. Por, kjo është një parandjenjë që revidohet përgjatë leximit të librit. Diplomati Hyda lëvizë nëpër tema politikologjike, sociologjike dhe diplomatike gjatë shkrimit të këtij libri. Kjo lëvizje ndodh natyrshëm, pa një prerje të qartë mes temave. Duket që biografia e tij ne jetë dhe profesion prej pedagogu, veprimtari politik dhe diplomati e kanë ravijëzuar një ndërvperim të tillë tematik. Kështu Hyda e fillon…

Read More

Familjarët: Posedojmë një incizim për torturat që i janë bërë Nagip Zymberi, xhaxhai i 28-vjeçarit Artan Zymberi, i cili ndërroi jetë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi, tregoi se arsyeja pse nipi i tij u arrestua në kufirin Kosovë-Serbi ishin tatuazhet në trup me flamurin kombëtar, si dhe një foto me armë kallashnikov që ndodhej në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Norvegjisë, përcjell albinfo.ch. “Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka arrestuar një person i cili dyshohet për “Dëmtim të varreve apo kufomave”. Siç njoftohet, i dyshuari T.N., gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale. “Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” i  cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat Ortodokse.” “Më datën 08.12.2022  është  arritur të identifikohet dhe ta…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Zvicër. Rama tha se Parlamenti i Zvicrës e ka miratuar me 129 pro Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore. Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, iu paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. “Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij vit. Faleminderit…

Read More

Në orën e 23-të të së enjtes, vetëm 60 minuta para mesnate, derisa një veturë e Policisë së Kosovës po patrullonte nëpër fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit, u sulmuan nga një grup personash të armatosur dhe me maska. Vetura u dëmtua shumë dhe një polic u plagos. Në njoftimin e policisë në orën e parë të së premtes, thuhej se “njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata”. Armët u shkrepën nga një automjet i tipit AUDI, ngjyrë hiri, me targa ilegale “KM”. Njoftimi…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë prezantuar buxhetin për vitin 2023 për Gjilanin, në takim me qytetarët. Kryetari Hyseni, i cili së bashku me kryeministrin Kurti kanë marrë pjesë në debat nëpërmjet lindhjes direkte nga Vjena, ka thënë se si asnjëherë më parë, rreth 33 milionë euro është buxheti për Gjilanin, e mbi 46.5 milionë euro investime kapitale. “Në vlerë totale mbi 46.5 milionë euro arrijnë edhe investimet kapitale nga niveli qendror, 8.5 milionë prej…

Read More

NGA BASHKIM SALIASI Pasi lexova këtë libër me titull “Pylli i çuditshëm”, përkthyer nga shkrimtari, poeti dhe gazetari Sokol Demaku dhe redaktuar nga shkrimtari dhe poeti Viron Kona mbeta i mrekulluar nga rrjedhshmëria e mendimit dhe tregimi i ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Mitrovicës martire në mënyrën më perfekte, që jo vetëm nuk të sjellin lodhje, por përkundrazi të rrisin adrenalinën dhe të bëjnë ta ndjesh veten sikur edhe ti je pjesë e kësaj tragjedie që ka përjetuar autoria e librit, Shaha. Duke qenë se e kam provuar vet ndiesinë e kalimit të kufirit si nga toka dhe…

Read More