- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale P. C
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit P. C. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin…
Në ambientet e Medresës së Gjilanit, Këshilli Bashkësisë Islame në Gjilan, nën patrotanatin e Kreut të saj, Efendi Naim Aliu, ka shtruar iftar për personat me nevoja të veqanta si Shoqata e të Verbërëve dhe Shoqatës Hendikos! Të pranishëm ishin anëtarë nga këto shoqata, si dhe Kryetari i Union të Shoqatave, Bujar Kadriu. Në një fjalë rasti ndër të tjerash, kryetari Naim Aliu tha: “Së pari falenderojmë Zotin e madhërishëm që na ka mundësu që sot të bëhemi bashk dhe të ushqehemi, duke i falenderuar të pranishmit për pjesmarrjën dhe duke i shprehur mbështetetje të plotë për juve si…
Ky racion përgatitet shpejt, ndërsa shija i fascinon të gjitha shqisat tuaja Përbërësit: – 450 – 500 g fileta pule; – 1 qese perimesh të ngrira të përziera me oriz; – 500 ml ajkë për zierje, – 100 g kaçkavall; – kripë; – piper; – pluhur hudhre; – 6 – 7 kore për pite. Përgatitja: ⦁ Mishin e bardhë piqeni në kube, qitni kripë dhe piper dhe fërgoni në tigan. ⦁ Kur të fërgohen shtoni perimet dhe fërgoni bashkë 10 – 15 minuta. ⦁ Nxehni furrën në 200 gradë. ⦁ Tepsinë katrore apo të rrumbullakët mbështilleni me kore për…
Jeni të vetëdijshëm se këta njerëz janë altoparlantët më të mirë që mund të dëshironit nëse dëshironi që informacioni të përhapet shpejt. Zakonisht nuk kanë qëllime të këqija. Problemi është se ata kanë tendencën e bezdisshme për të menduar pasi flasin. Ndoshta mund të kujtojmë kohët me njerëz të tillë kur donim vetëm të hapej toka dhe të na gëlltiste dhe kur kemi menduar “për hir mos e thuaj, mos e thuaj!. Në ato momente mund të jeni përpjekur t’i jepni një shtytje ose një goditje delikate nën tryezë, por rezultati zakonisht vendoset dhe nuk mund të ndryshohet. Mes…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës, po ashtu përbënë pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll. Nëse niveli i yndyrave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë. Nivelin e yndyrave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente. Kufizimi i sheqerit Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe…
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”. Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1. Kosova ka synim kualifikimin në kampionatin evropian, prandaj sonte do të luajë vetëm për fitore.
Nga: Nadine Gordimer Cila është liria e shkrimtarit? Për mua shkrimtari ka të drejtë të ruajë dhe të botojë botërisht një këndvështrim depërtues, të fuqishëm, vetjak të situatës në të cilën ndodhet shoqëria e tij. Nëse mundet të bëjë më të mirën dhe të jetë i çliruar nga konformizmi publik i interpretimit politik, moralit dhe shijeve. Kur jeton në këtë kohë, në këtë vend, dhe në këtë mënyrë si jetojmë ne, “liria” të vjen në mendje si një koncept krejtësisht politik dhe kur njerëzit mendojnë për lirinë e shkrimtarëve, ata kanë menjëherë përfytyrimin pamor të një grumbulli të madh…
Një shqiptar nga Kosova, i cili jetonte në SHBA, ka ndëruar jetë tragjikisht teksa po shpëtonte jetën e një fëmije. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Florida të SHBA-së, ku viktima Adem Qorri po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë. “Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë, është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i të ndjerit. Qorri së bashku me ekipin e djalit 10 vjeç (futboll amerikan)…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se me deklaratat para takimit në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i hapi rrugën marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se deklarata pas takimit, se ai nuk mund të firmoste asgjë “për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë” është një tallje që u prit keq në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të Bashkimit Evropian. Cramon tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, pozicioni ndërkombëtar i së cilës, sipas saj, do të ishte shumë më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.…
Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës. Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror. Sot 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore…

