- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Diaspora vitin e kaluar dërgoi 1.22 miliardë në Kosovë, 6% më shumë se vitin paraprak Referuar statistikave zyrtare nga BQK, 1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro, apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitencave. Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim njoftues komandantin e KFOR-it turk për Kosovë, Recai Yilmaz. Në këtë takim, temë diskutimi ka qenë sigurimi i ofrimit të bashkëpunimit të KFOR-it turk për Komunën e Gjilanit. Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projekte ku mund të ndërveprojnë të dyja palët dhe si rrjedhojë u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje. Përveç kësaj, kryetari Hyseni e ka njoftuar komandantin për çështje lidhur me planet e tij për qeverisje./GJILANI INFO/
Policia e Kosovës, konkretisht policia kufitare, me datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – Republika e Maqedonisë së Veriut dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë. Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e dyshuar, ku si rezultat rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, në pronën e të dyshuarit M. J. viti i lindjes 1991, i cili dyshohet se me të…
Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar deri të martën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit. Janë rreth 5 mijë zyrtarë, të cilët obligohen të deklarojnë pasurinë, në të kundërtën do të përballen me gjoba e kallëzime penale. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë se deklarimi i pasurisë është duke vazhduar me avazin e vjetër, duke u lënë për ditën e fundit. Buleshkaj tha se ata të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të gjobiten deri në 500 euro. “Deri më…
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i dëshmorit Agim Rushiti, në oborrin e spitalit të përgjithshëm, në 34-vjetorin e rënies. Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se do t’i përkujtojnë gjithmonë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të. “Si çdo vit edhe këtë vit bëmë homazhe për të nderuar dhe respektuar rënien veprën heroike të Agim Rushitit, i cili ra dëshmor në vitin…
Sasha Cvjetan, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq, Dragan Borojeviq, dhe Miodrag Shollaja, shumica të dënuar me nga 20 vite burgim, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare janë pjesëtarët rezervë të Njësisë famëkeqe Shkorpionët, e që janë autor të masakrës së 14 civilëve, anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë. Përkundër që këta kriminelë janë dënuar për masakrën e 28 marsit, e mbijetuara Saranda Bogujevci thotë se fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre janë liruar para se të përfundojnë dënimin e plotë. “Bill Clinton dhe Medeline Albrigh, gënjyen se serbët kryen e masakra e vranë civilë në Kosovë”.…
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin Evropian. “Dardanët” pas barazimit me Izraelin, sonte në “Fadil Vokrri” barazuan me Andorrën (1-1), një kureshtarë dukshëm më i dobët nga cilësia. Kosova e dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por gola nuk pati. Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova e shfrytëzoi një asistim të mrekullueshëm të Rashicës dhe realizoi për 1-0, por një minutë më vonë mysafirët nga ndërprerje barazuan rezultatin në 1-1. Kosova vazhdoi dominimin në minutë në vazhdim, por gola të tjerë nuk pati dhe pas dy ndeshjeve “dardanët” kanë dy…
Tifozët e Barcelonës mbushën selinë historike të klubit për të parë Final 4 të Kings League të organizuar nga Gerard Pique, por me mendjen gjithmonë te Lionel Messi. Në mënyrë të veçantë, rreth 95 mijë tifozë të Barcelonës filluan të brohorasin në mënyrë ritmike emrin e argjentinasit, për të cilin skenarët e rikthimit po shtohen për sa kohë që ai nuk po rinovon kontratën me Paris Saint-Germain. Kujtojmë se Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Katalonjë në momentin kur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë…
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me trajnerin Murat Yakin, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur edhe në lidhje me fitoren ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e Zhvilluar në Serbi. Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad, ku duhet të luajnë pa praninë e tifozëve. Në stadiumin “Karadorde”, ku ndeshja ishte e mbyllur për gjithë publikun, Xhaka me bashkëlojtarë ishin bindës në triumfin prej 5-0. Siç transmeton “Blick”, në konferencë, kapiteni i Helvetikëve fillimisht ka folur për lojën e veçantë në Serbi që u zhvillua të shtunën…
Në Viti, sot ka qëndruar shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, i shoqëruar edhe nga kreu i seksionit të bashkëpunimit të BE-së, Johannes Stenbaek Madsen. Ambasadori Szunyog, u prit nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ku në takimin mikpritës, ky i fundit e njoftoi me aktivitetet e gjithmbarshme komunale, respektivisht një historik të shkurtër të Vitisë me lokalitetet, zhvillimin ekonomik, bujqësinë, kulturën etj. Kryetari Haliti gjithashtu e njoftoi ambasadorin Szunyog, për bashkëjetesën multietnike, bashkëpunimin e mirë mes gjithë qytetarëve pa dallim etnie e feje, duke përmendur edhe projektet e përbashkëta të…

