Komuna e Gjilanit ka ndarë 50 mijë euro nga buxheti komunal për të përkrahur personat me aftësi të kufizuar, përkatesisht subvencionimin e pagës mujore me nga 300 euro, për 20 persona.
Ndarja e këtyre mjeteve ka ndodhur pas propozimit dhe kërkesën e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale zonjes Aurora Osmani Buca, për të përkrahur këtë kategori shoqërore.
Riad Rashiti, Drejtor për Buxhet dhe Financa ka thënë mbështetja e këtyre personave do të jet
për 8 muaj të këtij viti maj-dhjetor, por me mundësi vazhdimi edhe për më tutje.
Drejtori Rashit ka ftuar bizneset e Komunës së Gjilanit, që t’ia mundësuar punësimin këtyre personave, në ato vende të punës ku ata mund të angazhohen.
“Ne si institucione komunale, do të komunikojmë, angazhohemi dhe bashkëpunojmë me bizneset për të kontribuar për këtë kategori të shoqërisë sonë. Bashkë mund të bëjmë më shumë ! “, ka thënë ai./GJILANI INFO/