- Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
- Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Author: admin
Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal , nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi në këtë seancë, i bëri të ditur këshilltarët të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, se afati i fundit është nesër me 31 mars, gjë për të cilën obligohen. Ndërkohë, para hyrjes në pikat e rendit të ditës, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët diskutuan rreth propozim vendimit për formimin e…
Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën drejtimin e Arianit Sadikut, kryesues, ka mbajtur sot seancën e radhës, ku kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka prezantuar raportin e punës, të titulluar ‘Një vit qeverisje, një vit transparence, profesionalizëm, llogaridhënie’, ku ai ka folur për gjetjet dhe angazhimet drejt përmbushjes së zotimeve dhe objektivave qeverisëse. ‘Viti ishte i mbushur me aktivitete, punë e projekte për sigurimin e kushteve më cilësore për jetë në komunën tonë’, ka thënë fillimisht kryetari Hyseni, ndërkohë që ka shpalosur angazhimet konkrete sipas sektorëve, duke nënvizuar fillimisht se në administratë tani ofrohen shërbime të pandërprera për qytetarë nga ora…
Fehmi Sylejmani Kosova zhgënjeu totalisht mbrëmë në “Fadil Vokrri”, teksa barazoi 1-1 me Andorrën, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2024. Edhe pse miqtë shiheshin si një kundërshtar i kalueshëm, fusha tregoi tjetër gjë. Nuk ishte zhgënjim vetëm në rezultat, por edhe në shumë aspekte tjera, të cilat duhet analizuar kompetentët e kësaj fushe, por edhe opinioni i gjerë. Ndonëse pati disa ndryshime në përbërjen bazë, krahasuar në ndeshjen kundër Izraelit(1:1), megjithatë edhe në këtë ballafaqim u shfaqën shumë defekte, të cilat po e karakterizojnë si shpesh këtë reprezentacion, që në kuadër të saj ka futbollistë me…
Seanca e nesërme, fillon prej orës 10:00
Christopher Hill, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, gjatë vizitës në Luginë të Preshevës, pasi takoi drejtuesit shqiptarë lokalë, deklaroi se do të shohë se çfarë mund të bëjë në Beograd, lidhur me adresimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi. Në një video të publikuar nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në llogarinë e tij në Facebook, diplomati amerikan theksoi se gjatë kësaj vizite, është njoftuar në detaje rreth sfidave të qytetarëve. “Ne kemi pasur një diskutim dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe…
Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka treguar pritshmëritë e tij se çfarë pret pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nëse ajo ndodh. Ai, në një intervistë për “Klan Kosovën” ka deklaruar se beson që pala kosovare do ta zbatojë planin evropian për dialogun që është propozuar së fundi. Sipas tij, nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe përshkruhet si vetëmenaxhim, duhet të merret për shembull një strukturë e ngjashme me Tirolin e…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës znj.Jehona Rexha kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Kjo marrëveshje ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional./GJILANI INFO/
Nënkryetari Hysein dhe kryesuesi Sadiku presin në takim komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonel Ruggiero Capodivento
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hysein së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, kanë pritur të mërkurën në takim njoftues komandantin e Regjimentit të Karabinjerëve MSU, kolonel Ruggiero Capodivento. Nënkryetari Hysein dhe kryesuesi Sadiku kanë falënderuar kolonel Capodivento për vizitën, duke ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit, në të mirë të sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët./GJILANI INFO/
Kryetari i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit Arsim Vranovci u takua me personin i cili ndihmoi në njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti i Izraelit, David Ungar-Klein
Avokati i mirënjohur dhe Kryetari i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) Arsim Vranovci u takua me Konsullin e Nderit të Republikës së Kosovës për Vjenë dhe Austrinë e Poshtme David Ungar-Klein, njëherazi kontribuuesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti i Izraelit. Vranovci është avokat shumë i respektuar në Kosovë dhe ka qenë aktiv në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë në rajonin e Gjilanit. Si kryetar i GRBC-së, ai ka punuar pareshtur për të krijuar mundësi për bizneset dhe ndërmarrësit në Kosovë dhe ka qenë domethënës në tërheqjen e investimeve të huaja në rajon.…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Brigadier General József Szpisják nga KFOR-i. Me këtë rast ai e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe për bashkëpunimin me KFOR-in, konkretisht me LMT-në e KFOR-it në Viti. Kryetari Haliti tha se vitiasit ju janë mirënjohës të gjithë ushtarëve të KFOR-it për misionin e tyre fisnik që po e bëjnë në këtë komunë. Me këtë rast kryetari Haliti i ndau atij një mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it për komunën e Vitisë. Ndërkaq edhe gjenerali Szpisják ndau kryetarit Haliti një…

