Author: admin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të klubeve të karatesë, së bashku me shumë kampionë të kategorive të ndryshme. Kryetari Hyseni u zotua se do të bëjë përpjekje që ta rrisë përkrahjen financiare për sportistët, e në veçanti karateistët, të cilët janë reprezentuesit më të denjë të Komunës së Gjilanit në nivel të Kosovës e më gjerë. Gjithashtu, kryetari Hyseni së bashku me përfaqësuesit e klubeve, diskutuan po ashtu për mundësinë e organizimit të turneut mbarëkombëtar, i cili do të dëshmonte më së miri promovimin dhe përkrahjen e Komunës ndaj kësaj kategorie të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim trajnerin dhe lojtarët e klubit e volejbollit në kategorinë e meshkujve “Drita”, të cilët i ka uruar për suksesin e madh të arritur pasi e sollën Kupën e Federatës në Gjilan pas 23 vjetësh. Kryetari Hyseni me këtë rast ka thënë ndihet krenar me këtë sukses, derisa u ka ofruar mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale./GJILANI INFO/

Read More

NGA REXHEP ELEZAJ  Sulmet e përditshme në veriun e Kosovës ndaj policëve shqiptarë nga bandat e armatosura kriminale serbe, të gjitha janë të kurdisura dhe të organizuara në qendrën e krimit në Beograd, që ndryshe quhet Presidencë serbe, në krye të cilës gjendet krimineli i luftës, A. Vuçiq, dhe, përveç se këto sulme barbare janë një skenar i njohur hegjemonist antishqiptar, të cilin qe 23 vite regjimi kriminal serb po tenton me çdo kusht dhe mjet ta zbatojë në Kosovë, kjo në esencë është një luftë fashiste e Serbisë me qëllim final që atë ta kthejë nën pushtimin e…

Read More

Lionel Messi është duke zhvilluar Botërorin më të mirë në karrierën e tij ku po shkëlqen në ‘Katar 2022’. Legjenda e gjallë argjentinase ka shkëlqyer me Kombëtaren e tij ku në pesë ndeshje ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë. Messi do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale, teksa synon që ta fitojë për herë të parë Kupën e Botës. Jorge Valdano, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986 së bashku me Diego Maradonën ka dhënë një intervistë për ‘TyC Sports’ ku ka analizuar lojën e Messit dhe Argjentinës. Ish-futbollisti argjentinas ka thënë se Messi…

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, zëvendës Avokati i Popullit, Bastri Kastrati, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë për Sigurinë në Komunën e Kamenicës; 3.Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike; 4.Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut; 5.Promovimi i vlerave multietnike në vendbanimet ku jetojnë komunitetet e përziera, dhe 6. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari…

Read More

Doli nga shtypi libri më i ri, “Thermë e shpirtit të ndezur”. Autori i librit, Mentor Hajrizi, tha për “Epokën…” se ky libër vjen në periudhën më të vështirë të kohës, duke qenë një thirrje për përhapjen e dashurisë dhe për shmangien e urrejtjes e të distancimit të vrasjeve mes të dashuruarve. “Libri ka karakter letrar, është tekst idilik. Ky libër ka një strukturë unike, lexuesi do të ngjethet madje me leximin e poezive teksa do ta ketë në duar këtë vëllim”, shprehet autori i librit. “Thermën…”, e autorit Mentor Hajrizi, lexuesit mund ta gjejnë kudo në librarinë e…

Read More

Në intervistën për albinfo.ch, Dritë Rushiti ka treguar rrugëtimin e saj që nga ardhja në Zvicër, deri tek vendimi për të kryer studimet Bachelor në infermieri  Ajo e la Kosovën në moshë shumë të re, për t´i dhënë një drejtim krejt ndryshe jetës së saj. Dritë Rushiti, nga Gjilani, kishte përfunduar vetëm shkollën e mesme të mjekësisë kur vendosi të lidhë kurorë me bashkëshortin e saj të tashëm, i cili jetonte në Zvicër.   Dëshira e Dritës për të punuar në fushë të shëndetësisë kishte lindur qëkur ajo kishte qenë fëmijë. Kjo ishte dhe arsyeja pse Drita ishte regjistruar në…

Read More

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut është në evakuim pas denoncimit për bombë në mëngjesin e sotëm në adresën e këtij institucioni. “Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, me udhëzimin e të cilëve objekti është evakuuar menjëherë. Në përputhje me protokollet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, njoftojnë MPB. Policia ndodhet në terren dhe janë marrë masa kontrolluese për objektin.

Read More

Mënyra më e mirë dhe më paqësore me i dal zot vendit, është duke blerë produkte vendore dhe duke mos blerë asgjë të prodhuar në Serbi, pasi që ky shtet në vazhdimësi është duke e penguar qarkullimin e mallrave tona përmes Serbisë. Reciprociteti i Kosovës është më shumë se i nevojshëm. Kështu thuhet në një komunikatë për media të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK), ku ka ripërsëritur kërkesën ndaj bizneseve që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprenë menjëherë bashkëpunimin, duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë…

Read More

NGA MAJLINDA HAZIRI Këto janë dështimet e Serbisë! “Kronologjia e ngjarjeve të fundit na detyron të shprehemi se dalngadalë e me hapa të sigurta Serbia po dorëzohet e po largohet nga Kosova” Misioni EULEX dhe Policia e Kosovës raportuan për incidente dhe sulme tjera me armë ndaj tyre në veri të Kosovës. Rrugët kryesore në veri po mbahen të bllokuara nga grupe të serbëve. Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore dënuan fuqishëm sulmet e grupeve të armatosura mbi Policinë e Kosovës përfshirë edhe atë të misionit EULEX në veri të vendit. Serbët po mbajnë të barrikaduara disa rrugë në veri…

Read More