Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prushi i bukurisë lirike
  • Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve
  • Moti sot
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit
  • Arrestohen në Gjilan 14 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit
  • Dua Lipa rrëfen sfidat dhe këshillat për marrëdhëniet në distancë pas turneut botëror
  • Pogaçe pa maja dhe pa kripë: E gatshme për 30 minuta dhe më e mirë se byreku
  • Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Infermierja kosovare në Chur, shembull inspirues për të rinjtë
Diasporë

Infermierja kosovare në Chur, shembull inspirues për të rinjtë

adminBy adminDecember 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në intervistën për albinfo.ch, Dritë Rushiti ka treguar rrugëtimin e saj që nga ardhja në Zvicër, deri tek vendimi për të kryer studimet Bachelor në infermieri 

Ajo e la Kosovën në moshë shumë të re, për t´i dhënë një drejtim krejt ndryshe jetës së saj. Dritë Rushiti, nga Gjilani, kishte përfunduar vetëm shkollën e mesme të mjekësisë kur vendosi të lidhë kurorë me bashkëshortin e saj të tashëm, i cili jetonte në Zvicër.  

Dëshira e Dritës për të punuar në fushë të shëndetësisë kishte lindur qëkur ajo kishte qenë fëmijë. Kjo ishte dhe arsyeja pse Drita ishte regjistruar në Shkollën e mesme të mjekësisë. Ajo donte që studimet t´i përfundonte në Kosovë dhe të vazhdonte punën në vendin e saj.  

Megjithatë, dashuria bëri që ajo të ndryshonte planet. Shkuarja në Zvicër ishte e vështirë, por njëherësh hapi shumë dyer mundësish për Dritën.  

Në intervistën për albinfo.ch, ajo ka treguar rrugëtimin e saj që nga ardhja në Zvicër, deri tek vendimi për të kryer studimet Bachelor në infermieri. 

“Në 2006-ën isha akoma e re dhe kisha shpresë ta filloja Fakultetin e Mjekësisë në Zürich. Por, ishte shumë e vështirë të kyçem në atë drejtim nga shkaku i gjuhës gjermane, që në fillim nuk e mbizotëroja në nivelin e duhur. Megjithatë, pas rreth 3 muajve pata fatin të filloja një praktikë tek ordinanca e një mjeku të shëndetësisë familjare në St.Gallen. Aty më pas punova për 3 vite si Medizinische Praxis-Assistentin MPA deri në vitin 2009. Kjo më ndihmoi që ta përvetësoj mjaft mirë gjuhën gjermane”, rrëfen Drita. 

Gjatë kohës sa punonte, Drita kishte mundësi të mbronte titullin e infermierisë, me ç`rast, pas një trajnimi 6-mujor absolvoi në „Paulus-Akademie“, në Zürich. Në vitin 2009 ajo mori licensën për infermieri (Diplomierte Pflegefachfrau HF). Kjo i hapi dyert Dritës në Spitalin e Graunbünden ku nisi punën si infermiere. Ndërkohë, ajo vazhdoi të ndiqte edhe kurse të ndryshme të gjuhës gjermane, deri kur mori edhe certifikatën nga Goethe Institut në nivelin C1. 

Përfundimi i Bachelorit si nënë e dy fëmijëve 

Edhepse me shumë angazhime, dëshira e Dritës për të studiuar nuk u shua kurrë. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve kur nisi studimet Bachelor. Drita tregon se përkrahja e familjes së saj dhe e bashkëshortit bënë që të përfundonte studimet Bachelor të infermierisë. 

„Në fillim studionte bashkëshorti im, në inxhinieri të ndërtimtarisë, kurse unë punoja që të integrohem duke mësuar gjuhën, dhe sigurisht ndihmoja financiarisht. Në vitin 2010 erdhi në jetë fëmija ynë i parë. Në atë kohë nuk isha gati për studime. Megjithatë, pas lindjes së vajzës, unë isha tashmë në moshën 32-vjeçare, falë ndihmës së prindërve të mi dhe të bashkëshortit, të cilët udhëtonin rregullisht në Zvicër, vendosa që të studioj. Mendova se, ose tani, ose kurrë“, thotë  Drita. 

Ky vendim i kishte peripecitë e veta. Drita duhej të gjente kohë për shkollën, por edhe për fëmijët dhe bashkëshortin.  

„Shpesh nuk kisha kohë të mjaftueshme, më duhej të mësoja, por edhe të kaloja kohë me familje. Studimet i fillova në vitin 2018, vajza ishte 3 vjeçe dhe kishte nevojë për një përkushtim më intensiv. Kurse, djali fillonte shkollën fillore dhe kishte po ashtu nevojë për mbikëqyrje. Gjithashtu, edhe inkuadrimi në sistemin studimor në Zvicër ishte një sfidë e re dhe pak e mundimshme, deri sa u adaptova“, ka sqaruar Drita. 

Puna e tanishme e Dritës si infermiere e IBD-së 

Drita tani punon si asistente e endoskopisë dhe si infermiere e IBD-së. Ajo ka sqaruar detyrat e saj në Spitalin e Graunbünden.  

„Si asistente e endoskopisë asistoj gjatë kontrolleve të ndryshme mjekësore që kryhen në repartin tonë, si p.sh: gastroskopi, kolonoskopi, bronkoskopi, endosonografie, ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography), etj“, ka thënë ajo. 

Ndërsa, Drita ka shtuar se si infermiere e IBD-së kryen konsulta me pacientët me sëmundje autoimune të traktit gastrointestinal, si p.sh: Morbus Crohn, Colotis Ulcerosa dhe Colitis Indeterminata. 

„Detyrat e mia kryesore janë: Anamnesa, diagnostifikimi laboratorik, dokumentacioni, skriningu para terapive biologjike, aplikimi i terapive subkutane biologjike, monitorimi i terapive të ndryshme imunosupresive, mbledhja e të dhënave për analiza interne statistike si dhe për IBD Kohorte Studie (Sëiss IBD Cohort Study SIBDCS)“, ka sqaruar tutje ajo.   

E ardhmja e Dritës, vullneti për të studiuar nuk shuhet 

Dëshira e Dritës për t´u ngritur akademikisht nuk do të ndalet. Përkundër sfidave që i pati dikur, ajo tashmë e sheh veten të gatshme që të vazhdojë përpara me studimet Master. 

„Në janar 2023 do t´i filloj studimet MAS (Master Advanced Studies) në drejtim Physician Associate Skills në ZHAW (Zürcher Hochschule für angeëandte Wissenschaft) dhe do të qëndroj në funksionin e ri si IBD- Nurse në Chur. Pritet një bashkëpunim me IBDnet Organizat në Zürich dhe SGG Organizat (Schweizerische Gesellschaft für die Gastroenterologie) për avancimin e këtij funksioni anë e mbanë Zvicrës“, ka thënë ajo. 

Lidhja me Kosovën dhe projekti me QKUK-në në Prishtinë 

Përkundër angazhimeve të shumta, Drita nuk lë pa përmendur Kosovën. Ajo thotë se ka  familjen dhe shoqërinë atje, të cilët sigurohet t´i vizitojë 2-3 herë në vit.   

Ndërsa, që nga viti 2019 ajo është angazhuar në një projekt me Klinikën e Gastroentorologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilin e ka iniciuar vet.  

“Që nga viti 2019 kemi filluar një projekt bashkëpunimi me Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës QKUK, në kuadër të organizatës bamirëse Gastro Foundation, me seli në Gjermani. Organizimi i këtij projekti është nën udhhëqjen e PD Dr.med Mathias Breidert dhe Dr.med Patrick Mosler. Unë isha inicatore dhe tashmë pjesë e këtij projekti. Qëllimi i këtij projekti është avancimi dhe trajnimi i stafit të Gastroentorologjisë në Prishtinë, si dhe furnizimi i kësaj qendre me aparaturat e duhura”, ka thënë Drita. 

Kur ka vullnet…

Dëshira e Dritës për të përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Kosovë nuk u realizua. Por, si një infermiere e zonja në Zvicër, ajo është inspirim për të rinjtë, të cilët duan të angazhohen për të studiuar dhe punuar në të njëjtën kohë. Drita tregon se kjo është e mundur kur njeriu ka vullnet për të arritur. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026

I burgosuri shqiptar vret pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

February 13, 2026

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

January 28, 2026
Mos humbni
Kulturë

Prushi i bukurisë lirike

By adminFebruary 14, 2026

/ Përsiatje letrare / Shefqet DIBRANI PRUSHI I BUKURISË LIRIKE (Anton Nikë Berisha: “PRUSHI I…

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Zhegër të Gjilanit

February 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Moti sot

February 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.