- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Kryetari Hyseni: Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të Cacttus SHA, ku u njoftua nga afër me mundësitë e bashkëpunimit në projekte për digjitalizimin e qytetit në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”. Kryetari Hyseni ka thënë se sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona. “Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është njëra nga objektivat tona, andaj jemi më se të përkushtuar në implementimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin e inovacionit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për…
NGA SKËNDER MULLIQI Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi në të gjitha periudhat politike nuk është reformuar. Ky gjoja përulët para BE-së,e më të gjitha veprimet ka mbetur më Rusinë e Putinit.Presidenti i Serbisë, ishte minister në kohën e Millosheviqit, i cili gjatë luftës në Bosnje, kishte kërkuar “100 koka të myslimanve për një kokë serbe”. Ai është i partisë Radikale Serbe të kriminelit, Vojsllav Sheshel.I përmenda këtu disa fakte , që ka edhe shumë të tjera, që e karakterizojnë biografinë kriminale të Vuqiqit, më të cilën bota po bashkëpunon, e nuk ishte dashur.Vuqiqi po mban lidhje të ngushta më diktatorin…
Pas skualifikimit të Zvicrës nga Kupa e Botës, lojtari i kombëtares helvete, Granit Xhaka ka vendosur të largojë mendjen duke u relaksuar me familjen e tij në një jaht në Dubai. Mesfushori i Arsenalit është duke shfrytëzuar këtë moment larg futbollit, para se të rikthehet sërish në fushë. Lajmin e kë bërë vetë të ditur ylli shqiptari, ku nëpërmjet Instagramit ka postuar foto së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.
Mërgimatrë, flisni me fëmijët shqip, se vetëm kështu mund të ruhet gjuha e mëmëdheut, por edhe identiteti ynë kombëtar
NGA MARTIN MARLOTAJ DHE FRAN GJOKA Shkrim problemor Emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një fenomen tipik social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria, në këtë aspekt, nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të procesit të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart në…
Një person i moshës madhore është ndaluar në Drenas, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Ajo ka bërë të ditur brenda afatit ligjor, ndaj tij Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. “Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person (madhor), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’ dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Ulaj.…
Këshilli për çështje të përgjithshme i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. “Radio Evropa e Lirë” ka mësuar se ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit, që ende po vazhdon, veçse kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian. Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor. “Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti…
KFOR-i deklarohet për situatën në veri: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri, Kosova dhe Serbia çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident. Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut. “E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it. Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet jashtëzakonisht vigjilent…
Falënderohet kryetari Haliti për bashkëpunim nga Zyra për komunitete dhe komiteti për komunitete
Me rastin e fund vitit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim zyrën për komunitete dhe komitetin për komunitete, të cilët i falënderoj për punën dhe bashkëpunimin dhe u premtoj se të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e dala nga ta janë përfillur me përpikëri dhe do të përfillen në vazhdimësi. “Sot dua të ju falënderoj juve për bashkëpunimin me komunën tonë dhe në interes të gjithë komuniteteve tona. Ne si qeverisje lokale mbesim të përkushtuar të realizojmë projekte në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë pa dallime”, u shpreh kryetari Haliti. Në anën tjetër zyrtari…
Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se po vazhdojnë investimet në Roganë, më saktësisht në tri lagje të mëdha të këtij fshati. Sot bashkë me ekipin menaxhues të projektit, Rahimaj ka vizituar rrugët “Banimi i ri”, “Mërgimtari” dhe “Ramadan Kallaba”, rrugë këto në të cilat po punohet. Rahimaj ka thënë se kostoja totale e punimeve është 135,209.60€./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrah fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast sot kjo komunë konkretisht, drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë shpërndarjen e 60 spërkatëseve me sasi 400 L për fermerët vitias. Kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues. Kryetari Haliti tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre. Ai tha se do të shikojmë…

