- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan Mërgimtarët janë zemra e këtij vendi dhe me ardhjen e tyre Gjilani po merr një energji të re dhe gjallëri. Kandidatët tanë për deputetë u takuan në konakun e Arsim Hashanit në Verbicë të Kmetovcit, ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur për çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. U diskutua për shtesat për fëmijë, të cilat nga 10 euro do të rriten në 90 euro, si dhe për investimet e realizuara nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili tashmë ka lidhur këtë fshat me fshatin Malishevë, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe jetën…
LDK-Gjilan: Përlepnica ka qenë, është dhe mbetet çerdhe e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve
Jemi të impresionuar me mbështetjen rekorde të Përlepnicës së Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit, bashkë me Shillovën e Muhaxherëve, Kmetocin dhe Verbicën e Kmetocit. Në këtë tubim, jemi falënderues edhe ndaj të gjithë atyre aktivistëve e veprimtarëve prezentë të Përlepnicës dhe fshatrave përreth, me një pjesë e të cilëve në vitet 90-ta kemi punuar bashkë, duke e bukën dhe kuletën me ata që kishin nevojë, për dallim prej qeverisë në largim që i futi krahēt thellë në magjen e popullit. Këtë besim të madh do t’ua kthejmë veç me punë, duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore të këtyre fshatrave,…
“Mirënjohje e falënderim deri në përulje mërgimtarëve tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë shtylla kryesore e mirëqenies në familjet tona. Kontributi i tyre për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, është i pamatshëm”, thotë Lutfi Haziri, kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Postimi I plotë: Mirënjohje e falënderim deri në përulje mërgimtarëve tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë shtylla kryesore e mirëqenies në familjet tona. Kontributi i tyre për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, është i pamatshëm. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta…
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan Mbrëmë u takuam me të rejat dhe të rinjtë e qytetit, së bashku me Kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët për deputet. Rinia është pasuria më e madhe e vendit dhe për këtë pjesë të shoqërisë jemi kujdesur që, në mandatin e parë, shkollimin universitar ta bëjmë pa pagesë. Përveç kësaj, Qeveria Kurti ka sjellë politika konkrete për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për punësimin e parë, praktikat profesionale dhe aftësimin e tyre në tregun e punës. Programi Superpuna ka qenë një mbështetje e drejtpërdrejtë për të rinjtë, duke lehtësuar punësimin dhe…
Policia e vendit ka njoftuar sot për 106 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në gjithë teritorin e Kosovës, e që sipas sajë në 46 prej rasteve kishte lëndime , kurse në 60 rastet tjera vetëm dëme materiale. Gjithashtu ka njoftuar edhe për shqiptimin e 2 mijë e 210 tiketave gjobitëse për kundërvajtësit në trafik për të njëjtën periudhë kohore. Po ashtu është bërë me dije edhe arrestimi i 26 personave, dërgimin I 11 personave tjerë në mbajtje dhe dergimin e një personi në vuajtje të dënimit,, gjatë të njejtës periudhë kohore./Gjilani INFO/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”. I njëjti ishte në kërkim policor për vjedhje të një veture gjatë verëes së këtij viti në Gjermani. Sipas autoriteteve zyrtare policore, bëhet e ditur se vetura e vjedhur është sekuestruar. Ndërkaq për personin e dyshuar nga Gjilani, thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Vetëvendosje me tubime në Bresalcë e Uglar Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan *** Mbrëmjen e vazhduam në Bresalc, së bashku me kandidatët tanë për deputetë, në një takim të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga banorët e kësaj ane. Përkrahja masive dhe energjia pozitive e qytetarëve dëshmuan qartë se Bresalci vazhdon të qëndrojë fuqishëm në krah të vizionit tonë për zhvillim, barazi dhe mirëqenie. Bresalci nuk lëshon pe – për begati e siguri. *** Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputetë, u takuam me banorët e Uglarit në një bashkëbisedim të hapur e…
Agani: Kosova nuk mund të ecë përpara pa një sistem shëndetësor të fortë, funksional dhe të drejtë, jemi të vendosur ta reformojmë atë në themel
“Bashkë me kryetarin Abdixhiku kemi marrë një vendim të qartë: Kosova nuk mund të ecë përpara pa një sistem shëndetësor të fortë, funksional dhe të drejtë. Jemi të vendosur ta reformojmë atë në themel”, ka thënë Ferid Agani, pjesë e listës së LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ja fjala e tij e plotë: *** Të dashur qytetarë të Gjilanit, të nderuar qytetarë të Anamoravës, motra dhe vëllezër, Gjilani dhe Anamorava janë toka të vlerave të mëdha njerëzore, të rezistencës morale dhe të përgjegjësisë qytetare. Këtu janë rritur breza që, në frymën e…
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan Në shtand na u bashkuan Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani bashkë me kandidatët për deputetë të Gjilanit, në bashkëbisedim të ngrohtë me qytetarë dhe bashkatdhetarë. Entuziazmi po ndihet në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për siguri dhe begati për të gjithë. Mbështetja për Luginën vazhdon. Mos lësho pe!
LDK: Gjilani sonte demonstroi në formë të kryengritjes politike kundër përjashtimit që qeveria ia bëri nahisë sonë
Lutfi Haziri: Gjilani sonte demonstroi në formë të kryengritjes politike kundër përjashtimit që qeveria ia bëri nahisë sonë. *** Ju falënderoj deri përulje për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe listën së LDK-së, në krye me kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku. Zotohemi se bashkë me kandidatët tanë, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit e Anamoravës. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin dhe Kosovën. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

