Author: admin

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan *** Me organizimin e asamblistes sonë Mimoza Kadriu, kandidatët tanë për deputetë zhvilluan një takim të frytshëm me gra, ku u diskutua për punët e mira dhe reformat e rëndësishme të Qeverisë Kurti në mbështetje të grave dhe familjes. U theksua se, për herë të parë pas luftës, gratë kanë filluar të përfitojnë shtesa për fëmijë dhe mbështetje për pushimin e lehonisë, duke krijuar më shumë siguri sociale dhe ekonomike. Po ashtu, u prezantua vizioni për mandatin e ri, ku Superpuna e dedikuar enkas për gratë do të krijojë mundësi të reja punësimi, fuqizim ekonomik…

Read More

Ndihemi pafundësisht mirënjohës e të impresionuar me përkrahjen madhështore të Rrugës së Prishtinës, Qendres, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Livoçit të Ulët, Livoçit të Epërm dhe Blinajës. *** Ndihemi pafundësisht mirënjohës e të impresionuar me përkrahjen madhështore të Rrugës së Prishtinës, Qendres, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Livoçit të Ulët, Livoçit të Epërm dhe Blinajës. Kjo përkrahje ndaj listës së LDK-së në Gjilan, nuk na bënë më kryelartë, por përkundrazi, na bënë më kokulur e më të përgjegjshëm në punë. Ju falënderoj nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

Read More

Të nderuar familjarë të familjes Shabani, bashkëvendës, miq, kolegë, ish-nxënës, përfaqësues institucionesh e  bashkëqytetarë! Sot jemi mbledhur këtu për të ndarë së bashku një dhimbje të thellë, por edhe me një ndjenjë të lartë nderimi, krenarie e respekti, për t’i dhënë lamtumirën njërit prej personaliteteve  të ndritura të arsimit dhe kulturës shqiptare në Anamoravë dhe më gjerë – profesorit, intelektualit dhe atdhetarit të heshtur, Ibrahim Shabani. Më 22 dhjetor, në moshën 93-vjeçare, u nda nga ne një njeri që për gati një shekull jetoi me përkushtim, dinjitet dhe sakrificë për kombin e vet. Me largimin e tij, nuk u…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e besimit me komunitetin, sot më datën 24.12.2025 ka filluar me realizimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”. Këto aktivitete zhvillohen në bashkëpunim me Sindikatën Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP) “Abdullah Presheva” në Gjilan. Dhurata do të shpërndahen për fëmijë të takuar në pika të kontrollit të automjeteve gjatë ndaljes së mjeteve, për fëmijë në strehimore, në repartin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, për…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësen vitiase, Mirvete Devaja nga shkolla fillore e mesme e ulët “Nazmi Pajaziti”- Radivojcë dhe atë me rastin e pensionimit të saj. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e saj 36 vjeçar në fushën e arsimit, duke cilësuar punën e saj në arsim si një mision të shenjtë që duhet vlerësuar shumë. I pari i komunës foli fjalë miradije për punën e saj të bërë në fushën e arsimit duke potencuar…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën e kësaj jave ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, prej tyre, dy për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185, kurse tre për veprën penale Lendim i rëndë trupor i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; Një (1) aktakuzë kundër…

Read More

Përkundër masave ndëshkuese ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor nga policia e vendit, aksidentet rrugore dhe shqiptimet e gjobave nuk kanë të ndalur. Përndryshe, edhe në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 34 me të lënduar si dhe 50 aksidentet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 32 persona dhe 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Lutfi Haziri, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. *** Tash e 36 vite jam bashkë me LDK-në. Nuk jam ndal, nuk jam nda dhe nuk jam largu asnjëherë nga besimi në partinë që presidenti Ibrahim Rugova ia la Kosovës, si pasuria më e madhe e saj. LDK u ka dhënë shumë të gjithëve dhe ne jemi të vegjël para saj. LDK do të vazhdojë të mbetet para çdo sfide, para çdo problemi e para çdo zgjidhjeje, sepse është shpresa dhe mbetet partia e besimit për të gjithë ne. Urime…

Read More

Sot në ambientet e Shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati”, në Gjilan, është mbajtur një takim Informues, në temën: Mësimi Profesional Dual dhe Skemat e Granteve, takim ky i organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe MIRECK. E tëra kjo në partneritet me LuxDev – Aftësi për Punë të Qëndrueshme. Para të pranishmëve, përfaqësues biznesesh e profesorë të shkollave profesionale, Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë ekzekutive e SHPDK tha se qëllimi i shoqatave dhe Odave Ekonomike është që sistemin dual të arsimit ta shtyjnë përpara pasi, sipas saj, në këtë rrafsh, të…

Read More