Author: admin

Ditën sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Read More

Sot parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugut. Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-58 km/h.

Read More

Policia e vendit ka evidencuar 102 raste aksidentesh trafiku, brenda 24 orëve të fundit, gjithandej Kosovës, prej tyre 30 me të lënduar dhe 72 me dëme materiale. Ndërkaq, thuhet se janë shqiptuar 1 mijë e 506 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafik rrugor, si dhe janë arrestuar 41 persona dhe 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan *** Tubimin e fundit, por aspak nga rëndësia, e zhvilluam në Velekincë, mes një atmosfere të jashtëzakonshme dhe me përkrahje të fuqishme nga qytetarët. Energjia, pjesëmarrja dhe besimi i treguar dëshmojnë qartë se kjo anë qëndron fuqishëm krah vizionit tonë. Velekinca nuk lëshon pe për begati dhe siguri. Me këtë energji dhe unitet, po e mbyllim fushatën të vendosur dhe të gatshëm për fitore. Mirupafshim nesër mbrëma në festën e madhe të fitores! *** Në ditën e fundit të fushatës u takuam me banorët e Zabelit, në një atmosferë plot energji dhe besim. Festa e…

Read More

“LDK mbetet gjithmonë shtëpi e përbashkët, LDK mbetet gjithmonë parti që jep dije, përkushtim e dashni sepse atdheu ynë është mbi të gjithë”, thote Lutfi Haziri, kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. *** Me besim në familje, atdhe e Zot, jam rritur, jam kultivuar, jam zhvilluar dhe po vazhdoj të kontribuoj çdo ditë. Të dashur qytetarë e bashkëveprimtarë e bashkatdhetarë, Nuk është me rëndësi vetëm numri 5 në listën e LDK-së, por me rëndësi është numri 123, numër që ju fton të na jepni besim, sepse për këto 36 vite, ne…

Read More

LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët për deputetë, nga Gjilani, për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës LDK Gjilan Kosova, krejt dashni për LDK-në! Mbështesni fuqishëm me 28 dhjetor 7 kandidatët nga Gjilani, për të qenë zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës!

Read More

Sot në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur edicioni i shatë i festivalit për fëmijë dhe të rritur “ Cover Fest”. Ky Festival u organizua nga Kori i qytetit të Vitisë, nën udhëheqjen e Prof. Mustafë Lamallari. Përndryshe festivali i përvitshëm “Cover Fest”, u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u përkrah edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport të kësaj komune./Gjilani INFO/

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Kamenicës, ku është pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj. Gjatë takimit, Rektori Dërmaku dhe Kryetari Rahimaj kanë diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Komunës së Kamenicës, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, zhvillimit lokal dhe përfshirjes së të rinjve. Në fjalën e tij, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale, duke vlerësuar mbështetjen e deritanishme të…

Read More