- Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
- Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
- Alban Hyseni: Bashkë me kryeministrin Albin Kurti të marrim pjesë në përurimin e dronit “Skifter”
- Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
- Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
- Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
- Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
- Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
Author: admin
Abetarja e unifikuar, e cila ka hyrë në përdorim këtë vit shkollor, po vlerësohet si shumë e përshtatshme për kurrikulen me të cilën punohet. Drejtues të institucioneve dhe njohës të arsimit po vlerësojnë se kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore. Rezultate pozitive pas dy muajve që ka hyrë në përdorim po sjell abetarja e unifikuar. Kështu vlerësojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. Mësuesja Albina Shala, e cila është mësimdhënëse e klasës se parë, tha për RTK-në se përmbajtja e abetares është shumë e përshtatshëm në punën e tyre të përditshme. “Për mua si mësimdhënëse, Abetarja…
Në Uglar të Gjilanit është arrestuar një qytetar i dyshuar pasi që kishte shtënë me armë zjarri, bëhet e ditur nga policia. Njoftohet se nga i njejti është konfiskuar pistoleta me 9 fishekë, të cilën e posedonte me leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet nga policia./GJILANI INFO/
Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtuan jetën një personit. Ngjarja ka ndodhir të dielën teksa personi në fjalë ishte duke punuar në rregullimin e kanalizimit. Aty ndodhi një rrëshqitje e dheut duke ia zënë kështu ekstremitetet e poshtme. Ai u dërgua për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë. E ky rast e bën zjarrfikësin Feim Imeri dhe kolegët e tij që intervenuan tejet krenarë. Imeri tha se kanë pranuar shumë falënderime për punën e tyre. “Ky rast na bën shumë krenarë Kemi pranuar shumë telefonata e shumë komente falënderuese. Kjo na bën tejet krenarë”, tha Imeri.
Kurti, komandanti i KFOR-it dhe shefi i EULEX-it bien dakord: Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë
Zyra e Kryeministrit ka dalë me një njoftim lidhur me takimin që ka zhvilluar sot kryeministri Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark. Sipas njoftimit thuhet se në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. “U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.…
Lirohen nga mësimi nxënësit e shkollës Liria në Tetovë për shkak se ka pasur alarm për bombë. Më herët alarm për bombë ka pasur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar. Nga MPB më herët kanë njoftuar se kërcënime për bomba janë duke u hetuar, por se nuk mund të gjenden autorët për shkak se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.
Muhamet HALILI (Pak fjalë për vëllimin e posa botuar të Hevzi Mustafës, “Dhembja mban emrin tënd” që doli ditë më parë në dritë, nga Shtëpia botuese BEQIR MUSLIU) Hevzi Mustafa, nuk është emër i panjohur për dashamirët e fjalës së shkruar. Ai me poezitë, por edhe me tregimet e tij, ka kohë që si fllad vere, ka depërtuar në shpirtin e lexuesit. Krijimet e tija letrare kanë gjetur hapësirë në portale e revista, por edhe janë vlerësuar në ngjarje të ndryshme kulturore – letrare, madje duke marr vëmendjen e jurive dhe duke u shpërblyer, në Gjilan e gjetiu. Për…
Çlirim Thaçi dhe Burgju Arapi, janë të një profesioni, të lojës së hendbollit, luajnë në klubin me të njëjtin emër, po ashtu janë edhe ushtarë të Kosovës (FSK-së). Çlirimi dhe Burgju, janë fejuar mes vete dhe ndihen shumë të lumtur. Sportistë të dalluar, shembull për të gjithë. Mrekullia është që janë të të njëjtit profesion si në hendboll si në ushtri dhe të të njëjtit qytet, Prizreni. Çlirimi është portieri i KH Prizrenit dhe Burgju luan në poziten e pivotes të KHF Prizreni. “Kështu ishte kësmeti, jam e lumtur sepse të dytë jemi të një profesioni”, tha shkurt Burgju
NGA REXHEP TORTE Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminmelit Sllobodan Millosheviq, moti e kanë stërmbushur dosjen e tyre kriminale dhe duhet të burgosen në Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë. Nuk mund të pritet siguri e paqe në Kosovë dhe në Ballkan pa u arrestuar këta dy kriminelë serbë. Në trupin dhe mendjen e këtyre dy kriminelëve qarkullon vetëm gjak krimineli, që ushqehet me vrasje dhe masakra ndaj shqiptarëve autoktonë dhe paqedashës. Aleksandër Vuçiq – Presidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiq – ministër i Jashtëm i Serbisë po e përsërisin pikë për…
Organizuar nga Klubi i shahut “Hyzri Talla” të Podujevës, në sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvillua Turneu i dytë përkujtimor “Rizah Maqkavci 2022”. Në këtë turne mërën pjesë 53 shahistë nga Kosova të cilët garat i zhvilluan sipas sistemit të Bergerit në shahun blic 3 minuta+ 2 sekonda. Fitues i këtj turneu doli Muhamet Asllani nga komuna e Gjilanit. Ai nga 11 parti të zhbilluara tuboi 10 pikë pa pësuar disfatë me vetëm dy remizime me Alban Krasniqin dhe Përparim Makolli. Pas tij u renditën Përparim Makolli me 8,5 pikë, Besim Uruçi…
NGA BAKI YMERI Artisti krijon për çlirimin dhe lumturimin e shpirtin.. Edhe përmes autorit të këtij shkrimi, letërsia shqipe mëson të udhëtojë në botën e gjerë. Besa Rexha është një vullkan ndjenjash, emocionesh dhe ideshë. Në vargjet e saj ballafaqohemi me realitet, origjinalitet, vullnet, energji dhe vitalitet. Vëllimi respektiv vjen para nesh si një felinar drite dhe fjalor i mençurisë. Autorja shqiptare me rezidencë në brigjet e Angliasë, shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën dhe pavdekësinë. Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet vetëm në pasuri, por pikëspari në shpirt, sepse investimi më i madh nuk…

