Në Uglar të Gjilanit është arrestuar një qytetar i dyshuar pasi që kishte shtënë me armë zjarri, bëhet e ditur nga policia.
Njoftohet se nga i njejti është konfiskuar pistoleta me 9 fishekë, të cilën e posedonte me leje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet nga policia./GJILANI INFO/