Author: admin

Fëmija i parë i vitit 2023 edhe në Shqipëri është një vajzë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga fëmijët e parë që lindën këtë vit. “Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00”, u shpreh Manastirliu. “Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, theksoi Manastirliu. Ndryshe, edhe në Kosovë fëmija i parë…

Read More

Familja e gjerë e kundërshtoi shkollimin e saj, por Aza kishte një hero – babanë, i cili këmbëngulte që ajo të shkollohej për të pasur një jetë të tërë përpara. Aza përmbushi qëllimin. Ajo u bë vajza e parë shqptare në Medvegjë, e cila vijoi mësimet dhe veç kësaj u bë frymëzim për shumë gjenerata të reja. Pas përfundimit të shkollimit, ajo mbajti mësim në disa shkolla, ndërsa organizoi edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit te vajzat dhe gratë. Aza Ferati Hajdari u lind më 8 shkurt 1943, në Tupallë të Medvegjës. Mes shumë kundërshtimeve e paragjykimeve nga rrethi,…

Read More

Ilva Dodaj jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch. Ajo është një ndër arkitektet më të vlerësuara nën moshën 40 vjeç në SHBA. Ka kryer studimet për arkitekturë në “City College” në New York. Gjithashtu, ajo jep mësim në Shkollën e Arkitekturës në “City College”. Ilva Dodaj tregon se vendimin për të ikur vetëm në SHBA e mori në moshën 18-vjeçare teksa thotë se arsyeja ishte qëllimi për të ia dalë vetë në një arenë ndërkombëtare. Ilva thotë se ka filluar punën në 2007-ën në kompaninë që është pjesë e saj dhe sot si drejtoreshë…

Read More

Në QKUK në minutat e parë të vitit 2023 ka ardhur në jetë një vajzë. Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike UNiversitare të Kosovës (QKUK) Naser Rafuna konfirmoi lajmin për KosovaPress. Rafuna deklaroi se si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë me shëndet. Nëna e pacientes është Elona Rrustemi nga Drenasi. “Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër, pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi, ka lindjen e dytë, ka lind një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyre të lindjes, gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë”, tha ai. Për…

Read More

Komuna e Vitisë edhe sivjet ka vazhduar traditën e aksioneve humanitare që të ju dal në ndihmë familjeve në nevojë në prag të ndërrimit të motmoteve. Me këtë rast sot me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në bashkëpunim me mërgatën, bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë është zhvilluar aksioni i madh humanitarë, ku janë ndihmuar me pako ushqimore dhe miell të qytetarët e kësaj komune. Gjithashtu ditë më parë kjo komunë ka shpërndarë dhurata edhe për nxënësit e klasës me nevoja të veçanta si dhe për fëmijët e çerdheve publike të kësaj komune. Ndihma…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani, ka pritur në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq. Në këtë takim është diskutuar, përveç tjerash, edhe për integrimin në institucione të Republikës, sikurse edhe iniciativat dhe projektet e reja për komunitetet jo-shumicë në Gjilan. Kryetari Hyseni dhe ministri Rashiq, u dakorduan parimisht për projekte me financim të përbashkët që pritet të konkretizohen e jetësohen në vitin vijues, ku u theksua se Gjilani është komunë e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime./GJILANI INFO/

Read More

Për nderë të ditës së veteranit e cila shënohet më 30 dhjetor, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Bajramin nga OVL e UÇK-së dhe Qemajl Rexhepin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve – Viti, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e tyre për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës. Në këtë takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për shënimin e datave të rëndësishme që lidhen me luftën për liri të…

Read More

Një veturë është aksidentuar në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan-Prishtinë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Sipas saj aksidenti ka ndodhur në orën 08:00 dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. “Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Read More

Një person ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy veturave të një firme private. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:12, në Kamenicë. Tutje bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy veturave të një firme private. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport. Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. Sh. Ekziston dyshimi bazuar se me datë 29 Nëntor 2021, në kohë të pa përcaktuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim të dëmtuarit E. M. dhe Z. M., ashtu që në bazë të kontratës së shitblerjes më LRP 10868/2021 me nr. ref. 2337/2021 të datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi…

Read More