Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët
  • Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik
  • Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
  • Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20
  • Komuna e Gjilanit, subvencionon punësimin e personave me aftësi të kufizuara
  • Kapet me marihuanë një person në Kamenicë, procedohet në gjendje të lirë
  • Bilanci i Policisë: Katër viktima në aksidente trafiku brenda 24 orëve
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Rrëfehet vajza e parë shqiptare që u shkollua në Medvegjë – rruga për të ishte e gjatë
Kosovë Lindore

Rrëfehet vajza e parë shqiptare që u shkollua në Medvegjë – rruga për të ishte e gjatë

adminBy adminJanuary 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Familja e gjerë e kundërshtoi shkollimin e saj, por Aza kishte një hero – babanë, i cili këmbëngulte që ajo të shkollohej për të pasur një jetë të tërë përpara.

Aza përmbushi qëllimin. Ajo u bë vajza e parë shqptare në Medvegjë, e cila vijoi mësimet dhe veç kësaj u bë frymëzim për shumë gjenerata të reja.

Pas përfundimit të shkollimit, ajo mbajti mësim në disa shkolla, ndërsa organizoi edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit te vajzat dhe gratë.

Aza Ferati Hajdari u lind më 8 shkurt 1943, në Tupallë të Medvegjës. Mes shumë kundërshtimeve e paragjykimeve nga rrethi, Aza filloi shkollimin në Banjë të Sijarinës, atëkohë në gjuhën serbo-kroate.

Në një intervistë për Telegrafin ajo rrëfen për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar.

“Jam vajza e parë shqiptare që kam shkuar në shkollë në Medvegjë, atë kohë në gjuhë serbo-kroate, pasi nuk ka pasur shkolla shqip në komunë. Ishte kohë ndryshe. Vajzat nuk shkolloheshin. Por, falë babait tim i cili kishte përfunduar katër vjet shkollë më regjistroi në shkollë fillore edhe përkundër kundërshtimeve të familjes së gjerë. Isha shumë krenare që shkoja në shkollë bashkë me vëllain tim. Në klasën e parë fillore kemi pasur disa vështirësi pasi mësonim në gjuhë të huaj. Kishim vështirësi për ta kuptuar, por shpejt e përvetësuam. Që të shkoj në shkollë kam udhëtuar çdo ditë nga tri kilometra në këmbë”.

Mësuese Aza tregon se vështirësitë më të mëdha i ka pasur pas përfundimit të klasës së katërt, kur nga familja e gjerë dhe rrethi janë munduar që ta bindnin babanë e saj që t’ia ndërpresë shkollimin. Por, nuk ia kanë dalë.

“Babai im ishte njeri me autoritet. Edhe pse veç katër vjet kishte shkuar në shkollë, të gjithëve u fliste për rëndësinë e shkollimit. Ka regjistruar edhe fëmijë të fshatit në shkollë, pothuajse pa i pyetur prindërit. Problemet filluan kur përfundova klasën e katërt dhe donin ta bindnin babanë që të mos e vazhdoj shkollimin. Por, ai vetëm njëherë më ka pyetur nëse dua ta vazhdoj shkollimin apo të rri në shtëpi. I jam përgjigj me vendosmëri se dua të vazhdoj të mësoj. Më nuk kam pasur asnjëherë problem për këtë çështje”.

Pasi ka përfunduar shkollën fillore në Banjë, Aza ka vazhduar Normalen në Prishtinë. Ajo tregon për përvojën e saj gjatë këtyre viteve.

“Në shkollën fillore kam mësuar në gjuhë të huaj dhe isha nxënëse e shkëlqyer. Pastaj në shkollën Normale në Prishtinë jam regjistruar në gjuhë shqipe. Në klasë kemi qenë vetëm tetë vajza, ndërsa shkollën e kemi përfunduar vetëm dy prej tyre. Ajo gjeneratë ka pasur 25 vajza gjithsej, vetëm tetë prej tyre kanë përfunduar shkollimin suksesshëm. Në fillim kam pasur vështirësi me gjuhën shqipe, por me ndihmën e profesorëve dhe shoqeve të klasës i kam tejkaluar të gjitha”.

Veç gjuhës, thotë se ka hasur edhe në shumë vështirësi të tjera, duke filluar nga ato financiare e deri te udhëtimi.

“Gjatë shkollimit në Prishtinë kam banuar në konvikt të studentëve. Aty ka pasur rregulla dhe të gjitha kushtet për mësim. Por, problem ka qenë fakti që kam jetuar larg nga familja. Atëherë nuk ka pasur linja të autobusëve siç ka tani. Në shkollë herën e parë kam udhëtuar në këmbë, bashkë me babanë tim. Ndërsa, herë të tjera kam udhëtuar për te familja vetëm në përfundim të gjysmëvjetorit dhe në fund të vitit. Nuk mund të udhëtoja shpesh pasi udhëtimi zgjaste pothuajse tërë ditën. Rruga e cila tani është për Medvegjë atëherë nuk ka ekzistuar. Kam udhëtuar në Nish/Dolevac, Leskovc, Medvegjë – dhe në fund të Bajë të Sijarinës”.

“Gjatë kësaj periudhe jam përballur edhe me vështirësi financiare. Përkrahje financiare kam pasur nga vëllai i madh, i cili atëherë ka qenë i punësuar”.

Pas kaloi rrugën plotë peripeci, Aza u diplomua në vitin 1963. Menjëherë filloi punën si mësuese në Bajë të Sijarinës me klasë të larta të fillores dhe pastaj në fshatin Tupallë.

Gjatë kësaj kohe ajo tregon se edhe pse shkollimi deri në klasën e katërt ka qenë obligativ, shumë prindër kanë paguar edhe dënime vetëm që vajzat e tyre të mos shkollohen.

“Për ta parandaluar këtë kam shkuar disa herë në vizitë te ato familje pasi edhe i njihja. I kam bindur se vajzat duhet të shkollohen”.

Vetëm një vit më vonë, 1964, Aza u martua me bashkëshortin e saj Maliq Hajdari, i cili u bashkua në rrugën e saj drejt emancipimit të brezave të rinj. Ajo për Telegrafin rrëfen për njohjen me të, ndërsa përmend edhe kontributin e tij në arsimin shqip.

“Me bashkëshortin tim Maliqin jemi njohur në shkollën e mesme në Prishtinë. Babai im e njihte dhe cdo herë e lavdëronte si njeri të matur dhe shumë të zotin. Ashtu në fakt ka qenë. Shumë i mençur, i afërt dhe i dashur me të gjithë. Ai ka pasur respekt të madh nga rrethi dhe njerëzit që e njihnin. Më ka përkrahur shumë pasi edhe ai ka qenë i përkushtuar naj arsimit dhe zhvillimit të vendit. Ai ka përfunduar shkollën Normale tri vite para meje dhe ka punuar si mësues. Pastaj ka përfunduar edhe shkollën e lartë pedagogjike. Në atë kohë kur shumë mësues kanë punuar vetëm me shkollë filore, pra tetë vjet, pasi që kishte mungesë të kuadrove, i ka ndihmuar kolegët që të vijojnë shkollimin në mënyrë që të mos shkëputen nga puna. Më vonë ka punuar edhe si drejtor në shkollën fillore në Banjë të Sijarinës ku kemi punuar për shumë vite bashkë deri në pensionim. Dua të theksoj se Maliqi ka hapur për herë të parë klasët e shkollës së mesme në gjuhën shqipe, pranë shkollës fillore në Banjë të Sijarinës”.

“Maliqin e kam pasur përkrahës, pasi në çfarëdo aktiviteti që kam bërë ishte dora ime e djathtë. Familja e Maliqit ishte shumë përparimtare dhe përkrahëse për punën që bënim unë dhe Maliqi”.

Menjëherë pas martesës, Aza ndërmori një tjetër aktivitet. Ajo organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit me 40 vajza në fshatin Gërbac.

Dy vite më vonë, ajo u kthye në Banjë të Sijarinës, si mësuese e klasës së parë.

Kontributin në arsim e vazhdoi deri më 1 shtator 1999, kur doli në pension.

“U pensionova në një kohë të vështire, vitin 1999. Sapo kishte përfunduar lufta në Kosovë. Të gjitha forcat e armatosura u koncentruan në Medvegjë. Popullata filloi të ikte me të madhe, të lëshojë vendlindjen. Maliqin këtë nuk mundi ta përballoj dhe vdiq nga sulmi në zemër në vendlindje, më 1 tetor 1999. Pas vdekjes së tij, bashkë me djalin dhe vajzën unë u shpërngula në Prishtinë ku jetoj edhe tani”.

Mësuese Aza përmend edhe mirënjohjet që ka marrë disa herë si veterane e arsimit, por shprehet e zhgënjyer me institucionet e Kosovës për të cilat thotë se i kanë injoruar kontribuuesit e arsimit shqip nga Medvegja.

“Kam marrë disa mirënjohje për punën në arsim. Por, sa i përket institucioneve të Kosovës, jam e zhgënjyer pasi na kanë harruar. Para disa viteve ka qenë një ceremoni e ndarjes së çmimeve presidenciale për veteranë të arsimit. Vetëm veteranët e arsimit nga Medvegja mungonin. Me siguri nuk ka qenë e qëllimshme. Besoj se do ta përmirësojnë gabimin pasi nuk ka qenë e lehtë të ruaje gjuhën, traditat dhe kombin nga asimilimi. Ne kemi dhënë aq sa kemi pasur e aq sa kemi ditur. Puna jonë si mësues asnjëherë nuk ka përfunduar në shkollë. Ne kemi vazhduar jashtë në rrugë, shtëpia e oda për t’i bindur prindërit që t’i shkollojnë fëmijët – sidomos vajzat”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

By adminMay 19, 2026

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kqiku, ka prit në takim kryesuesen…

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026

Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20

May 19, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryesueset e kuvendeve të komunave të Gjilanit e Kamenicës flasin për avancimin e shërbimeve për qytetarët

May 19, 2026

Drejtori Huruglica me zëvendës sekretarin e shtetit të Iowas bisedojnë për zhvillimin ekonomik

May 19, 2026

Përkujtohen dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

May 19, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.