Author: admin

Në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj. Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por në fokus pati dialogun Kosovë-Serbi. Analisti Mavraj tha se mund të ketë situata të paparashikueshme në raport me Serbinë. “Asgjë s’ka të paparashikueshme kur e fusin Serbinë si një nga antarët e ekuacionit. Gjithmonë mund të ketë situata të paparashikueshme sidomos tani ku veç po ndjehet që është afruar një valë e re e evoluimit të çështjes së Kosovës në raport me Serbinë. Unë mendoj se është një periudhë e pushimit aktualisht, është një periudhë e…

Read More

Jeffrey H. Fischer, një kolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së me tre dekada përvojë në aviacionin ushtarak në Irak, Afganistan dhe Ballkan, në tekstin për TheDefensePost.com, thotë se sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk duhet të jenë më veprimet kryesore kur i përgjigjemi retorikës përshkallëzuese të Serbisë. “Vuçiq shpesh e përdor Kosovën për përfitime të duhura politike, por ai kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet deri në këtë nivel”, ka thënë Fischer. Ai thotë se “edhe pse aktualisht duket se Serbia ka filluar të de-përshkallëzojë tensionet në Ballkan, javët e fundit kanë qenë disa nga më intensivet…

Read More

Studio Ligjore “Global Legal Business” SHPK, me pronar Arsim Vranovci, përfaqësues i vetëm me autorizim për shitjen e klubit futbollistik SC Gjilani, përmes një reagimi për media, ka thënë se nuk do të ndodh kthimi i pronarit, Florim Zuka në klubin e permendur. Tutje, avokati Vranovci ka pohuar se Florim Zuka do t’i përmbushë të gjitha obligimet financiare ndaj futbollistëve dhe stafit të klubit futbollistik SC Gjilani, duke theksuar se procesi i shitjes së këtij klubi vazhdon. Ai përmes këtij reagimi paralajmëron se më datën 16.01.2023, me fillim në ora 10:30, në Hotel Astoria në Gjilan, do të mbahet…

Read More

Por, ne mund të bëjmë diçka që ta nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji. Nëse keni probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni alarmin, por në të kundërt jo.Lëreni trupin tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor. Si fillim duhet të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës. Pasi…

Read More

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura. Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt ‘nuk i bënë fajde’ as antibiotikët. E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë tradicionale që përdor bimët për të kuruar sëmundjet. Para viteve ’90, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët. Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë. Hudhra përdorej edhe kur të vegjlit…

Read More

Shkruan: Izmi Zeka Sa entuziazëm për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës. Sa urimi  e çka jo. Urimet nuk po të ndalen. Po Lugina ime ti po mbetesh aty ku je e shtypur,pa të drejta  e mbi të gjitha siç po shihet po mbetesh vetëm ëndërr për tu bashkua  me Kosovën. Ikin edhe këto zgjedhje por ju si do te jetoni, punoni  e si do të ruani edhe qenien shqiptare në një shtet  fashist siç është Serbia. Lugina ime asnjëherë sikur sot  nuk e keni rastin  ti bashkoheni Kosovës. Jo, jo do të ikin vite  e…

Read More

Mevlan Zeka pritet të dalë lojtar i lirë më 10 janar, nëse FFK nuk ia shtynë përsëri afatin futbollistëve që kanë bërë kërkesë për shkëputjen e kontratës nga Gjilani. Sulmuesi gjakovar pritet të mbetet në elitën e futbollit kosovar, pasi ofertat për të nuk mungojnë. Gazeta Olle merr vesh se sulmuesi këmbëshpejtë tanimë ka pasur takime me tre skuadra të njohura kosovare, Prishtinën, Ballkanin dhe Ferizajn. Por gjithnjë sipas burimeve të Olles, oferta e Ferizajt është ajo më e larta dhe që po e kënaq Zekën më shumë për momentin. Gjithsesi ish-anëtari i Feronikelit, Vëllaznimit e Lirisë pritet që…

Read More

Me një histori futbollistike si ajo e Lionel Messit është e vështirë të gjesh motiv dhe ambicie për të arritur suksese. Mirëpo, në rekordet e njëpasnjëshme të yllit argjentinas mungon një arritje. 35 vjeçari i ka fituar krejt trofetë në turnetë në të cilët ka marrë pjesë. Më saktësisht, kampioni i freskët i botës nuk e ka fituar Kupën e Francës, me të cilën do ta kompletonte karrierën. Kjo pasi në sezonin e kaluar, PSG-ja nuk arriti ta fitonte këtë trofe pasi aty triumfoi Nantes. Për këtë arsye, futbollisti jug-amerikan e ka peng ta fitojë edhe Kupën e Francës…

Read More

E lexova me kujdes të veçantë librin “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” (Serbian Crimes in Kosovo-The Case Of Deçan) të autorit Adem Lushaj, libër që më rikujtoi ato kohë kur Deçani dhe e gjithë Kosova, derdhej në gjak! Libri ka një strukturë rrëfimi, shoqëruar me fakte, dëshmi, statistika, imazhe, dhe mendoj se janë dy element bazë për të shkruar historinë e një populli. Është i shkruar në gjuhë angleze, dhe kjo, jo pa qëllim është bërë nga autori. Kjo gjë është bërë që të informojë e sensibilizojë publikun ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, e në veçanti në…

Read More