Author: admin

Berat Armagedoni I vizitoj çdo javë shtypshkronjat dhe libraritë. Shtypshkronjat digjitale dhe ato ofset. Para se t’i vizitoj këto makineri, e di si përgatitet një libër për botim dhe si dërgohet në shtyp. E shoh për çdo ditë punën e botuesve, atë të bukur dhe atë të shëmtuar. Më ka marrë malli të shoh një libër me poezi në ofset. Ka nisur të më marrë malli të shoh një roman në ofset. Të gjitha llojet e letërsisë vazhdojnë të shkruhen edhe sot e të pëlqehen shumë më pak sesa janë pëlqyer njëherë e një kohë. Iku ajo kohë. Erdhi…

Read More

Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur dje rreth orësh 06:00 në fshatin Parallovë të komunës së Artanës. Aty është përfshirë një kamion. Siç raporton Vrojtuesit e lagjes në Gjilan, kamioni ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar shoferi që po drejtonte automjetin.

Read More

Një burrë ka raportuar dje në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij në Viti. Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Dyshohet se i dyshuari ka probleme psiqike dhe është ndaluar për tretman mjekësorë në repartin e Neurologjisë”, ka informuar Policia.

Read More

Bleonita Sejdiu është shqiptarja që na ka bërë të gjithë krenarë në Gjermani. Ajo është shpallur “Shitësja e vitit”, duke lënë pas shumë vendas në konkurs. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Bleonita ka treguar të gjithë rrugëtimin e saj, nga jetesa në Kosovë dhe deri te shkolla që kreu në Gjermani ku mori pikët maksimale. Ajo ndër të tjera ka theksuar se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken. “Unë merrem me shitjen, marketingun, dizanjin, përgatitjet e eventeve, po ashtu dhe punën ekonomike të furrës. Të gjitha i kam përzemër se më duhet të…

Read More

Një burrë që i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet burg në Iran, thotë gjyqësori, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Imazhet e Sajjad Heydarit që mbante kokën e prerë të Monës në Ahvaz pas të ashtuquajturës “vrasje nderi” vitin e kaluar, shkaktuan zemërim të gjerë. Një zëdhënës i gjyqësorit tha se lehtësimi i dënimit ishte për shkak se prindërit e Monës e kishin “falur” atë për vrasjen, në vend që të kërkonin hakmarrje. Babai i saj më parë tha se nuk e kishte dhënë pëlqimin për vrasjen. Mona ishte e martuar me burrin e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha para gazetarëve se është lodhur nga interesimi i komunitetit ndërkombëtar vetëm për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Presidenti serb vazhdoi duke thënë se Serbia po përballet me një vit të vështirë, sepse në Beograd do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Italisë dhe sigurisht, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. “Të dielën, do t’i drejtohemi publikut me masa të reja dhe do të themi se çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia për Kosovën dhe…

Read More

Këtë vit janë bërë 24 vjet nga masakra e Reçakut në Kosovë. Diplomati që dëshmoi dhe denoncoi i pari ndërkombëtarit këtë ngjarje shumë të rëndë ishte ambasadori William Walker, i cili asokohe ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, shkruan tvklan.al. Walker ka rrëfyer se nuk ka folur me asnjë nga eprorët e tij për ato që deklaroi në konferencën për shtyp pasi pa me sytë e tij masakrën në Reçak.

Read More

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin me anëtarët e Komiteteve Konsultative me temën “Detyrat dhe përgjegjësit e Komiteteve Konsultative”. Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: anëtarët e Komiteteve Konsultative,grupi joformal i grave, anëtarët e Shoqatës Handikosi, zyrtarja për informim, zyrtari ligjor, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale. Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Anëtaret e komiteteve të iniciojnë çështje, të…

Read More

Mbahet program kulturor-artistik për nder të heronjëve Kadri Zeka, vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha Në kuadër të agjendës për manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, dje është mbajtur program kulturor e artistik me rastin e 41 vjetorit të rënies së heronjëve Kadri Zeka dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe 39 vjetorit të heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Në këtë manifesim janë transmetuar këngë e valle si dhe janë ndarë mirënjohje për ish të burgosurit politikë dhe kontribuesit e e proceseve të rëndësishme për vendin./GJILANI INFO/

Read More

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ). Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë. Përndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjerman Kirchhain në realizimin e disa objektivave./GJILANI INFO/

Read More