- Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
- Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
- Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
- Zhduken dy femra në Kamenicë
- Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
- Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
- Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
Author: admin
Hapat që mund të ndërmerrni për të shmangur depresionin dhe për të pasur një jetë më të shëndetshme
Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm, por serioz që ndikon negativisht në aktivitetet e përditshme të një personi, ai pengon cilësinë në punë dhe jetën personale, duke çuar në shqetësime dhe dëmtime të konsiderueshme. Samar Hafeez, një psikolog dhe një trajner i certifikuar i shëndetit holistik, thotë se për t’u diagnostikuar me Depresion, simptomat duhet të jenë të pranishme për dy javë rresht. Por ndryshe nga çdo sëmundje apo çrregullim tjetër edhe depresioni mund të parandalohet duke praktikuar rregullisht teknika të shëndetshme dhe efektive. Parandalimi mund të hapë mundësi të reja në reduktimin e barrës globale të sëmundjeve…
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi, por e kanë të ndaluar që t’i shikojnë nga afër
Serbët u entuziazmuan nga lajmi se Zvicra do të vinte në Serbi për të luajtur me Bjellorusinë. Ky ishte vendimi i ardhur nga UEFA pasi Bjellorusia nuk i luan dot ndeshjet e saj në shtëpi. Nga ana tjetër, serbët kërkonin hakmarrje ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas dëshirës dhe planit të tyre. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve, madje as gazetarët serbë nuk mund të akreditohen. Policia duhet të qëndrojë jashtë stadiumit për të garantuar sigurinë maksimale.
“Flirti civil dhe ambasadori” është vepra e tretë e përkthyer e Rexhep Hoti në italisht. Autori në fjalë në vitin 2020 iu përkthyer libri “Kambanat e heshtjes”, përmbledhje me poezi. Në vitin 2021, iu përkthye romani “Nata e Kosovës” e përcjellë nga parathënia e Ismail Kadaresë dhe pasthënia e Ndue Lazrit. Në këtë vit sapo ka dalë nga shtypi në Itali romani “Flirti civil dhe ambasadori”. Tashmë janë disa vepra të përkthyer të Rexhep Hoti në Itali. Këto ditë u përkthyer në italisht edhe romani i tij i njohur “Flirti civil dhe ambasadori”. Në një sintezë që ia bën…
Gjithnjë e më shpesh takojmë e shohim shqiptarë që kanë emigruar në Zvicër nga vende tjera të zhvilluara perëndimore, duke lënë gjithçfarë kanë ngritur në ato vende për një jetë më të mirë jo më në aspektin ekonomik, sa për një jetë më afër bashkatdhetarëve e vendlindjes që kanë ngritur shqiptarët e Zvicrës, në këtë vend që konsiderohet qendra e diasporës shqiptare në Europë. Kështu, Iva Kodhelaj nga Tirana dhe Roland Rexhepaj nga Prishtina, kishin vite që jetonin në Holandë. Të dy ishin zhvendosur në Hagë, pasi kishin përfunduar studimet Master, Iva në Holandë, ku kishte marrë titullin e…
Përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës kanë nënshkruar një deklaratë e cila përfshinë disa kërkesa drejt ndërkombëtarëve. E në lidhje me këtë, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi. Ai tregoi se ndër të tjera, përmes kësaj deklarate kërkohet përfshirja zyrtare e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. “Kjo nuk është një kërkesë e re, megjithatë është e nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politik që kërkojnë përfshirjen zyrtare dhe substanciale të Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. “Ndër të tjera kërkohet realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas…
Borell: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të jetë qëllim i të gjithë partive politike
Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për një shoqëri multietnike dhe me ndryshimin e Kushtetutës do të përmirësohen të drejtat themelore dhe nuk dyshoj se me këtë do të ruhet identiteti kombëtar dhe në të njëjtën kohë do të avancohet procesi për anëtarësim në BE, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borell në intervistë për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë projekt i vetëm një partie politike, kjo duhet të jetë aspiratë e tërë vendit. Në Maqedoninë e Veriut qytetarët e kanë shprehë aspiratat e tyre për anëtarësim në BE, sepse duan…
Më shumë se 24 vjet kanë kaluar nga dita kur Behar Bajri bashkë me katër të rinj të tjerë të Pejës ishin arrestuar nga forcat serbe duke pretenduar se janë fajtor për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në lokalin e njohur si Panda. Kimete Bajra, nëna e Beharit, tregon tmerrin që përjetuan si familja që nga 14 dhjetori 1998, dhe vuajtjet e djalit nëpër burgje e tash pas luftës për krimin që nuk kishte gisht. Rreth mesditës del nga shtëpia, zakonisht i vetmuar. Tek dera e përcjellë nëna, ajo që për 24 vjet u përkujdes për të. Kimete…
Rita Ora dhe Kate Beckinsale dukeshin të pabesueshme teksa morën pjesë në darkën e “Oscar” të Vas J Morgan dhe Michael Braun në Los Angeles të enjten në mbrëmje (9 mars). Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi dhëmbin prej ari teksa dhuroi buzëqeshje verbuese për kamerat. Rita tregoi figurën e saj të pabesueshme me një bluzë të zezë rrjetë dhe pantallona të tejdukshme me bel të lartë. Rita Ora FOTO GALERI Ylli i muzikës dukej e mahnitshme teksa kombinoi pamjen me një palë taka të zeza dhe e kompletoi atë me një pallto me pupla bezhë. Ndërkohë aktorja 49 vjeçe, Beckinsale…
Gjumi i mirë dhe cilësor është baza për funksionimin e mirë të organizmit, ndërsa sipas ekspertëve një rol shumë të rëndësishëm luajnë orët që flini, të cilat duhet të jenë të paktën tetë. Megjithatë, shumë njerëz ankohen se pas disa orësh gjumë zgjohen të lodhur dhe me humor të keq, gjë që ndikon në tërë ditën e tyre. Këtu janë tre arsye pse kjo ndodh… 1. Pajisjet elektronike para gjumit Hulumtimet kanë treguar se personat që merren me pajisje elektronike (celular, tablet etj.) para gjumit kanë vështirësi në zgjimin, ndryshe nga ata që zgjedhin një libër të printuar. Drita…
Larja e dhëmbëve në mëngjes është bërë pjesë e rutinës dhe higjienës elementare që të mos dalim nga shtëpia me frymëmarrje të pakëndshme, nga ana tjetër shumë njerëz e neglizhojnë atë në mbrëmje. Larja e dhëmbëve para gjumit jo vetëm që i bën dhëmbët tanë më të shëndetshëm, por gjithashtu na pengon të shkojmë në shtrat me baktere në gojë. Në këtë mënyrë parandalojmë shfaqjen e kariesit, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të tjera. Një doktor shpjegon se çfarë ndodh nëse nuk i lajmë dhëmbët para gjumit: “Gjatë ditës, pështyma shërben si…

