- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan Në shtand na u bashkuan Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani bashkë me kandidatët për deputetë të Gjilanit, në bashkëbisedim të ngrohtë me qytetarë dhe bashkatdhetarë. Entuziazmi po ndihet në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për siguri dhe begati për të gjithë. Mbështetja për Luginën vazhdon. Mos lësho pe!
LDK: Gjilani sonte demonstroi në formë të kryengritjes politike kundër përjashtimit që qeveria ia bëri nahisë sonë
Lutfi Haziri: Gjilani sonte demonstroi në formë të kryengritjes politike kundër përjashtimit që qeveria ia bëri nahisë sonë. *** Ju falënderoj deri përulje për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe listën së LDK-së, në krye me kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku. Zotohemi se bashkë me kandidatët tanë, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit e Anamoravës. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin dhe Kosovën. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan *** Me organizimin e asamblistes sonë Mimoza Kadriu, kandidatët tanë për deputetë zhvilluan një takim të frytshëm me gra, ku u diskutua për punët e mira dhe reformat e rëndësishme të Qeverisë Kurti në mbështetje të grave dhe familjes. U theksua se, për herë të parë pas luftës, gratë kanë filluar të përfitojnë shtesa për fëmijë dhe mbështetje për pushimin e lehonisë, duke krijuar më shumë siguri sociale dhe ekonomike. Po ashtu, u prezantua vizioni për mandatin e ri, ku Superpuna e dedikuar enkas për gratë do të krijojë mundësi të reja punësimi, fuqizim ekonomik…
Ndihemi pafundësisht mirënjohës e të impresionuar me përkrahjen madhështore të Rrugës së Prishtinës, Qendres, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Livoçit të Ulët, Livoçit të Epërm dhe Blinajës. *** Ndihemi pafundësisht mirënjohës e të impresionuar me përkrahjen madhështore të Rrugës së Prishtinës, Qendres, Kodrës së Dëshmorëve, Rrugës së Ferizajt, Livoçit të Ulët, Livoçit të Epërm dhe Blinajës. Kjo përkrahje ndaj listës së LDK-së në Gjilan, nuk na bënë më kryelartë, por përkundrazi, na bënë më kokulur e më të përgjegjshëm në punë. Ju falënderoj nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
Të nderuar familjarë të familjes Shabani, bashkëvendës, miq, kolegë, ish-nxënës, përfaqësues institucionesh e bashkëqytetarë! Sot jemi mbledhur këtu për të ndarë së bashku një dhimbje të thellë, por edhe me një ndjenjë të lartë nderimi, krenarie e respekti, për t’i dhënë lamtumirën njërit prej personaliteteve të ndritura të arsimit dhe kulturës shqiptare në Anamoravë dhe më gjerë – profesorit, intelektualit dhe atdhetarit të heshtur, Ibrahim Shabani. Më 22 dhjetor, në moshën 93-vjeçare, u nda nga ne një njeri që për gati një shekull jetoi me përkushtim, dinjitet dhe sakrificë për kombin e vet. Me largimin e tij, nuk u…
Policia Rajonale e Gjilanit realizon aktivitete festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e besimit me komunitetin, sot më datën 24.12.2025 ka filluar me realizimin e një sërë aktivitetesh në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”. Këto aktivitete zhvillohen në bashkëpunim me Sindikatën Rajonale të Policisë në Gjilan si dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike (KLSP) “Abdullah Presheva” në Gjilan. Dhurata do të shpërndahen për fëmijë të takuar në pika të kontrollit të automjeteve gjatë ndaljes së mjeteve, për fëmijë në strehimore, në repartin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, për…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësen vitiase, Mirvete Devaja nga shkolla fillore e mesme e ulët “Nazmi Pajaziti”- Radivojcë dhe atë me rastin e pensionimit të saj. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e saj 36 vjeçar në fushën e arsimit, duke cilësuar punën e saj në arsim si një mision të shenjtë që duhet vlerësuar shumë. I pari i komunës foli fjalë miradije për punën e saj të bërë në fushën e arsimit duke potencuar…
Prokuroria në Gjilan: U ndaluan 5 persona dhe u ngritën 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën e kësaj jave ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, prej tyre, dy për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185, kurse tre për veprën penale Lendim i rëndë trupor i Kodit Penal të Kosovës. Ndërkaq, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; Një (1) aktakuzë kundër…
Për 24 orë, 85 aksidente trafiku dhe 2 mijë e 311 gjobitje ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor
Përkundër masave ndëshkuese ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor nga policia e vendit, aksidentet rrugore dhe shqiptimet e gjobave nuk kanë të ndalur. Përndryshe, edhe në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, prej tyre 1 me fatalitet, 34 me të lënduar si dhe 50 aksidentet tjera me dëme materiale. Ndërkaq, janë arrestuar 32 persona dhe 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Janë arrestuar tre persona në Gjilan, pasi që dyshohet se javë më parë kanë sulmuar fizikisht një qytetar. Sipas njoftimeve policore, thuhet se personi i sulmuar fizikisht ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

