- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 02.01.2026 – 08.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind (1800) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëzet (20) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e pesë (45) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan…
Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite kanë ndodhur 78 aksidente trafiku, prej tyre 33 me lëndime dhe 45 me dëme material. Ndërkaq, janë shqiptuar 1 mijë e 458 tiketa gjobitëse për kundërvajtje në trafik, janë arrestuar 5 person si dhe 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që dyshohet se i njëjti e ka sulmuar djalin e tij, e pastaj ka kanosur edhe vëllain i cili ka ndërhyrë mes tyre, ka njoftuar sot policia. Me vendim të prokurorit, i njejti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Agim Ademin, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtori gjeneral i FC Drita, Feti Murseli, presidenti i klubit, Valon Murseli, zyrtarë të klubit, tifozë dhe mysafirë të tjerë, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës. “Kampionët tanë meritojnë kushte dhe investime të tilla që ua rrisin cilësinë dhe angazhimin”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Gjilanit Sot, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, drejtorin e klubit Feti Murseli, pronarin Valon…
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Afërdita Ismajli, profesoreshë e pianos në Shkollën e Muzikës në Gjilan. Njoftim mortor nga Familja Ismajli NJOFTIM MORTOR Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se u nda nga jeta në moshë të parakohshme kunata jonë e dashur, Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllaut. Ikja e saj e hershme na la një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor.…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar zgjedhjen e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, duke e quajtur një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve lokale. I pari i komunës, tregoi se me 18 vota për, sot u zgjodh kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi-Kçiku. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve komunale dhe funksionalizimit të plotë të Kuvendit, si dhe vazhdimit të punës së përgjegjshme institucionale në shërbim të qytetarëve të Gjilanit. Urime kryesueses për detyrën e re dhe suksese në punën e saj”, tha…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryesinë e shoqatës “Mërgata e Pozharanit”, me të cilët diskutoi rreth bashkëpunimit institucional dhe kontributit të mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Pozharanit. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur edhe për projektet e realizuara dhe ato të planifikuara nga kjo shoqatë si dhe mundësitë për mbështetje të mëtejmë në fusha me interes të përgjithshëm, përfshirë arsimin, infrastrukturën dhe aktivitetet sociale. Kryetari Haliti vlerësoi kontributin lartë kontributin e bashkatdhetarëve dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke theksuar se kontributi i tyre për vendin dhe shoqërinë…
Thërret seancë të jashtëzakonshme të premten për miratimin e buxhetit, Kryetari Alban Hyseni
Pas zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mbajti konferencë për medie. Ai tregoi se sapo ka marr një iniciativë të re dhe sapo ka nënshkruar ftesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës ditën e premte, për votimin e buxhetit të vitit 2026. I pari i Gjilanit, theksoi se propozimi i buxhetit, të cilin e kanë dorëzuar sot për të gjitha subjektet politike është i njëjti sikur ai i fund vitit të kaluar dhe i cili fatkeqësisht nuk ka kaluar atëherë. “Megjithëse numrat janë për…
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e dytë të mbajtur të martën, ka zgjedhur Krenare Latifi-Kqikun (VV) për kryesuese, në këtë përbërje për katër vitet e ardhshme. Latifi-Kqiku është zgjedhur në raudin e dytë të votimit, me 18 vota për, të cilat kanë qenë të mjaftueshme, duke qenë se Kuvendi i Komunës përbëhet prej 35 anëtarëve. Me të marr pozitën, kryesuesja e re Kuvendit, ka thënë se ky besim për të nënkupton obligim për punë të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit. “Vendimmarrja e Kuvendit duhet gjithmonë të mbështetet në dialog, respekt të ndërsjellë…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk. I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve…

