- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Për një javë 1 mijë e 526 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor në Rajonin e Gjilanit
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.01.2026 – 15.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë (1526) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar, Shqiptuar dymbëdhjetë (12) gjoba për përdorim të telefonit, Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), Shqiptuar masa…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegullinë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h. Temperaturat minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C
Policia nga Rajoni i Gjilanit ka arrestuar dy person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente ka siguruar prova të besueshme dhe të dhëna zyrtare për përfshirje të dy personave të dyshuar në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti…
Sipas raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se brenda një dite kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, prej tyre 17 aksidente me lëndime dhe 52 tjerat me dëme materiale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 884 tiketa gjobitëse ndaj kundërvajtësve në trafik rrugor si dhe janë arrestuar 22 persona, 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 person tjetër në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale
Aktakuzat e ngritura nga kjo Prokurori janë si në vijim: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje ”, Dy (2) aktakuza kundër dy (4) personave, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor‘’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘‘Sulmi’’ dhe ’’Kanosje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve ’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ’’./Gjilani INFO/
Prangosen katër persona të dyshuar, konfiskohen mbi 25 mijë euro para kesh dhe sasi të shumta të narkotikëve
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, pas hetimeve dhe veprimeve në teren në dy raste të ndara ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar dëshmi të ndryshme. Në rastin e par{ Hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në teren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14.01.2026 rreth orës 15:20 ne Rr ”Xhemajl Mustafa“ Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin M/K i cili ishe me veturën e tij ku është ndaluar dhe arrestuar ne flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuarit tjetër M/K. Gjate kontrollit të personit…
Në vazhden e aktiviteteteve të “Flakës së Janarit”, sot shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti” në Gjilan
Sot (e enjte) shënohet 45-vjetori i daljes së revistës së enigmatëve “Horizonti”, në Bibliotekën “Fan S. Noli” në Gjilan në orën 12:00, ku do të ndahen pllakatet-mirënjohjet për të gjitha ata që kontribuan gjatë rrugëtimit 45 vjeçar të revistës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdojnë aktivitete në kuadër të manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë. “Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës”, tha kryetari Alban…
Është pensionuar Afrim Kqiku, ikonë e fotografisë gjilanase. Nuk ka ngjarje të ndodhur në Gjilan e më gjerë që nuk është regjistruar nga fotografi i mirënjohur gjilanas Afrim Kqiku që bashkë me të vëllanë Fahredinin ishin themelues të studios Foto Fari. Afrim Kqiku pos si fotograf njihej edhe si humanist i madh që nuk la aktivitet pa e përkrahur para dhe pas luftës. Ai ishte edhe kryetar i parë i Klubit të Futbollit Gjilani. Ai ka lënë me mijëra fotografi që janë një thesar i çmuar për Gjilanin. Pikërisht ky qytet e kishte nderuar me epitetin qytetar nderi, që…
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.
Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit, u mbajt një takim pune para fillimit të procesit të riakreditimit të Programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit. Në këtë takim morën pjesë UD. e Dekanes, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, si dhe bartësit e programit Arsimi Fillor. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me procesin e riakreditimit, përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe përgatitjet institucionale për sigurimin e cilësisë akademike të programit. Takimi shërbeu si hap i rëndësishëm drejt koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet menaxhmentit të fakultetit dhe stafit akademik, në funksion të avancimit të programit dhe…

