- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave
- Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
- Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
- Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
- Zhduken dy femra në Kamenicë
- Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
- Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
- Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
Author: admin
Ora verore fillon natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës së 25-26 mars duke lëvizur akrepat për një orë përpara. Si më parë, koha do të lëvizë nga ora 2:00 në 3:00 dhe e diela do të zgjat 23 orë. Koha e kursyer zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, pra natën mes 28 dhe 29 tetorit. Motivi i ndryshimit të orës është konsumi më i ulët i energjisë elektrike dhe rritja e produktivitetit. Megjithatë, përfitimet e lartpërmendura nuk janë vërtetuar deri më sot dhe prej vitesh është paralajmëruar se do të hiqet ora verore. Kjo ende nuk…
Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Për këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra. Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 11 anëtar, si dhe të hiqet fjala riemërtim. Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale. Mehaj në një postim në Facebook shkruan se dy oficerë të FSK përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karrierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë. “Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Valdet Halimi dhe toger Granit Revuçi, përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karierës…
Pritjes së fansave të reperit nga Shqipëria, Noizy po iu vjen fundit. Prej kohësh rap-artisti kishte paralajmëruar albumin e ri, të cilin tashmë e ka finalizuar dhe ka një datë lansimin. Së fundmi, reperi ka publikuar kopertinën e albumit ku edhe zbulohen disa rreth detaje rreth këngëve dhe bashkëpunimeve të përfshira. Foto: Noizy/Instagram Albumi përbëhet nga gjithsej 22 këngë dhe krahas këngëve solo ka edhe bashkëpunime me disa emra të njohur si Yll Limani, MC Kresha, Varrosi, Elvana Gjata, Buta, Stine e të tjerë. Lexo po ashtu: Noizy kërkon përkrahje për Stresin në finalen e Big Brother VIP Kosova…
Sot, gjithnjë e më shumë receta i janë përshtatur ushqimit vegan Bajram Musliu Shef kuzhine, “Panino” Qoftet vegane mund të shijohen po aq (dhe më shumë!) duke i përgatitur me kombinime të ndryshme perimesh dhe drithërash. Për këto qoftere do t’ju duhen fasule. Mund të përdorni çdo lloj fasule. Gjithashtu, fasulet mund të jenë të konservuara ose mund t’i përgatitni vetë. Përveç fasuleve, do t’ju duhet tërshërë, qepë, pak miell dhe erëza (kripë, piper, spec i tymosur i bluar, mustardë). Pra, mund të konkludoni se ju nevojiten shumë pak përbërës për të bërë këtë burger të shijshëm. Fasulet e ziera…
Ndjesia e ankthit dhe stresit në punë shpeshherë nuk merren seriozisht nga pjesa më e madhe e njerëzve ndonëse kanë një ndikim të madh në performancë, mënyrën sesi e konceptojnë veten si profesionistë, marrëdhënien me kolegët dhe eprorët etj. Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se ankthi ka nisur t’ju dëmtojë karrierën: Nuk jepni më mendimin tuaj Ankthi mund t’ju bëjë të mendoni se mendimi juaj nuk është vlen dhe kështu ju nuk flisni as në momente të rëndësishme. Kështu, në mbledhje me eprorin ose kolegët, duke u trembur nga frika e gjykimit, ju qëndroni të heshtur. Kjo…
Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë. Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë. Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se 160 kilometra në orë. Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh. Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka thënë se me punën dhe me përkushtimin e lojtarëve, Kosova e synon kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024. Ai ka thënë se ka një dëshirë të madhe brenda grupit për ta arritur këtë qëllim. “Atmosfera është fantastike, ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Sot kishim stërvitje më ofanzive, por mirë jemi duke punuar shume dhe besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Ne e dimë se të gjithë kemi besim dhe kemi dëshirë edhe besojmë se do të kualifikohemi, por kjo arrihet vetëm me punë dhe për atë jemi duke punuar çdo ditë.…
NGA ZYMER MEHANI Romani “Shamia e nënës” është një roman për dhembjen e Bardhit, që ka humbur të ëmën, me fytyrë engjëllore, në moshë relativisht të re, ndoshta kur ende s’i kishte mbushur të dyzetat. Në narracionin e tij, autori i romanit në fjalë, Rrahim M. Sadiku, është shprehur hapur, pa fshehur asgjë, as dhembjen deri në lemeri, as vuajtjet në varfëri ekstreme, por as përballjen e tij me gjithë andrallat e botës….Ai ka shkruar një roman, kësaj here me elemente autobiografike, ku është paraqitur gjithë jeta e një të riu, e Bardhit mitar, i cili veç varfërisë, do…
Shqipëria është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit. Termeti ndodhi në orën 2:42 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës. Pas tij, Shqipëria u goditet edhe nga dy termete tjera, në orën 03:09 me mangitudë prej 3.7 shkallë të Rihterit si dhe i fundit në orën 03:22 me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit. Epiqendra e termetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

