Author: admin

“Prania aktive dhe përkushtimi i Kryetarit të Komunës në të gjitha punët dhe projektet po ndihmon në monitorimin dhe drejtimin e proceseve të ndryshimit infrastrukturor. Kjo sjellje kontribuon në garantimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe efikas të komunës së Gjilanit. Infrastruktura e zhvilluar modernizohet pothuajse vazhdimisht, e përfshirë në rritjen e qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët dhe vizitorët”, ka thënë Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Musliu ka përmendur projektin për asfaltimin e rrugës Burincë-Lipovicë, i cili, siç thotë ai, ka një vlerë prej 345,685.50€, ka filluar…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim veprimtarët, konkretisht bashkatdhetarët Musa Avdylin, Nezir Shema e Zaim Avdyli, që punojnë e jetojnë në Kanada, Gjermani e Amerike. Me këtë rast, kryetari Haliti ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që po realizohen dhe ato që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, si dhe për përkrahjen e mërgatës që po japin në zhvillim dhe mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve./GJILANI INFO/

Read More

Përfaqësues të Kompanisë Rajonale për ujë KRU “Hidromorava”, i kanë bërë ftesë konsumatorëve, të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga kjo kompani e që kanë obligime, që t’i shlyejnë ato, për të mos pasur nevojë që kompania të ndërmerre masa, si me ndërprerje të lidhjes së shërbimit nga rrjeti i  ujësjellësit, inicimi i procedurës përmbarimore si dhe inicimi në organet gjyqësore. Rina Ahmeti, zëdhënëse e KRU “Hidromorava”, Granit Sylejmani, menaxher i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë si dhe Valon Maliqi, menaxher i Divizionit Komercial në KRU “Hidromorava”, përveç ftesës për shlyerje të obligimeve thanë se do të ndërmarrin…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga. Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Lloga për vizitën, derisa theksoi se ishte një takim përmbajtësor, në të cilin është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me disa nga komunat e Maqedonisë së Veriut. “Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet në ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit në Viti, kanë vizituar sot disa objekte shkollore brenda territorit të kësaj komune, për të parë nga afër punimet qe janë bërë apo po bëhen në rivitalizimin e objekteve shkollore. Kryetari Haliti tha se pret nga pune kryesit që punimet të përfundojnë sipas planit dinamik por edhe në cilësinë e duhur me qëllimin më të mirë që objektet shkollore të jenë gati për të filluar procesin mësimor. Kryetari Haliti shtoj se komuna e Vitisë, konkretisht qeverisja e tij ka qenë dhe është e angazhuar…

Read More

Me dy takimet e fundit, njëri në Pozheran e tjetri në Skifteraj, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026. Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale. Gjatë këtij takimi banorët e Pozheranit por edhe të fshatrave për rreth këto kërkesa: * Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri…

Read More

Policia e Kosovës në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja 2023’’ njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve, me datën 21.08.2023 rreth orës 00:30 kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet. Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002,…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë fundjavës ka vizituar Pozheranin, konkretisht punimet ku janë zhvilluar në rregullimin e përroskës me gurë. “Rregullimi i përroskave të tilla po shihet si e rëndësishme në veçanti në parandalimin e vërshimeve, ruajtjes së pronës por edhe të tokave bujqësore”, thuhet në njofitm. Përndryshe komuna e Vitisë punime të tilla ka zhvilluar edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune. /GJILANI INFO/

Read More

Një sesion informues i organizuar nga Shoqata “Pepeko”, është mbajtur sot në Viti, që kishte për qëllim krijimin por edhe zhvillimin e kooperativave bujqësore dhe përfitimet që mund ti kenë. Fadile Demelezi, zyrtare në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Viti, theksoi se përmes këtij sesioni informues, fermerët e komunës së Vitisë, patën rastin të njihen më për së afërmi me hapjen e një kooperative, sa janë profitabile dhe se si funksionojnë ato duke përfshirë që nga mbjellja e deri te shitja e produktit bujqësor. Ky sesion informues, është financuar nga Caritasi i Zvicrës e në bashkëpunim me Drejtorinë…

Read More